Petrit Vasili: Të lëmë mënjanë interesat partiake, të përqendrohemi tek axhenda europiane

vasiliKryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili mori pjesë në Forumin e Liderëve Socialistë të Ballkanit Perëndimor organizuar prej Grupit Parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian.

Forumi u drejtua nga Zv. Presidenti i Grupit të Socialistë dhe Demokratëve dhe Raporter për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein me pjesëmarrje nga përfaqësues të partive të majta dhe grupeve parlamentare të Ballkanit Perëndimor.

Vasili, i cili shoqërohej në këtë aktivitet nga Sekretari Ndërkombëtar i LSI-së, Ralf Gjoni, mbajti një fjalë gjatë forumit, ku theksoi LSI-ja beson në mbështetjen e grupit parlamentar social-demokrat për avancimin e axhendës së reformave për të siguruar rezultate konkrete për qytetarët shqiptarë dhe në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

“Ne jemi të ndërgjegjshëm se kjo nuk ka qenë gjithmonë e mundur, duke patur parasysh se konfliktet e brendshme politike e kanë bërë edhe më të vështirë punën e avokatëve dhe miqve tanë më të mirë këtu në Bruksel, në mënyrë të veçantë brenda familjes social-demokrate. Kësisoj, Grupi Parlamentar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, të cilin unë drejtoj në Kuvendin e Shqipërisë, është i angazhuar në disa shtylla strategjike për të cilat ne besojmë se i shërbejnë integrimit europian dhe shkojnë në një linjë me vlerat tona social-demokratike”, – tha Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, ndërsa shprehu bindjen se angazhimi konstruktiv me të gjithë palët politike në Kuvendin e Shqipërisë kur bëhet fjalë për prioritetet europiane, duhet të jetë një detyrim kombëtar, jo një strategji partiake politike.

“Kjo do të thotë se kur është çështja për miratimin e reformave madhore dhe plotësimin e detyrimeve ndaj BE-së, ne duhet të lëmë mënjanë interesat partiake dhe të përqendrohemi në avancimin e axhendës sonë europiane. Në filozofinë tonë të të menduarit, ne besojmë se ka një kohë për partitë politike dhe një tjetër për integrimin. Këto të dyja nuk duhen ngatërruar me njëra-tjetrën! Dialogun politik, që është një pritshmëri e natyrshme e Brukselit, ne gjithashtu e shohim si një detyrim për zbatimin e ligjeve dhe reformave që kalojmë në Shqipëri. Kjo më çon tek pika ime e dytë – ajo e implementimit të reformave konkrete, jo në letër por në praktikë”, – deklaroi ndër të tjera Vasili në fjalën e tij.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Petrit Vasili: Të lëmë mënjanë interesat partiake, të përqendrohemi tek axhenda europiane”

  1. Erjon Brace says:

    Me pelqen kjo deklarate. Le ta fillojme duke liruar administraten nga njerezit e LSI …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *