Majlinda Bregu sulmohet me “histori sekrete”: Rama dhe BE e kanë joshur që të dalë kundër Bashës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama breguSa herë që Majlinda Bregu ka një qendrim ndryshe nga partia e saj, mediat pranë Bashës nisin spekulimet dhe sulmet ndaj saj.

Kjo gjë ka ndodhur edhe pas kundërshtimit të Bregut, të kërkesës së PD-së për të bllokuar hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Lapsi.al, e njohur për qendrimin pro Bashësh, shkruan sot se “angazhimi i znj. Bregu shkon përtej bindjes së saj politike. Ai lidhet me një propozim joshës që ajo ka marrë në Bruksel që para kohës kur do votohej reforma në drejtësi, verën e shkuar.

Majlinda Bregut i është propozuar roli i kryenegociatores së Shqipërisë me BE pas hapjes së mundshme të negociatave. Përveçse një vend tejet prestigjoz ai është gjithëashtu edhe një vend i paguar me një shpërblim disa mijra eurosh, pasi fondet jepen nga BE.

Por jo vetëm kaq. Që Bregu ta arrijë këtë objektiv, « Ok » duhet të thotë edhe qeveria e Tiranës.

Deri në këtë pikë qeveria shqiptare dhe komisioni Europian kanë rënë dakord parimisht. Duket se Majlinda Bregu ia ka marrë fjalën Ramës gjatë një takimi jo publik me të në fillim të korrikut në Paris.

Por fakti se kompromisi Bregu-Rama ka përfunduar lumturisht, nuk ka qenë i mjaftueshëm për vazhdimin e projektit”.

Sipas Lapsit, Meta është kundër që Bregu ta marrë këtë post.

Dhe natyrisht, edhe Basha, që sipas Lapsit, është kategorikisht kundër, pasi e sheh Bregun jo si një deputete të PD-së, por si armike të tij.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Majlinda Bregu sulmohet me “histori sekrete”: Rama dhe BE e kanë joshur që të dalë kundër Bashës”

  1. Briklona says:

    Karandash.al, ke ngrene shume, mos ha me!
    Do nxjerresh zorret e tua , do hash te vjellat qe thua!

    1. Anton says:

      Vazhdoni me bajga lope ne portalet tuaja. Sekrete te medha. Majlinda Bregu nuk eshte serbe ne gjak eshte shqiptare dhe nuk ja lejon gjaku shqiptar qe te votoje kunder Shqiperise. Kaq! Te tjerat jane bajga te portaleve.

  2. Treviso says:

    Majlinda Bregu ka dalur kunder kriminelit Basha qe ne momentin qe eshte zgjedhur kryetar partie.

  3. tiransi says:

    u plak dhe majlinda,sa ishte e re ehte perpjekur per atdhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *