Sadiku, shpresohet deri në fund për rikuperimin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

sadikuArmando Sadiku po pret me padurim të kthehet në fushat e lojës. Kur ka kaluar një muaj nga ndërhyrja kirurgjikale në menisk, sulmuesi ka nisur përgatitjet në fushë.

Ta largosh Sadikun nga topi duket thuajse e pamundur, edhe në rastet kur stërvitja e tij përqendrohet më së shumti te vrapimet, për të rifituar forcën dhe sigurinë pas operacionit.

Vetë Armando Sadiku jep sinjale pozitive, ndërsa stafi i Kombëtares me në krye trajnerin De Biasi shpresojnë deri në fund te fakti që sulmuesi i Zyrihut të jetë gati në kohë.

Pasi e nisi stërvitjen me vrapime, fillimisht përkrah Mërgim Mavrajt, Bekim Balajt dhe Odise Roshit, 25-vjeçari vijoi programin e personalizuar nën vëzhgimin e përgatitësit atletik të Kombëtares, Alberto Belle.

Në ushtrimet e forcës u përfshi edhe puna me top, me goditje drejt portës, për të shpresuar te golat e Sadikut, që në ndeshjet e fundit ka rezultuar tejet i rëndësishëm për Shqipërinë, me 5 gola të realizuar në 8 ndeshjet e fundit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Sadiku, shpresohet deri në fund për rikuperimin”

  1. Dielli mbi Korab says:

    Enis Bytyci duhet te merret ne kombetaren e shqiptarve.
    https://youtu.be/7d7B0cCrtuc

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *