INTERVISTA/ Rrëfimi i Samir Manes, nga pasuria, tek jeta personale dhe marrëdhëniet me politikën

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

maneNë një intervistë për emisionin Opinion në TV Klan, Samir Mane, i shpallur nga Fondacioni për Liri Ekonomike si njeriu më i pasur në Shqipëri për të tretin vit radhazi, ka folur gjatë për jetën personale, vështirësitë që hasen më së shumti në botën e biznesit, projektet e realizuara dhe ato që priten të realizohen dhe deri tek taksat e pasuria aktuale e tij.

 

Zoti Mane, zakonisht kur flitet për paratë, gjithmonë është pak më e vështirë, për të folur, shpresoj që ju të jeni i hapur për të treguar edhe mënyrën se si keni ecur vetë dhe mënyrën se si është zhvilluar biznesi në Shqipëri. Jeni për të tretin vit rresht shqiptari më i pasur, sipas Fondacionit për Liri Ekonomike, në fakt si ndiheni? Të jesh për vite me radhë njeriu më i pasur?

Mane: Natyrisht, ndihem mirë, nëse jam i pari apo i shtati, kjo nuk ka rëndësi, mjafton që unë jam në atë listë.

Blendi Fevziu: Nuk ka rëndësi se në atë listë të gjithë janë aq të pasur sa, si të jenë të parët, dhe të jenë të tretët dhe të shtatët, në fund të fundit, janë të pasur. Ka njëlloj gafe në fakt se kush është më i pasuri në Shqipëri?

Mane: E para herë që bëhet nga ky fondacion, natyrisht që mund të ketë metoda dhe metodologji të ndryshme, këta kanë këtë metodologji, në fakt të përmirësuar edhe në vite. Të tjera formacione, ose të tjera studime nuk kanë dalë.

Fevziu: Këtu bëhet fjalë për pasurinë personale? Mbi çfarë baze matet? Mbi paratë që keni në xhep, mbi paratë që keni në bankë, si llogaritet?

E para njëher, kush do që të bëjë studime të tjera unë nuk mendoj që do jenë të ndryshme nga ky, padyshim që ka edhe biznesmenë të tjerë.

Fevziu: Ka edhe ‘Top 20’, Vilma Nushi, Tom Doshi, Rrok Gjoka, Pëllumb Salillari, Gentjan Sula,  Avni Ponari, Agim Zeqo, Aleksandër Frangaj.

Mane: Me siguri ka edhe të tjerë. Fondacioni na ka kontaktuar nëpërmjet një letre, rreth 60 biznese, dhe kanë bërë studimin, dikush ka dhënë të dhëna më shumë, dikush ka dhënë të dhëna më pak, varet si e ndjejnë biznesmenët.Nëse duan të japin të dhëna publike apo jo?

Fevziu: Po çdo të thotë pasuri personle?

Mane: Pasuri personale do të thotë të gjitha, vlera e aksioneve që ata kanë në kompanitë respektive. Kur janë 100% aksionerë vlera e tyre është 100% pasuria e tyre, pra sipas përqindjeve të kompanive që ato janë aksionerë.  Tani natyrisht që unë e kam parë metodologjinë. Kjo metodologji përbëhet nga 3 elementë. Kapitali neto, kapitali themelor dhe fitimi i vitit të fundit.

Fevziu: Ç’domethënë fitimi i vitit të fundit?

Mane: Fitimi i vitit të fundit është se sa ka fituar në vitin 2015.

Fevziu: Përshembull sa keni fituar ju në vitin 2015?

Mane:Totali i vitit 2015, i gjithë grupit është 35 milionë euro.

Fevziu: 35 milion euro fitimi i grupit tuaj neto, po xhiro që bëni?!

Mane: Duke e marrë me gjithë rajonin dhe kjo është në fakt shifër për gjithë rajonin, shkon diku tek 600 milionë euro. Bëhet fjalë kjo për kompanitë ku unë jam më tepër se 50% aksioner. Natyrisht kam edhe kompani ku jam në minorancë, ku nuk kam aksionet kryesore

Fevziu: Sa kompani, i keni numëruar ndonjëherë?

Mane: Nuk i kam numëruar, por shumë janë. Por desha të theksoja edhe pak tek metodologjia e kalkulimit, që bëhet fjalë për ato tre elementë që ju thashë, natyrisht që fondacioni mund  dhe duhet ta përmirësojë metodologjinë për t’ju afruar edhe më tepër realitetit. Do të ketë ndryshime në mbivendosjen, po natyrisht njerëzit po këta do te jenë. Natyrisht që mund të ketë dy tre të tjerë që mungojnë, që nuk kanë dashur të ekspozohen , ose që nuk janë evidentuar nga fondacioni. Por ajo që mund të përmirësojë fondacioni është se pasuria personale do të thotë esencë personale, do të thotë makina, do të thotë shtëpi, banesat, vilat etj.

Fevziu: Të cilat ata nuk i kanë kalkuluar?

Mane: Jo!

Fevziu: A e ngre vlerën e biznesit, të një individi kaq të pasur, një shtëpi apo makinë?

Mane: Jo, por këto janë kriteret e metodologjisë internacionale të kalkulimit. E theksoj edhe njëherë që mund të ketë persona të tjerë pjesë të listës. Dhe padyshim që vendet ndryshojnë edhe në bazë të metodologjive dhe prandaj e theksova që për mua vëndi i parë ose vëndi i dhjetë nuk kanë rëndësi.

Fevziu: Megjithatë më thatë që keni 600 milion xhiro në vit, nga të cilat, 35 janë fitimi neto i juaj?

Mane: Fitimi neto, pas taksave.

Fevziu: Po taksa sa paguani?

Mane: Vetëm në Shqipëri, paguajmë rreth 40 milion euro taksa. Pra kush janë taksat që të jem më i qartë, taksat janë; tatim fitimi, dividentë, sigurmet shoqërore, etj, të cilat në fakt janë një definicion i taksave. Por ekzistenca e Balfit në tregun shqiptar i jep shtetit 40 milion euro taksa.

Fevziu: Jeni taksapaguesi më i madh?

Mane: Nuk e di nëse jam më i madhi apo jo, por kjo është një taksë e kalkuluar. Ekzistenca e Balfit në Shqipëri i jep shteti 40 milionë euro, duke përfshirë edhe TVSH-në.

Fevziu: Në fakt thonë që të pasurit nuk kanë asnjëherë dëshirë të paguajnë taksa? Ju vjen keq kur i paguani këto 40 milionë?

Mane: Ato janë detyrime që ne duhet t’i paguajmë dhe do t’i paguajmë. Në fakt shteti konsiderohet partner në kompani përsa kohë që merr 15% tatime dhe 15% divident. Padyshim që një pjesë të madhe të fitimit e merr shteti dhe kjo është normale.

Fevziu: Qëllon që i fshehni taksat, i rregulloni? Ca nuk i tregoni? Ca i tregoni?

Mane: Sa më e madhe të bëhet kompania, aq më pak mundësi ke për të fshehur taksat.

Fevziu: Përse ke më pak mundësi për të fshehur taksat?

Mane: Sepse je i ekspozuar me një grup më të madh njerëzish që punojnë për ty. Dhe je jo vetëm për shkak të stukrurave, të cilat krijohen, që më mirë është të mos fshehesh se të fshehësh.

Fevziu: Ju thatë që punoni në kompani ku jeni kryesorë, por punoni edhe në kompani ku keni aksione më të vogla. Zakonisht shqiptarët thonë puno vetë,ose maksimumi me vëllain. Si funksionon një rrjetë e tillë ku jeni aksionerë me shumë vetë, sa mund te jenë?

Mane: Shiko, unë kam ndërtuar një holding, që është “Balfing Grup”, dhe ku jam 100% vetë aksionerë. Ky grup ka pastaj aksione 100% të kompanisë së ndërtimit, 90% të Neptunit, 90% të Jumbos,100% të Shparit, 3% të Digitalb-it etj.

Fevziu: Pra në të gjitha aktivitetet futeni si ‘Balfin Grup’. Nuk e dini në sa biznese jeni shpërndarë?

Mane: Nuk e di, si kam numëruar ndonjëherë, se nuk më ka interesuar që ti numëroj se sa biznese kam.

Fevziu: Cili është biznesi kryesor i juaji? Biznesi më fitimprurës?

Mane: Biznesi im kryesor është shtija e produkteve elektoroshtëpiake. Ku jemi në gjithë rajonin, në pjesën më të madhe të Ballkanit Perëndimor, dhe në të gjitha vendet pothuajse jemi Nr.1, ‘Neptun Shops’.

Fevziu: Jeni Nr.1 në Kocovë, Maqedoni? Edhe ku tjetër?

Mane: Në Mal të Zi jemi, por jo Nr.1.

Fevziu: Ju më thatë që fitimi juaj ishte 35 milionë euro këtë vit.

Mane: Nga të cilat rreth 20 milionë janë në Shqipëri.

Fevziu: Pra nuk përfshini në këtë shifër shitjen e ‘Skopje City Moll’ , për sa milionë euro u shit?

Mane: ‘Skopje City Moll’ për ne u shit 2 milionë euro. Dhe natyrisht që kjo do të pasqyrohet në bilancet e 2016. Është një nga bizneset më të suksesshme që kam bërë vitet e fundit.

Fevziu: Kur e ndërtuan “Skopje City Moll”?

Mane: Para 4 vitesh e kemi ndërtuar, unë jam aksioneri kryesor i Skopje City Moll.

Fevziu: Sa përqind të aksioneve ke aty?

Mane:Aksionet e mija kanë qenë të ndryshme, unë kam qenë edhe si ‘Balfin’, kam qenë edhe si Neptun. Por megjithtë dy milionë euro e kemi shitur.

Fevziu: Sa keni investuar tek Skopje City Moll?

Mane: Janë investuar 69 milionë euro. Por në 4 vite kemi marrë diku tek 8 milionë euro të ardhura, me të cilat kryesisht janë larë bankat.

Fevziu: Dhe tani është shitur 92 milionë, por keni një fitim neto, prej të paktën 23 milionë, plus 8 milionëshit.

Mane: Disa dhjetra milion, do dalin ato, kur të dalin shifrat për vitin 2016.

Fevziu: Ju kur e keni shitur, i keni bërë llogarit e fitimit?

Mane: I kam bërë, por jo në rastin e kalkulimeve që ka bërë fondacioni, janë shifra zyrtare.

Fevziu: 92 milion euro, i moret parat?

Mane: I kam marrë, dhe i kam aktualisht në bankë në Shqipëri një pjesë.

Fevziu: Ju keni ndërtuar në të njejtën madhësi si Skopje City Moll edhe TEGU-n, sa ka kushtuar investimi i TEGU-t?

Mane: TEGU ka kushtuar diku tek 50 milion euro.

Fevziu: Përse më pak se Skopje City Moll?

Mane: Disa janë arsyet, por një nga arsyet është taksa komunale.

Fevziu: Ç’domethënë taksa komunale?

Mane: Taksa komunale në Maqedoni ka qenë më e lartë dhe në Shqipëri natyrisht në atë kohë ka qenë më e vogël. Tani është rritur po ka qenë më e vogël. Pra nëse në Maqedoni kemi paguar dikur tek 7 milionë euro, taksë komunale, në Shqipëri atë kohë kemi paguar rreth 800 mijë euro taksë komunale.

Fevziu: Nëse sot do të donit ta shisnit TEGU-n, jeni në tentativa për ta shitur?

Mane: Kam kërkesa për ta shitur, por besoj që do ta mbaj edhe për pak kohë. Natyrisht është çështje tregu?

Fevziu: Sa kushton sot Tirana East Gate?

Mane: Diku tek 75-78 milion euro.

Fevziu: Por përse 15-20 milion euro më pak se sa Skopje City Moll?

Mane: Ka disa  arsye, një nga arsyet ua thashë që është taksa komunale,  që në Shqipëri është më e ulët. Kjo kalkulohet në shitjet e qendrës. Ka edhe arsye të tjera, që biznese të ngjashme në Maqedoni performojnë më mirë se në Shqipëri.

Fevziu: Përse Maqedonia performon më mirë? Ka më pak banorë, nuk ka të ardhura më shumë se ne, nuk e ka as GDP totale më të lart se ne?

Mane: Arsyet janë të ndryshme, e para konsumatori në Maqedoni e njeh produktin më mirë se në Shqipëri. Bëhet fjalë për Nike, Sony, Adidass.

Fevziu: E njohin më mirë se Shqiptarët?

Mane: E njohin më mirë se Shqiptarët për arsye se e kanë pasur më parë në tregun e tyre, pra në kohën e Ish-Jugosllavisë.  E dyta  ata kanë kulturën tregtare të shitjes në qendrat tregtare më të vjetra se ne.

Fvziu: Ku bëhet biznes më mirë, në Shqipëri apo në Maqedoni?

Mane: Po ju them edhe arsyen e tretë, bizneset perfomojnë më mirë në Maqedoni për shkak edhe të shkallës së informalitetit. Psh nëse ‘Mango’, bën në Shqipëri, nuk i di shifrat saktë, por po them 700 mijë euro xhiro, në Maqedoni bën 1.4 milion euro, gati dyfish.

Fevziu: Si shpjegohet, si mund të bëjë gati dyfish xhiro kompania. Maqedonia ka më pak banorë, përse bën dyfishin e xhiros?

Mane: Një nga arsyet përveç të tjerave është edhe shkalla e lartë e informalitetit.

Fevziu: Ç’domethënë shkalla e lartë e informalitetit ?

Mane: Bëhet fjlaë për shitjet me pakicë. Maqedonia e ka më të vogël informalitetin dhe për këtë të garantoj.

Fevziu: Sa ndikon në Shqipëri shkalla e lartë e informalitetit?

Mane: Nëse shohim shifrat, me 50% të shkallës së informalitetit në shitjet me pakicë, theksoj edhe njëherë në fushat që unë njoh.

Fevziu: Ju keni bërë 35 milion euro fitim vitin e kaluar, se natyrisht këtë vit është rritur nga shitja e Skopje City Mollit, dhe 40 milion vetëm taksa i paguani shtetit, sa është pasuria që ju kalkuloni?

Mane: Nuk kemi definicione, sepse ka metodologji të ndryshme për matjen e saj.

Fevziu:Por secili e llogarit pasurinë që ka, qëllon në një darkë që ulesh dhe thua sa lekë, ose sa euro, apo dollar kam unë duke llogaritur edhe atë që nuk e ka llogaritur fondacioni?

Mane: Nuk i kam llogaritur asnjëherë, sepse kur e kalon një cak të caktuar të pasurisë nuk ka më ndonjë rëndësi të madhe.

Fevziu: Si nuk ka rëndsi të madhe? Po ju duhet ta dini pak a shumë nëse jeni milioner apo  miliarder?

Mane: Nuk jam miliarder, ka pasur lajme që më përfshinin si miliarder, po une nuk jam miliarder. Po të isha miliarder do të isha në listën e ‘Forbs’ kështu që nuk jam miliarder.

Fevziu: Mbi ç’bazë e kanë dhënë këtë deklaratë mediat?

Mane: Edhe unë jam i suprizuar nga ai fakt, sepse agjencia është perstigjoze, por nuk e di si ka ardhur tek ky përfundim.

Fevziu: A kini një pasuri, sa është ajo 200 milion, 300 milion, 400 milion?

Mane: Po ta dija do ja u tregoja, por nuk e di vërtetë.

Fevziu: Nuk e dini sa e keni pasurinë?

Mane: Jo, nuk e di.

Fevziu: Por jeni shumë i pasur?

Mane: Jam i pasur mjaftueshëm, për të bërë biznes, për të jetuar mirë, por edhe për të investuar.

Fevziu: Si shpjegohet që në rajon ka pasanikë të niveleve të mëdha, ndërsa duke parë listën e pasanikëve shqiptarë është edhe më modeste?

Mane: Biznesi në Shqipëri është i vogël, tregu është i vogël.Natyrisht një kroat apo një serb do jetë më lart për shkak të madhësisë së tregut.

Fevziu: Ju thatë që biznesi kryesor i juaji vazhdon të mbetet ai i shitblerjes së elektroshtëpiakeve, elektronike, cili është biznesi tjetër më i mirë në Shqipëri?

Mane: Biznes i mirë në Shqipëri për disa vite ka qenë ndërtimi, natyrisht që ndërtimi ka edhe mund të ketë problemet e veta.  Ajo që unë jam fokusuar më tepër tani është ndërtimet në turizëm.  Është një biznes që do ta rrisim shumë shpejtë.

Fevziu: Ju keni ndërtuar kompleksin ‘Rollin Hills”, sa vila ka ky kompleks?

Mane: Ka diku tek 130 vila dhe me çmime më të lira se në Tiranë.

Fevziu: Sa ka kushtuar 1m2 në këto vila?

Mane: Varjojnë nga 650 euro për metër katror deri në 800 euro për metër katror.

Fevziu: Përse duhet që një kategroi e caktuar njerzish të jetojnë në një vend të caktuar? Të rrethuar me mure, me roje, me siguri?

Mane: E para kjo nuk ka asnjë gjë të keqe, e dyta është një lagje normale banimi, në Tiranë, secili ka shtëpinë dhe apartamentin e vet.

Fevziu: Sa ka kushtuar ky resort?

Mane: Mund të ketë kushtuar rreth 40 milion euro afërsisht.

Fevziu: Ndërkohë që jeni duke ndërtuar edhe “Green Cost” në Palas, bregdeti i jugut nuk ka asnjë resort të mirë.

Mane: Është një investim tek diku 52 milion euro, më shumë se sa Rollin Hills.

Fevziu: Është në një zonë që për momentin është thuajse e pazhvilluar?

Mane: Ne jemi në fazen e ndërtimit, kemi realizuar një pjesë të madhe të ndërtimit, shumë shpejtë . Risia e këtij projekti është se të gjitha vilat për shitje me dëshirën e blerësit mund të jepen edhe me qira. Pra, njerëzit mund t’i blejnë vilat dhe mund t’i menaxhojnë vilat , mund të japin vilën me qira. Pra njerëzit mund të investojnë dhe të përfitojnë nga blejra e pasurive të paluajtshme në atë zonë. Po ashtu do të ndërtojmë edhe një hotel me 120 dhoma, me standarde të cilat do menaxhohen nga një kompani e madhe amerikane.

Fvziu: Kush do vij në këto vila? Kush do vij në këtë hotel?

Mane: Ne nuk kemi bërë ndonjë target, shqiptarët e Shqipërisë, nga Kosova, nga MaqedoniA, po edhe të huaj.

Fvziu: Sa mund të jetë nata në një hotel të tillë?

Mane: Në sezon do të shkojë tek 200 euro nata, që është relativisht shtrenjtë po në një hotel standard me 5 yje dhe me të gjitha kushtet. Në josezon do të shkojë rreth 120 euro nata.

Fevziu: Kur mbaron projekti?

Mane: Projekti mabron për dy vite. Në dhjetor të vitit 2018.

Fvziu: Sa kushton një vilë në këtë zonë.

Mane: Nuk kemi akoma një çmim konkret.

Fevziu: Ky është një projekt në Jug, cilat janë projektet e tjera më të cilat po merreni?

Mane: Aktualisht kemi edhe një projekt në Gjirin e Lalzit, me çmime akoma më modeste se këto në Jug të vendit. Eshtë kombinim me vila dhe apartamente. 26 milion euro shkon investimi në këtë zonë.

Fevziu: Ju thatë hoteleri, çfarë parashikoni me atë, përveç hotelin në Palas?

Mane: Kemi edhe një hotel në Gjirin e Lalzit, që do e fillojmë shumë shpejtë. Poashtu kemi plan investimesh për hoteleri edhe në Greqi.

Fevziu:Përveç Greqisë, në cilat vende të tjera të rajoni keni tentuar të shtriheni?

Mane: Serbi,Maqedoni, Kosovë, Austri.Në Austri 130 milionë euro janë bërë vetëm nëpërmjet shitjeve të celularëve.

Fevziu: Ndërkohë që flasim për hotelerinë, a keni në plan të investoni për diçka në Korçë, është qyteti juaj i lindjes?

Mane: Nëse do të investoj diçka në Korçë, nuk do të investojë për përftim, edhe për arsye se tregu është i vogël. Por mund ta shoh si investim mëshumë për nostalgji se sa për përfitime. Nuk kam asgjë konkrete.

Fevziu: Zoti Mane thonë që të pasurit nuk duan të tregojnë kurr milionshin e parë se të tjerat i thonë me shumë krenari, si e kini bërë milionëshin e parë? Dmth si jeni pasuruar?

Mane: Milionin e parë e kam bërë me siguri duke shitur pajisje elektroshtëpiake, maetofona dhe televizora, në Shqipëri.

Fevziu: Sa vjeç ishit në atëkohë?

Mane: 24 ose 25.

Fevziu:Pra jeni bërë milioner, në dollar po flas në moshën 24 vjeçare?

Mane:Po,ndoshta 25.

Fveziu: Si lindi kjo ide?

Mane: Rastësisht, natyrisht e kam kërkuar që kur isha student. Blinim ora në Durrës dhe i shisnim në Qytet Studenti. Dhe fitonim gjëra shumë të vogla dhe modeste. Ishte e gjitha e ndaluar në atë kohë. Por nuk më mungonte guximi në atë kohë dhe nuk më mungon as tani.

Fevziu: Ju keni linduir dhe jini ritur në Korçë, më pas kini ardhur të stdioni për Gjeologji Minierash, pse zgjodhët këtë degë?

Mane: Ishte një degë e dhënë, e detyrueshme. Nuk isha ndonjë student i mirë, në Gjologji miniera, sepse në gjimnaz ishit student i mirë. Asnjë ditë nuk punova si gjeolog, studiova pak si gjeolog.

Fevziu: Blejra e Albkromit ishte për shkak të studimeve të vjetra apo?

Mane: Unë nuk bëj biznes me emocion. Nëse hyn emocioni në biznes nuk është ajo që duhet.

Fevziu: Kur erdhët në Tiranë si student menduat vërtetë që do të pasuroheshit?

Mane:Jo nuk e kam menduar që do pasurohem, asnjë se mendonte këtë.

Fevziu: Si e nise tamam biznesin? E mban mend momentin e parë të bzinesit?

Mane: Fillova tëbëj përpjekje dhe të shof mundësitë, prpjekta reale ishte kur më rekomanuan të shkëmbenin dhramin me dollarin në Austri në vitin 1992. Që ditën e parë me këtë biznes e pas vetn me 10 mijë dollar fitim që ditën ë parë. Nuk zgjati shumë sepse filloi banka që ta bëj këtë. Pra shkëmbimi i kursti të dhramis me dallar në Ausrti.  Unë jam kthyer nga Austria në vitin 2004 similioner.

Fevziu: Ku jeni pasuruar më shumë në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë?

Mane: Akoma fitimi më i madh vjen nga jashtë Shqipërisë. U rithkeva në Shqipëri për shkak të qëndrës tregëtare. Ndërtova QTU, më pas EUROMAXI-n.

Fevziu: Ishte supermarketi i parë i madh në Shqipëri?

Mane:Po ishte supermarketi i parë në Shqpëri. Pra një tjetër model dhe një tjetër hapësirë për shtitjen e produkteve.

Fevziu: Sa lekë keni paguar për të bërë biznes në Shqipëri? Zakonisht kur do të bësh biznes në Shqipëri o duhet ta kesh mirë me politikanët ose duhet të paguash politikanë?

Mane: Unë nuk kam paguar dhe nuk më është dashur të paguaj asnjëherë politikanë. E para sepse në 2005 kam ardhur në Shqipëri dhe e dyta unë nuk jam marrëme tendera publik. Nuk kam përfituar para publike asnjëherë. Nuk dua të paragjykoj ata që merren me tendera publik sepse ata i fitojnë me djerrsën e vetë.

Fevziu: Thonë që ju kini raporte të mira më të gjithë Kryeministrat? Madje raporte të afërta.

Mane: Nuk kam raport personal me asnjë nga kryeministrat nuk kam pasur dhe nuk kam. Natyrisht mardhënie institucionale mund dhe duhet të kem.

Fevziu: Keni Raporte të mira me Ramën përshembull?

Mane: Siç ju thashë, marrëdhënie institucionale.

Fevziu: Ju flet apo i flisni për biznes?

Mane: Kur janë mundësit në kuadër të shoqatave padyshim që flas dhe komunikoj me të.

Fevziu: Z.Mane si shpjegohet që binzesmenët konsiderohen si njerëz që kanë imazhin që bëjnë ‘pisllëqe’, paguajnë ryshfete dhe mundësisht mbajnë edhe ndonjë të dashur me lekë paralel me gruan?

Mane: Kjo është një gjë që ndodh në gjithë Europën Lindore me thënë të drejtën nuk është vetëm në Shqipëri. Ne vijmë nga 0, dhe duke u rritur padyshim që krijohen xhelozi, kjo mendoj që është një arsye.

Fevziu: Si shpjegohet fakti se është përfolur se ju keni realizuar një takimm mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës?

Mane: Asnjëherë, edhe ata që e kanë shkruajtur nuk e besojnë. Nuk kam qenë pjesë kurrë e një takimi të tillë. Natyrisht që nuk e shoh negative që faktorët politikë të takohen me njëri tjetrin.

Fevziu: Votoni rregullisht?

Mane: Votoj rregullisht.

Fevziu: Duket sikur biznesmentët shantazhohen goxha nga politika dhe nga media, është evrëtetë?

Mane: Unë nuk kam pasur shantazhe as nga politika as nga mediat.

Fevziu: Çfarë bën një njeri me kaq shumë lekë zoti Mane? S’dini as vetë sa lekë keni?

Mane: Nuk bën ndonjë gjë ndryshe nga njerëzit e tjerë, natyrisht që gëzon benefitet e të qenit  i pasur. Ndoshta ka një shtëpi më të mirë se një tjetër, ka një makinë më të mirë se një tjetër.

Fevziu: Çfarë hobesh të tjera keni përveç bizneseve?

Mane: Kryesisht lexoj, lexoj literaturën që ka të bëjë me punën.

Fevziu: Ju keni katër fëmijë sot, e kuptojnë fëmijët se si e keni arritur ju këtë pasuri?

Mane: Nuk besoj se e kuptojnë shumë, sepse 3 të vegjëlit kanë lindur kur unë isha milioner. I madhi mund ta kuptojë pak më tepër.

Fevziu: A e kanë pasionin e biznesit?

Mane: Nuk e kanë, por shpresoj që do e kenë dhe duhet ta kenë. Nuk mendoj që detyrimisht ata të duan dhe duhet të udhëheqin kompanitë e mija. Le të shohin jetën e vetë, padyshim që do të ishte kënaqësi për mua të punojnë në këtë sistem po jo detyrimisht.

Fevziu: Pra ju i keni lënë të bëjnë zgjedhjen vetë, të shkojnë kudo që ata duan?

Mane: Ku të duan.

Fevziu: Si është një ditë pune për ju, si i masni rezultatet me ato tufat e parave?

Mane: Unë punoj rreth 8 orë në ditë, kënaqem me rezultatet e punës.

Fevziu, mbaj mend që në një intervistë Xhorxh Sorosi më ka thënë që unë jam miliarder por në jetën time nuk kam parë nonjëher dy njëqind dollarëshe bashkë, juve ju qëllon të ngeleni nonjëher pa lekë në xhep?

Mane: Qëllon shumë herë që të ngelem pa lekë në xhep.

Fevziu: Si ngeleni pa lekë?

Mane: Ngelem pa lekë, nuk kam lekë me vete. Por edhe nëse nuk kam i paguaj ditën tjetër kur vete se shkoi zakonisht në të njëjtat vende.

Fevziu: Keni një pasion që ju është shtuar më shumë kohët e fundit, udhëtoni shumë?

Mane:Po udhëtoj shumë, kam udhëtuar dhe do udhëtoj, për të njohur botën aktuale.

Fevziu: A është e vështirë apo e lehtë të jesh i pasur?

Mane: Është e vështirë të jesh i pasur. Një miku im amerikan shumë i zoti, më tha që në Amerikë është e vështirë të jesh i pasur, në Europë pak më shumë, në Shqipëri dhe në lindje shumë shumë e vështirë.

Fevziu: Për arsye të paragjykimit?

Mane: Edhe për arsye të paragjykimit padyshim.

Fevziu: Nëse sot do të rishihnit gjithë karrierën tuaj 25 vjeçare në biznes do të bënit ndyshe po ta kishit mundesinë?

Mane: Po ta kisha mundësinë, nuk do të bëja ndonjëgjë ndryshe. Unë mendoj që i kam bërë gjërat në kohën e duhur, në momentin e duhur. Natyrisht me përkushtimin maksimal.  Po dhe padyshim me ndihmesën maksimale nga familja dhe sidomos nga Eva.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

27 komente në “INTERVISTA/ Rrëfimi i Samir Manes, nga pasuria, tek jeta personale dhe marrëdhëniet me politikën”

  1. kopani says:

    Zoti Samir Mane ka fjale se juve ne bisneset tuaja , jeni bartes edhe i ” kembeve te fshehura ” te aksjoneve te familjes se Gjarperit kriminale te Berishes e familjarve te tij ? ?? Sa eshte e vertete kjo ? dhe a ështe e rrezikuar jeta juaj nga banda e mafjozit Kriminelit Berishe ? Mbasi sipas “Qytetarit Dixhital ” juve jeni fasada e mbuloje e Piramidalit Berishe , dhe se jeni i perngjashem me ” MIljarderin tashme te Falimentuar Taçi Oil ” ish zgjatim i kembeve te fshehura te Gjarperit Berishe .? Sa te verteta ka ne keto refime te Qytetarit Qixhital ? Miljarderi Mane ?

    1. Blerim says:

      e ke merituar llagapin: KOPANI
      se po te ishe ndryshe, nuk do ia fusje pordhes sè pseudo-konspiracioneve.
      Nejse, ti ke mendjen tende, dhe ben mire te mos e ndryshosh, se tek e fundit, zgjedhjen e ke bere, KOPAN ishe e KOPAN mbete 🙂
      pooor, me reference te Kadriut nga Maqedonia, Zotin paçi te gjithe nga pas per te pavertetat!
      te tjerat, te lumte, por mos harxho kohen ne dite me shi dhe me kafe te mbaruar perpara :):):)

  2. Kadri says:

    Une jame nje shqiptar i Shkupit dhe jame shum krenare per nji perfaqsues te biznisit te Shqiprise. Megjithese u duk sikur me shitjen e shtepise se mallrave ne Shkup po largohet, ne jena shum te sigurt se Neptun dhe Zamir Mane do te jete prap prezent ne trevat tona me biznise edhe ma te mira.
    Po normale qe ka edhe kundershtina, dicka e rendomte tek na, por nji ku po ju thom: JU KAM LANE ZOTIN TE GJITHEVE QE FLASIN KEQ E PA FAKTE!!!! ZOTI JU SHIKJOFTE JUVE E ATY KU JE DHEMB MA SHUME NESE SHPIFNI APO TRILLONI!!!!

  3. Rexho Filati says:

    e gjithe intervista ishte nje komedi, pse :
    – blendi eshte nul ne ekonomi, per me teper ne anlize biznesi dhe ate financiare, analizat behen duke krahasuar indekset qe dalin nga bilancet e kompanive. nuk pame dhe as degjuam nje gje te tille.
    blendi perseri u habit me : sa pare ka “ky-ja”, me neglizhencen e “ky-se” per numrin e kompanive qe kishte.
    tallja me e madhe eshte kur “Ky” u angazhua ne mbeshtetjen e 50 familjeve te varfera me nga 20 mije leke ne muaj ( 240 mije te reja ne vit ), gjithsej 90 mije euro per te 50 familjet. krahasuar me fitimin qe realizonte 35 mio euro ky kontribut eshte 0.25%, shume larg normes se rajonit 2-5% te fitimit.
    perfundimisht, pordhe me rigon

    1. Harilla says:

      eh mor Rexo sa kollaj i numroni paret ne xhep te tjetrit… xhanem prandaj rrini duke perenduar syte e duke kruar topet e duke u qurravitur, se nuk ju del koha per pune po vetem per llafe e teori shterpe

  4. klanisti says:

    ky Fevzo qerosi te çan menderen me perr-perret e tija!
    shyqyr qe e kane transkriptuat se gjysmat e pyetjeve nuk i morem vesh fare nga llafazani i Sandrit!
    po meso o Fevzo te besh interviste e jo derr-derre, se nuk je ne Hard Talk!

  5. Daniel says:

    e pse ti numeroje parate ky. Ka 3 mije te punesuar per ate pune, nuk eshte as hajdut e as zgjebs, ka kompanite me strukturat me te mira ne treg.

  6. vang says:

    PO NDIHMAT PER NDONJE SPITAL,SHKOLLE,AZIL JETIMORE ETJ A NUK E PYETE O FEVZI????.

    1. Harilla says:

      po e tha vete Zamo, do te ndihmoje 50 familje te varfra… nja 220 mije euro në vit, me qellim jo t’u jape te haje, por të mund t’u jape drejtim dhe pune per t’i nxjerre nga varferia…
      natyrisht qe me nje dallandyshe nuk vjen pranvera, por edhe pa asnje, kot llafe boshe kemi.
      shpresojme te zgjohen edhe te tjeret me te tilla nisma

  7. ALI says:

    Sukses, ndershmeri dhe transparence… Keshtu mund te pershkruhet puna e tij e madhe.

  8. Anonymous says:

    Konkurence ka ne secilin prej bizneseve te tij , ne veshje, elektronike, real estate etj , por ato perseri jane me te sukseshmet sepse mirmenaxhohen dhe shohin pertej fjaleve te atyre qe jane te ngushte ne mendesine e te berit biznes .

  9. Meri says:

    Jeni nje model frymezues zoti Mane.

  10. Matjani says:

    forca bre shqipe, shfryjeni mllefin!
    JU gjakun e vllait e falni, po suksesin kurrsesi!!! syte doni me ia nxjerre, prandaj jeni ku jeni

  11. Qarri i zigurit says:

    Ky nuk eshte hajdut por loz leket e te huajve. Pas tij fshihen te huajt qe e kapen api kontrollojne tregunvshqiptare. Beni nje llogari. I ka paguar taxat ne vite ky per aq para te fituara???? Tjeter. Per parate qe disoonon a mund te fitohen ne aq cite????
    Po pas alexander frangajt kush fshihet???? Te huajt e finanxuan.
    Oo pas atij kamarierit qe u be bos i naftes dhe tani eshte ne burg, kush fshihet?????
    Tregetaret e mirefillte ata te paret nuk jane gjekundi afer ketij. Pra fqinjet vrapuan ta zene te paret are biznez fitim prures me ane te bedelave.
    Ne shqiperi, paraja u kap nga te huajt

    1. Kashari Republike says:

      Po qe je bir kurve i madh ti “qarristi ziguristi”? Me siguri ta kane thene por edhe nese ke harruar, besoj se po te kujtohet. Po jo me meriten tende ama, por me meriten e sateme :):):)
      Po ça karin ke lexuar mo, Dan Brown version shqiptar?
      Bej palester, lere mallin, se nuk te jep as pune e as buke, fillo te punosh gjekundi se keshtu me te tilla komente te pispillosura na i ndosni artikujt, vetem llafe e llafe e llafe!!!
      PO per Vjollcen e TOP CH, ke ndonje “llafe”! Ndonje thashethem se fundmi??
      Po per Sh. Kastratin, ke degjuar ndonje gje? Se ku i dihet, mbase te vijne ne vesh se si i hudh uje karburantit dhe se si ka fituar nja ca tendera, duke filluar tek karburanti me karta i qeverise…
      Ke plot… PO per Tom Doshin, ke ndonje gje te na thuash, se si e ndihmoi Nano dhe se si me demek eshte Nano pas tij, pas Nanos greket, pas grekeve janë çifutet, e pas çifuteve jane Alienet…
      Po ik ore futja pordhes se na lodhet

  12. Kurioz says:

    Ore si nuk doli njeri te na e shpjegoije me detaje dhe profesionalizem se te kujt i ka parate ne te vertete ky Samiri?
    Të Nanos?
    Të Rames?
    Te Sales?
    Të Lulit?
    Apooooo…të Ilirit???
    Apo të Ramizit?
    Apo te Nexhit?
    Apo kujt leshin ia ka marre paret ky ore e i punoka kaq mire???

  13. Klodi says:

    Samir Mane edhte nje njeri vizionar qe cdo dite punon pafund me stafin e tij. Meriton respekt te plote sepse mbi te gjitha eshte njeri pozitiv. Ata qe e njohin nga afer e dijne qe i meriton me shume se kushdo ato qe ka arritur. Kontributi tij per shoqerine eshte i pazevendesueshem.

  14. Arjola says:

    Fusha e investimit dhe vendi yne kane nevoje te thelle te kene me shume njerez si Samir Mane,suksesi i tij do te kete patjeter fryte te medha!

  15. Jona says:

    Sikur Shqiperia te kishte edhe disa te tjere si Z. Mane do te kishte me shume vende pune dhe me shume kompani shqipetare konkurente ne Ballkan e Europe.

  16. konstues says:

    po sikur te them un se ne gjithe boten qe pretendon se eshte demokratike dhe sociale, se ne bisnes kush nuk paguan taks fiskale progresive ne masen qe fitimi neto i bisnesmenit te jete sa mesatarja progresive e g d p per fryme dhe jo me shume; quhet hajdut ose shpirt qen ,moralisht shpirt qen; a jeni dakort ? pernryshe vdekje kapitalit te tille lavdi marksisem leninizmit,

  17. Pas ferres se vogel fshihet lepuri i madh says:

    I futi per komente bythelepiresit dhe mania.
    Qellove si kalama o mane.
    Po pas ferres se vogel fshihet lepuri i madh.

    1. Veko says:

      mbase ke te drejte, ku i dihet.
      prandaj jane anonime keto, per bq si puna jote qe komentojne komentet e komentuesve.
      po pate ndo1 ide hec e na e thuaj, se me shpresen se po lexojme ndo1 gje te mencur, po lexojme kruarjen e bythes tate
      ik e kruaje me ndonje gjethe fiku apo kastravec Lushnje, se ishin bere mire sivjet, me gjemba madje

  18. yjuids says:

    nuk kam pare me shume bythlepires se sa ne kete gazete,ju be gjuha cope nga te lipirat,jane dhe ca femra ketu te cilat si duket jane dhe t…..

  19. Mark ramy uk scotland irland says:

    Mutjan. E more rrogen morevpis hajdut????

  20. Sandri says:

    Mane i ka parate nga lobi çifuto-austriako-kanadezo-alien.
    Ata ia dine vleren parase.
    Mos te harrojme se eshte edhe nje çiçke fare nga Korça ahahahahahahahah

  21. Lennard says:

    Nje gje ju them zoterinj komentues.Gjysmat e parave qe ka ia ka borxh Shtetit Shqiptar se shumicen e mallrave qe ka futur ne Shqiperi i ka patur kontrabande(Ne fature regjistronte robe Gabi ndersa ne fakt kishte elektroshtepiake dhe televizore) Ne fakt keshtu kane vepruar shume bisnesmene te suksesshem shqiptare ,qe kane zene per gryke politiken shqiptare.

  22. Lennard says:

    Nje gje ju them zoterinj komentues.Gjysmat e parave qe ka ia ka borxh Shtetit Shqiptar se shumicen e mallrave qe ka futur ne Shqiperi i ka patur kontrabande(Ne fature regjistronte robe Gabi ndersa ne fakt kishte elektroshtepiake dhe televizore) Ne fakt keshtu kane vepruar shume bisnesmene te suksesshem shqiptare ,qe kane zene per gryke politiken shqiptare.
    Te takon ta mbrosh Z.moderator.Nje rasat jane te gjithe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *