Përmbytjet, ndërhyn Ushtria në Lezhë, Fushë-Krujë dhe në Tiranë

8 Nëntor 2016, 10:01Kronika TEMA

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktuara nga përmbytjet.

Ministria e Mbrojtjes ka dërguar 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëri dhe 6 mjete të kalueshmërisë së lartë të cilat kanë ndërhyrë në përgjigje të kërkesës së Shtabit të Emergjencës civile, por dhe të vetë banorëve.

Forcat e ushtrisë dhe mjetet kanë ndërhyrë sipas kërkesave të qarkut Lezhë për evakuim banorësh në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ndërkohë që situata është problematike dhe në Fushë-Krujë, ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e tyre.

Dy grupe shpëtimi me varka shpëtimi dhe mjete të kalueshmërisë së lartë janë në Fushë-Krujë në ndihmë të banorëve për evakuimin e tyre. Forcat e ushtrisë pritet të ndërhyjnë dhe në Derven pas daljes nga shtrati të lumit Zezë dhe në Borizanë.

Një situatë e vështirë është edhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërritur forcat e ushtrisë për evakuimin e një familjeje e cila është në rrezik përmbytjeje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje