Efekti “Amnisti” 4.3 miliardë lekë në buxhet

buxhetAmnistia e pjesshme fiskale që qeveria ka nisur ta ndërmarrë këtë vit pritet të sjellë në buxhetin e vitit 2017 rreth 4.3 miliardë lekë më shumë. Ministria e Financave ka programuar se ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, pritet të ketë efekte pozitive në të ardhurat për vitin 2017, rreth 2.1 miliardë lekë.

Ndërsa efektet e pritshme të projektligjit për faljen e një pjese të gjobave me kusht pagimin e detyrimit tatimor do të jenë rreth 2.5 miliardë lekë. Qeveria duket se është duke i dhënë dorën e fundit një projektligji që fillimisht u trajtua si amnistia më e madhe fiskle e ndërmarrë ndonjëherë në vend, por për shkak të kushtëzimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, do të finalizohet si një falje e pjesshme e gjobave, raporton Monitor.

Drafti paraprak i faljes fiskale, i propozuar në korrik me bujë të madhe nga financat, parashikonte faljen e plotë të detyrimeve deri në vitin 2011 dhe pas këtij viti, do të falej 30% e detyrimit dhe gjobat e kamatëvonesat për ata që paguanin pjesën tjetër prej 70% të detyrimeve.

Në shtator, drafti i faljes u la pezull, pas kundërshtimeve të FMN-së, e cila kërkoi me forcë që të fshiheshin vetëm ato detyrime që ishin të pamundura për t’u mbledhur dhe të bëhej maksimumi për të arkëtuar detyrimet e mbledhshme.

Në deklaratën e fundit për median, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka pohuar se nga janari i 2011-s deri në dhjetor 2014, do të përdoret instrumenti pak a shumë që FMN ka lejuar të përdoret në Kosovë, që është një lloj incentivimi, paguaj principalin që të hiqen interesat dhe gjobat. Po për periudhën deri më 31 dhjetor 2014, 2015, 2016 asnjë gjë nuk ndryshon, detyrimet e vëna, interesat e kalkuluara, të gjitha do të mblidhen me ligj është shprehur ai.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, borxhi tatimor është 1.4 miliardë dollarë, nga i cili rreth 350 milionë dollarë i përkasin periudhës deri më 31 dhjetor 2011 (duhet të kemi parasysh që kjo periudhë ka pasur edhe falje të mëparshme). Pjesa tjetër, janë detyrimet e pas 1 janarit 2012.

Tashmë nuk ka më shpresë për faljen e një pjese të rreth 1.1 miliardë dollarë detyrimeve të pas 2012-s, siç u tha në korrik, përkundrazi, ato do të mblidhen me forcë.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Efekti “Amnisti” 4.3 miliardë lekë në buxhet”

  1. alban says:

    Nje nisme shume e mire sepse sido te jete llogaritur do ndikoje per mire per kedo qe preket nga kjo amnisti , ne te gjithe boten detyrimet ndaj shtetit as nuk behen llaf te mos paguhen apo ti shpetohet kesaj pergjegjesie edhe ketu duhet te fillohet te ndergjegjesohen bizneset per me shume rregullsi.

    1. ilda says:

      hajde per mire ishalla

  2. mondi says:

    eshte goxha lehetsuese per biznesin kjo me teper ska se ca bohet tani te jemi realist edhe bizneset duhet me reflektu e ndergjegjesu qe te zbatojne ligjin e te permbushin detyrimet ligjore qe kane per pagimin e taksave dhe detyrimeve ndaj shtetit , kudo keshtu osht

  3. dionis says:

    te flasim drejte ligji i amnistise eshte ne interes te te gjitheve i jep nje dore bizneseve dhe qytetareve dhe ringjall ekonomine ska agje te keqe te falen disa shkelje te bera ne te kaluaren eshte e domosdoshme mendoj se prej vitesh bizneset kane operuar ne kushtet e nje ekonomie informale duke mos pasur as eksperiencen e duhur si pasoje e te shkuares

  4. eri says:

    amnistia fiskale esht nje akt i duhur dhe sjell nje avantazh per bizneset dhe ekonomine ne teresi duke nxjerre nga situata problematike shume biznese qe kane detyrime te akumuluara, eshte e rendesishme te merren masa pastaj e ka dhe nje mire se sjell padyshim edhe shtim te te ardhurave buxhetore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *