Ilir Meta: Fitorja e Trump, leksion demokracie (komenton edhe deklaratët e Ramës). Basha: Kjo fitore e Trump, mesazh për Shqipërinë

9 Nëntor 2016, 10:15Politika TEMA

Ilir Meta e ka quajtur leksion demokracie fitoren e Donald Trump

Në një prononcim për “Neës 24”, Meta theksoi se “zgjedhja e Trump, por edhe raporti i Clinton me të duke e uruar dhe vlerësimi i tij për rivalen pas përfundimit të garës tregojnë qartë se Amerika është vend me dinamikë të jashtëzakonshme demokratike dhe i vendosur për të ecur para edhe përmes debatit, por në fund mes bashkimit”.

I pyetur për marrëdhëniet mes nesh dhe Amerikës tashmë me president të ri dhe a do ndikojnë në këtë raport konsideratat që kryeministri Rama ka dhënë publikisht për Trump, Meta iu përgjigj:

“Trump është vizionar dhe shikon përpara dhe ka fituar për të bërë gjëra të rëndësishme.  Jam i bindur se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA do të jenë solide, funksionale dhe afatgjata”- tha Meta.

Sa për pyetjen nëse ka ambicje për postin e presidentit, Meta nuk pranoi të bënte komente, duke theksuar se “Unë sapo fitova një garë, atë të kreut të LSI”.

Ndërkohë, për fitoren e Trump ka reaguar edhe Basha:

Ky ishte një mësim i madh demokracie, se fatin e përcaktojnë vetë qytetarët, është një mesazh kuptimplotë në këto ditë të zymta në Shqipëri, që kam besim se do të frymëzojë bashkim qytetarësh me besim te demokracia, vota e lirë që nuk do të mposhtet nga asnjë makinacion”- tha Basha.

5 komente në “Ilir Meta: Fitorja e Trump, leksion demokracie (komenton edhe deklaratët e Ramës). Basha: Kjo fitore e Trump, mesazh për Shqipërinë”

  1. kombi says:

    Demokratet nuk duhet te varin shpresen se Tramp, do te jete miku i ngushte i berishes dhe Metes .Tramp eshte vetem i Amerikes dhe nje dite do te mesoje se kush eshte Meta dhe berishianet qe po e shkatarrojne kete shtet te vogel . Europa mbetet shpresa e Shqiperise e cila nuk do te lejoje me qe shqiperia te mbetet peng i bandave 25 vjecare .

  2. vlora.vlora says:

    po ik mor hajdut ,qe s ka gjykate te te fuse ne burg ty dhe kriminelin berisha ,lsi parti kurve sa nje ane ne tjetren

  3. Jozefina says:

    Rama te uroj trampin,

  4. Para Laci says:

    Kur flet Basha dhe PD-ja per vota te lira dhe besim te demokracia eshte njesoj sikur nje prostitute te mundohet ti mbushe mendjen klienteve te saj se ajo eshte e ndershme.

  5. Sokol says:

    Amerikanet nuk jan si shqiptaret qe i genjeni ju me nje thes miiell o plehra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje