Donald Trump dhe fshati socialist shqiptar

9 Nëntor 2016, 13:28Blog TEMA
Donald Trump dhe fshati socialist shqiptar

trump clinton election

Nga Ilir Yzeiri

Fitorja e Trump ishte një shok për gjithë botën, për elitat politike, për mediat e vjetra tradicionale, ishte një tronditje në mendimin intelektual të rafinuar. Gjithë analistët në mbarë botën po përpiqen të hetojnë se ku gabuan që nuk e parashikuan “gjeniun” atipik outsider-in që erdhi i vetëm dhe mundi gjysmën e partisë së tij, kandidatët rivalë brenda partisë së tij dhe triumfoi si asnjëherë tjetër duke i dhënë Partisë Republikane Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe Gjykatën Supreme.

Bepe Grillo-ja në Itali e quajti fitoren e tij një “Vaffa” gjigande. Pra, thënë shkurt, vota amerikane pro-Trump mund të lexohet në disa mënyra. Në radhë të parë janë vetë amerikanët që do të gjykojnë tani se si do të sillet ai me premtimet që bëri gjatë fushatës, të cilat sipas opinionit më të përgjithshëm, janë të parealizueshme. Por kjo mbetet për t’u parë.

Ndërsa ajo që ndodh në Shqipëri në disa anë është vërtet një karikaturë e degradimit tonë intelektual. Të bën të gajasesh euforia e demokratëve që e lidhin fitoren e Trump me kauzën e tyre dhe pasi nuk bindën dot Ilir Metën që të bashkohet me ta, tani janë të sigurtë që Trump do ta zhdukë Ramën dhe do sjellë Lulin në pushtet. Ky naivitet shqiptar në një forcë politike që ka humbur të gjitha llojet e orientimeve nuk përbën ndonjë problem të madh.

Problemi më i madh dhe mësimi që duhet të nxjerrë Shqipëria nga fitorja e Trump është se të gjitha elitat politike në Shqipëri duhet të ndjehen të turpëruara, sepse falimentimi i tyre në botë dhe në Amerikë po nxit ekstremizmin dhe populizmin. Vota pro-Trump, ishte triumf i zemërimit në një vend që gjatë qeverisjes së Obamës, megjithatë i kishte arritur disa rezultate pozitive.

Sa i takon Shqipërisë dhe Ballkanit, SHBA-të janë një vend i madh dhe me institucione të konsoliduara. Ata që duhet të kenë frikë nga administrata e re e SHBA-së duhet të jenë kriminelët e veshur me pushtet, pushtetarët e lidhur me krimin, të korruptuarit dhe elitat e falimentuara. Trump erdhi në pushte pa bërë asnjë aleanacë me elitën e vjetër politike në SHBA, madje duke pasur kundër edhe partinë e tij. Nuk besoj se do të bëjë aleancë me Lulin në Shqipëri apo edhe me Ramën.

9 komente në “Donald Trump dhe fshati socialist shqiptar”

  1. Edmond says:

    e thene bukur, po e plotesoj per naivet dhe injorantet:
    per ata qe nuk e dine se me cilat premtime fitoi Trump:
    politika e jashtme e Trump (shprehur ne fushaten elektorale):
    1. te perzihen te gjithe emigrantet klandestine (jane rreth 11 milion) dhe te ngrihet nje mur ne kufi me Meksiken
    2. ndalimi total i hyrjes se myslimaneve ne USA
    3. heqja dore totalisht nga konflikti sirian; Trump ka akuzuar Obamen si krijues te shtetit islamik (DAESH)
    4. USA mund te dale nga NATO per tu afruar me Rusine; Trump eshte shprehur: NATO eshte “e vjeteruar” dhe mund te çoje ne nje lufte te trete boterore; gjithashtu eshte shprehur se nuk do ti mbroje vendet balltike ne rast se sulmohen nga fqinji i tyre i madh (nenkupto Rusine) pra Trump ve kushte ne rast sulmi te nje shteti aleat ne NATO (pra perfshi edhe Shqiperine)
    5. Japonia dhe Koreja e Jugut ti dalin zot vetes natyrisht duke i dhene te drejten te kene arme berthamore
    6. Palestinezet te harrojne nje here e pergjithmone se do te kene shtetin e tyre!
    perfundimisht ne G7 e ardheshme do te kemi keta qe do te vendosin per fatin e botes: Trump, Putin, Marine Le Pen; Kim Jung Un……. DAESH!!!!!!

  2. Schvarceneger says:

    Po mire mor komunist i qelbet pse nuk e sheh anen tjeter ti qe komunistet shqiptare ketu e prisnin fitoren er Klinton si fitore te Stalinit.Se ti je edhe me afer Edvin Rames,per protokoll dhe kourtoise a do i dergoj telegram urimi Trump apo jo.Cd fare idioti eshte ai do i dergoj.

    1. tir says:

      zoti kryeminister shpejt nje bust dhe nje rruge ne tirane me emrin tramp,, ti shpetosh fjaleve qe ke then kur perzihesh ne punet e botes keshtu e gjen… mesazhi tramp eshte i qarte dhe eshte dukur ne europ me daljen e anglise ngritjen e racizmit dhe dhe europa lejon perseri karvanet me refugjat,,,,shofim cfare qendrimi do mbaje politika e jashtme amerikane ne prgjithesi nuk ndroshon por ky do ta ndryshoje me putinin do bejne fest

      tani do ta ndajne bashke torten,,,,,,,,,,,, edhe amerika eshte vend demokratik por menyra si zgjidhet presidenti eshte e pa drejte zonja klinton eshte 45 mije vota para se tramp por ka humbur , sepse e cdo shtet e fiton vetem njeri te gjith delegatet

  3. Dhija e zgjebosur says:

    Kjo me shume zbuloi ose nxorri ne pah injorancen dhe megallomanine tipike to nje udheheqesi Shqiptar, qe si asnje kryeminster tjeter te cilet edhe pse me bole nga rendesia nuk bene lojen e Clinton.

    Dhi e zgjebosur Albanistanez mjaft u fryve.

    1. sit... back..and relaks →→→ says:

      Kjo nxorri ne pah ate qe dihej prej kohesh por qe mundohej te fshihej, klasa e bardhe ne amerike eshte rraciste dhe shoqeria ne Amerike eshte thellesisht maskiliste. Trump fitoi duke mobilizuar white voters duke ju thene atyre do t’ja u kthejme Ameriken serish juve dhe duke percmuar femrat . Nenteksti eshte i qarte, cohuni burra se po na e marrin komanden e Amerikes, grate, zezaket, hispaniket, aziatiket emigrantet etj. Te gjithe argumentat e tjera jane bullshit. That’s it. Amerikanet duhet ta pranojne dhe ta hane turpin me buke dhe kur ti pysin neper bote se ke kane president te ulin koken e te ikin duke marre me vete nenqeshjet tallese.

      1. Grigor says:

        Or ti mik
        Kujdes kur flet, sepse eshte nje Shvarceneger me siper qe pretendon se eshte I forte dhe I quan komuniste te gjithe ata qe jane kunder PD.
        Tani, do thuash ti qe ai eshte trap. Nuk jam kundra, por trapit duhet t’i hapesh rruge – thote populli.
        Megjithate, une nuk e dija qe edhe mbas 25 vjetesh qe Sali Berishen e quajne “ai qe mposhti komunizmin”, Shqiperia akoma qeveriset nga komunistet? Por çfarë dreqin mposhti Saliu atehere? Nuk paska bere gje as Saliu.

  4. Po kujt ua thua a derezi ……Keta lane nam ne dyert e europes…Le te shenohen mire emrat e tyre ne HISTORI si tradhetaret e rinj demokrat…e ti presin me gure ne aeroport….se te ish koha e BURRAVE TE PARE…..I KISHIN ” PRITUR ”SI DININ ATA!!!!!!!

  5. demo says:

    Mos haroni daten 19 dhjetor. Trampi fitoj se e ndihmoi Putin.Kolegji electoral do te vendosi. Deri sot vetem 1 delegate nga Teksas do te votoj kundra Trampit. I pyetur pse nuk je dakord ai u pergjigj: Une votoj per President te SHBA dhe jo per Mbret,

  6. QELBESIRAT QELBEN DYNJANE! says:

    ” Elitat politike” eufomizem per GRUPET MAFIOZE ALA VUCIDOLSE…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje