Thelbi i problemit s’është Majlinda, por PD që voton kundër Shqipërisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bregu bashaLapsi.al, që më shumë i bën përshtypje e ardhmja e Majlinda Bregut, se fakti që deputetët e PD-së votojnë kundër Shqipërisë, ka replikuar me gazetën TemA, duke nxjerrë një shkrim që gazeta jonë kishte botuar kundër Bregut kur ajo ishte ministre.

Lajmin që deputetët e PD-së, me përjashtim të Bregut, që kanë votuar kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë, se kanë botuar fare.

Por, kjo është punë e tyre!

Tani se çfarë lidhje ka ai shkrim i disa viteve më parë me çështjen e sotme, vetëm ata e dinë.

Këtu nuk diskutohet për fatin e Bregut, por për fatin e Shqipërisë.

Fat që PD është përpjekur ta marrë peng.

“Ne kërkojmë që përpara se të flasë për sulme me histori sekrete, gazeta Tema që flet për spekullime, të pyeste Endri Fugën: A është Majlinda Bregu e propozuara e Ramës për të qenë kryenegociatore e Shqipërisë? Ky është thelbi i problemit”, shkruan portali afër Bashës, që e ka kompleks kur ia përmendin që mbështet kreun e PD-së.

Thelbi i problemit pra s’është Majlinda, por PD që voton kundër Shqipërisë.

Por kur vë “syzet” e Bashës, nuk e sheh këtë gjë, por Bregun që del kundër Bashës.

Lapsi shkruan se ka bërë vetëm raportim, jo spekulim, por në “raportimin” e vet shkruan se Bregu ka votuar pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, për interesa personale.

Ky nuk është raportim, por spekulim!

Të cilat çuditërisht, dalin sa herë që Bregu ka një mendim apo qendrim ndryshe nga Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Thelbi i problemit s’është Majlinda, por PD që voton kundër Shqipërisë”

  1. Gliko says:

    o Mero, me keta plerat merresh ti? Per roba firmato keta shesin dhe nenen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *