Johanes Hahn: Kundërshtitë e PD për Vetingun? Reforma në drejtësi duhet të nisë sa më shpejt

hahnKomisioneri Johanes Hahn thotë se reforma në drejtësi, duhet të nisë të vihet në zbatim sa më parë.

Ai është pyetur nga gazetarja Ilva Tare për këtë çështje.

Ilva Tare: Komisioner Hahn, mund ta shtjelloni pak më shumë se çfarë nënkuptoni me progres të prekshëm dhe progres të besueshëm në lidhje me reformën në drejtësi që është një kusht në rekomandimin tuaj për hapjen e negociatatve? Po ju pyes sepse sipas miratimit të paketës kushtetuese dhe të reformës në drejtësi, mund të duhen më shumë se 2 vite që institucionet të ngrihen apo të fillojë procesi. A do të thotë kjo se hapja e negociatave do të presë të paktën 2 vite? Gjithashtu në ligjin e rivlerësimit që ju e keni vënë në rekomandim si i rëndësishëm për t’u implementuar dhe për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta e dini se ky ligj aktualisht është sfiduar në Gjykatën Kushtetuese nga partia kryesore e opozitës dhe unioni i gjyqatrëve gjithashtu po përgatitet për ta rrëzuar atë. Cili është komenti juaj për këtë?

Johannes Hahn: Mendoj se zgjedhjet që po vijnë janë një mundësi e mirë për t’i vënë të gjithë nën presion për të dhëna të mëtejshme sepse kjo reformë në drejtësi nuk është vetëm një porosi, por kërkohej nga 90% e shqiptarëve.

Më në fund ishte një vendim unanim në parlament, i cili, si të thuash, ishte i paprecedentë dhe unë shpresoj që kjo të përsëritet, sepse është gjithashtu pjesë e një procesi dhe e progresit.

Ne gjithmonë kemi thënë se nuk është vetëm miratimi i një ligji, por gjithashtu bëhet fjalë për zbatimin e tij, të demonstrimit, vërtetimit të një farë historiku dhe kjo është ajo që po kërkojmë tani.

Në nuk po kërkojmë kompletimin e plotë të këtij procesi, i cili në të vërtetë mud të zgjasë më shumë se 2 vite, por ne do të donim të shihnim tashmë hapat e parë premtues dhe të pakthyeshme në drejtimin e duhur dhe nëse kështu ndodh, le të themi që ne mund të heqim këtë mbulesë.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *