Donald Trump president – bota tani nuk do të jetë më kurrë njësoj

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trumpNga Ruben Avxhiu

Ka qenë një natë e jashtëzakonshme për Republikanët në SHBA.

Për herë të parë që nga viti 1928, ata do të kenë në duar Shtëpinë e Bardhë, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres.

Trump dhe aleatët e tij do mund të zgjedhin edhe të paktën dy, në mos tre anëtarë të Gjykatës Supreme në katër vitet e ardhshëm.

Kandidatja demokrate nuk e pranoi humbjen, publikisht, por Trump tha se ka folur me të në telefon dhe ajo ka pranuar humbjen. Ai e lavdëroi dhe tha se i kemi borxh të madh për kontributin që ka dhënë.

Pse humbi Hillary Clinton

Kjo temë do të debatohet në pafundësi në orët, ditët dhe javët që do të vijnë. Po nuk ka dyshim që kjo ishte një votë proteste shumë më e fortë sesa e kishin parashikuar media dhe anketimet.

Votuesi amerikan e sheh Washingtonin si të korruptuar, të bllokuar nga interesa të financave e të tregëtisë që janë më të fortë sesa elektorati.

Frika nga ritmet e emigracionit, terrorizmi dhe kërcënimi nga krimi besohet gjithashtu se kanë luajtur një rol të madh, pavarësisht se statistikat kanë treguar një rënie të krimeve në dy dekadat e fundit dhe incidentet e terrorizmit janë tepër sporadike.

Mbi të gjitha Hillary Clinton humbi në shtete ku luan shumë rol klasa punëtore “e bardhë”, e cila ndonëse me dyshim, votoi dy herë për Presidentin Barack Obama. Ai fitoi në shtete vendimtare si Florida, Ohio, Ioëa, Wisconsin dhe Pennsylvania, kurse Hillary Clinton i humbi të gjitha këto. (Michigan ishte ende në pikëpyetje kur u shkrua ky shkrim).

Një goditje e rëndë për të ishte njoftimi në ditët e fundit të rritjes së madhe të çmimeve të sigurisë shëndetësore.
Kjo u kombinua me rihapjen e çështjes së hetimit nga FBI, me një njoftim në kohën e gabuar (e disa mendojnë të qëllimshëm) nga kryetari i agjensisë. Si Sekretare e Shtetit ajo shkeli ligjin duke përdorur një server privat në shtëpinë e saj, duke ngritur dyshimet për abuzim të detyrës. Në fund, FBI nuk propozoi ngritje padie, por imazhi i saj u dëmtua.

Një pjesë e Demokratëve nuk u bindën as nga fitorja e saj ndaj Bernie Sanders, në Partinë Demokrate. Si u zbulua më vonë, kryesia e partisë kishte luajtur rol që ta ndihmonte mbrapa skenave. Ndonëse, ajo do të kishte fituar gjithëse, imazhi i fitores u dëmtua rëndë.

Në fund, Hillary Clinton ka një përvojë të mrekullueshme 40-vjeçare në politikë, por kjo përvojë i krijoi probleme sepse histori të të kaluarës iu ngritën e përmendën disa herë, gjatë fushatës.

Ajo kishte mundësinë që të bënte histori duke u shpallur si gruaja e parë presidente e Amerikës. Kjo nuk është mbyllur zyrtarisht, po shanset janë që Shtetet e Bashkuara të presin për një ditë tjetër kur një grua të marrë në dorë postin më të fuqishëm të botës.

Një kthesë e jashtëzakonshme në historinë e Amerikës… dhe të botës?

Fitorja e Donald Trump është e pazakontë, jo vetëm sepse ai nuk ishte politikan, por sepse pati kundër pothuajse të gjithë elitën politike amerikane nga të dy partitë në 30 vitet e fundit. Kishte kundër klasën intelektuale, një pjesë të madhe të medias dhe të punonjësve të shtetit.

Trump nuk ka treguar ndonjë dallim të madh në pikëpamjet e tij, nga të gjithë këta të përmendur më sipër, deri pak vite më parë. Mirëpo, ai ka evoluar në mënyrë të habitshme në vitet e fundit, duke i bërë vëzhguesit e politikës të dyshojnë lidhur me atë çfarë nga pret tani.

Në SHBA, ai do të çmontojë Reformën e Presidentit Obama në fushën e Sigurimit Shëndetësor. Ka premtuar një kufizim të tregjeve të lira, duke rinegociuar marrëveshjet tregëtare që do të mbrojnë prodhuesit amerikanë dhe pengojnë largimin e vendeve të punës.

Një tufë reformash ligjore për t’i dhënë fund rëndësisë së lobizmit në Washington është mbase premtimi më intersant që ka bërë.

Liberalët druhen se me ndryshimin e gjykatësve në Gjykatën Supreme, ku tre vetë janë mbi 75 vjeç dhe një vend është bosh, SHBA mund të ndryshojë ligjet e saj për abortin e për shumë çështje themelore duke ndryshuar kontekstin ligjor në SHBA për disa dekada.

Shumë kritikë në media druhen nëse do të ketë një kufizim të zbatimit të Amendamentit të Parë të Kushtetutës që garanton lirinë e fjalës dhe të shprehjes.

Në vëmendje të opinionit do të jenë masat që do të marrë kundër emigrantëve pa dokumente dhe mesiguri do të ndërpresë çdo strehim refugjatësh nga vendet e Lindjes së Mesme.

Donald Trump duket se nuk ka ndonjë respekt të madh për institucionet kryesore ndërkombëtare të pasluftës. NATO-ja nuk është parësore. Ndalimi i përhapjes së armëve bërthamore nuk është më parësore. Ndalimi i përjapjes së ndikimit rus nuk është më parësor. Mbrojtja e vendeve aleate që prej Luftës së Dytë Botërore si Japonia e Koreja e Jugut, nuk është më parësore.

Se çfarë do të precipitojë nga këto drejtime kryesore, në rajone si Ballkani, nuk mund t’i parashikojë askush.
Fitorja e Donald Trump nuk është një ngjarje e veçuar. Ajo shoqërohet me forcim të partive anti-emigrante, joliberale të Europës Perëndimore, që gjithashtu kanë pak simpati për institucionet që u fuqizuan në botë, pas Luftës së Dytë Botërore e sidomos pas rënies së Bashkimit Sovietik.

Nuk është rastësi që këto ndryshime vijnë pas rënies ekonomike të Perëndimit, zvogëlimit të poDonald Trump shpallet presidenti i Shteteve të Bashkuara – bota nuk do të jetë më kurrë njësoj

Nuk është rastësi që këto ndryshime vijnë pas rënies ekonomike të Perëndimit, zvogëlimit të popullsisë në vendet perëndimore, rritjes së lëvizjeve demografike në formë refugjatësh, globalizimit ekonomik e kulturor.

Do të nevojitet kohë që një ndryshim i madh zgjedhor të sjellë ndryshime masive në politikat e brendshme të jashtme e të brendshme. Pritshmëritë ishin të larta edhe në 2008, kur u zgjodh President Barack Obama. Po nuk ka dyshim që pas votave simotra të Brexit dhe atyre presidenciale në SHBA, botë mund të jetë duke ndryshuar përgjithmonë.

pullsisë në vendet perëndimore, rritjes së lëvizjeve demografike në formë refugjatësh, globalizimit ekonomik e kulturor.

Do të nevojitet kohë që një ndryshim i madh zgjedhor të sjellë ndryshime masive në politikat e brendshme të jashtme e të brendshme. Pritshmëritë ishin të larta edhe në 2008, kur u zgjodh President Barack Obama. Po nuk ka dyshim që pas votave simotra të Brexit dhe atyre presidenciale në SHBA, botë mund të jetë duke ndryshuar përgjithmonë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        
6 komente në “Donald Trump president – bota tani nuk do të jetë më kurrë njësoj”

  1. OK says:

    URIME! JU BEFTE E MBARE!

    1. Edkari says:

      Tani bota do jete shume me e sigurte.
      Ndersa ne Shqiperi duhet qe populli
      mos te prese me po ti sulet te keqes
      se Surelit dhe ta fshije nga harta.
      te mos harrojne dhe kopilin e vogel me sidromen down.

      1. Raimond vlonjati says:

        Ky qe ka bere ket artikull esht komplet idiot dhe nga sa thote ka nje miss-conception per Trump

        Bota me Trump do te jete me e sigurte, sepse mbajtja e maredhenieve paq sore me Rusine mban boten ne paqe

        Paqen nuk e prishin dot shtetet e vogla , por superfuqite

        Nuk ruhet paqja duke thene sic tha ai gjenerali american i Sdministrates se Obames , qe :.. Do e sulmojm Rusine dhe lufta do jete e shkurter dhe shkateruese per Rusine …
        Mendim qesharak dhe i demshem , sepse Rusia esht e fuqishme dhe ka arsenal te madh berthamor

        Ndaj zgjuarsia esht te dialogosh me Rusine , se esht nje faktor i madh Rusia. Dhe ketu Trump u tregua inteligjent
        Biles Trump deklaroi qe do negocoje me te gjithe

        Pra ai esht tamam njeriu i Paqes
        Paqa vihet me dialog , jo me ‘luftera rufe”

        Se keto lufterat gjasme te ” shkurtera” na kujtojn ate qoftelargun qe mendonte ta pushtonte Rusine me luften Rufe , dhe dihet si doli

        Ndaj sa per paqen Boterore Trump esht tamam njeriu i paqes , sepse po dialogove me Rusine vendoset paqja , . Kjo esht e kuptueshme

        Nuk ka krijesa me deficente se shqipot e Amerikes
        Keta jane traoa fare
        Po nejse te shofim si do shkoje ne Kolegjin Zgjedhor e gjithe kjo pune

  2. trojani says:

    Kryeredaktori i temes ka qene i pire tap kur ka postuar kete artikull.

    Tramp fitoj se tha ne fushaten elektorale ate qe donte te degjonte c’do amerikan, tani varet ne Tramp do te beje te gjitha ato,per te cilat populli amerikan e votoj.
    Demokratet ne 8 vitet e Obames stimuluan dhe riten ne shifra maramendese dembel- llekun.
    asnje nga zezaket dhe latinet nuk ka deshiren te punoje.te dy keto grupe jane cibanet e ekonomise amerikane.
    Statistikat flasin se, 45 mil amerikan jetojne me ndimat sociale plus sherbimit shendetsor qe ju jepet gjithashtu falas, shifra te frikshme,dhe keto binin ne kurizin e pjeses se ndershme dhe puntore amerikane.
    Kjo ishte arsyeja kryesore per popullin e thjesht qe votoje ne menyre masive edhe ne ato shtete qe ishin tradicionalisht demokrate.
    Asnje analist edhe suportusit e Tramp – it nuk kishin imagjinuar kure qe ai te fitonte edhe ne florida ,ku ka nje popullsi te dendur latine.
    Te shpresojme qe te pakten, politika e jashtme e amerikes te mos ndryshoje, se ne te kundert keq do behen punet per shqiperine.

  3. qiri says:

    injornaca shqiptare cfaqet kurdohere dhe kudo. Fundi i zorres se trashe kerkon te flase para gojes nga merr ushqimin e jashteqitjes. Mbylleni ate hale njehere dhe vec degjoni. Historikisht shqiptaret e kane treguar injorancen. Heshtni te dukeni te zgjuar. Por s’u rri haleja pa folur, sepse injorantit I duket vetja e zgjuar. Ju s’mund t’a njihni kurre popullin amerikan, mentalitetin e tij, qe eshte kryekeput i ndryshem nga ai juaji teresisht, plotesisht, krejtesisht, rrenjesisht.

  4. andromeda says:

    Fitoi kapitalizmi agresiv dhe fytyra djallëzore me emrin Trump. E gjithë bota, besoj unë, ka mbetur e shtangur dhe vajton për këtë zgjedhje të injorancës amerikane. Tani presim një botë kaotike që do e drejtojë manjati antihuman, dhe rrezikun e një lufte të përbotëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *