Koço Kokëdhima sulmon Ramën: Komentet e tij ndaj Trump, të papërgjegjshme. Tani do qerojmë Sorosin nga Shqipëria

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

kocoKoço Kokëdhima, deri pak kohë më parë një nga miqtë e Ramës, ka sulmuar ashpër këtë të fundit pas fitores së Donald Trump.

Kokëdhima ndërkohë shprehet entuziast, pasi sipas tij, me Trump, Sorosi, që sipas Kokëdhimës ka kapur qeverinë dhe politikën shqiptare, nuk do të ketë më ndikim në Shqipëri.

Ja çfarë shkruan Kokëdhima:

Z.Donald Trump fitoi. Kjo është një fitore historike jo vetëm për demokracinë amerikane, por për të gjithë popujt që aspirojnë për një demokraci të vërtetë. Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë diçka e tillë.

Fitorja e Z.Trump nuk është thjesht një fitore e të djathtës kundër së majtës, por një fitore e popullit amerikan kundër tërë establishmentit politik. Kjo fitore tejçon anembanë planetit mesazhin e madh popullor për nevojën absolute të përtëritjes së klasave politike.

Me Donald Trumpin hynë në Shtëpinë e Bardhë të gjithë ata amerikanë që, janë ndjerë të zhgënjyer dhe të përbuzur nga sistem aktual politik, mediatik e financiar.

E kam ndjekur z. Trump që para shumë vitesh, si njeri biznesi dhe isha shumë i sigurtë për fitoren e tij gjatë gjithë fushatës së zgjedhjeve. Jam përpjekur përpara 10-12 vitesh ta bëj të njohur në Shqipëri Z. Trump dhe temperamentin e tij të pamposhtur duke përkthyer dhe botuar dy libra të tij në gjuhën shqipe në 2005 dhe 2007 me botimet Max.

Kam shumë besim që, marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën e z.Trump do të jenë shumë të mira, pavarësisht komenteve të papërgjegjëshme të disa zyrtarëve të Tiranës kundër tij.

Unë besoj plotësisht se Z. Trump do të jetë mik i popullit shqiptar dhe do ta ndihmojë Shqipërinë në përpjekjet e saj për tu çliruar nga sistemi politik i kalbur, që po e atrofizon e po e vret popullin shqiptar, duke i hequr atij çdo mundësi reagimi dhe çdo aftësi për të përmirësuar jetën e vet. Shpresoj shumë që Z.Trump të çlirojë diplomacinë ndërkombëtare për Shqipërinë nga ndikimi i Sorosit. Kjo do të na shpëtojë ne nga ky fondacion që kontrollon zhvillimet politike dhe e mban Shqipërinë nën një sistem pseudodemokratik. Me fitoren e Donald Trumpit, Amerika na jep edhe një herë shembullin e mahnitshëm të demokracisë.

Partitë politike në Shqipëri duhet të nxjerrin mësime nga ky mesazh. Mjaft më duke mbushur parlamentin dhe qeveritë me njerëz që populli nuk i do dhe nuk i voton. Mjaft më me sistemin e kompromentuar të numërimit të votave. Duhet të vendosim sistemin e votimit dhe të numërimit elektronik në zgjedhje. Nuk mundet që populli të vazhdojë të durojë krimet elektorale të kësaj klase politike të diskredituar. Duhet patjetër që deputetët e listës së partive politike të zgjidhen nga anëtarësitë me parimin “një anëtar, një votë”. Nuk mund të vazhdojnë të mbushen grupet parlamentare me njerëz që në parlament nuk përfaqësojnë qytetarët.

Të mësojmë nga populli amerikan, nga demokracia amerikane dhe nga presidenti Donald Trump!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

23 komente në “Koço Kokëdhima sulmon Ramën: Komentet e tij ndaj Trump, të papërgjegjshme. Tani do qerojmë Sorosin nga Shqipëria”

  1. eri says:

    Avash a derezi, mos fluturo me presh ne b…………. se edhe ti edhe Trump ne vakt jeni….

  2. Liri says:

    Komente te ngjashme me ato te Rames kan ebefre puthuaj te gjithe lideret europiane,pa perjashtim.Bile edhe sot jane prononcuar m edhume korrektese,por pa entuziazem.Ndoshjta Kocua lexon vetem shqip….Liri

    1. Edkari says:

      Edi Rama meriton denimin

    2. ben tirona1 says:

      Po te them nje ,qe nuk eshte prononcuar me pare negativisht.
      Merkel psh.

  3. Alma says:

    Kjo fitore e Donald Trump percjell mesazhin e madh popullor për nevojën absolute të reformimit te klasave politike. Nuk mund të vazhdojnë të mbushen grupet parlamentare me njerëz që në parlament nuk përfaqësojnë qytetarët. Mungojne njerezit vizionar si ju ne kete vend z.Koco

  4. Albania says:

    Nuk te dhjet Trampi ty o koco kokdhjeri, nuk ka kohe te merret me zhulsa si puna jote…takemi juaj ka gjetur shqiptaret nje popull budalla qe ju ndjek nga pas….

  5. aqif tahipi says:

    Vetem nje gje nuk po kuptoj qarte ,parate e bosave trump dhe koqo ne bankat e kujt depozitohen ?? Pra sado te flasi koqoja dhe trump kunder soros dhe lobit hebre ,prapeseprape atyre do ju luten per para.

    1. xheJ eN Bi says:

      Koçua ose Koqua qe do e shqiptonte nje lezhian ose kosovar,
      kenaqet si ai qe vuri tiganin ne zjarr per te skuqur peshkun kur qe akoma ne lum.
      ” Peshku ne lum e tigani ne zjarr ” i thote populli.

  6. GeRi G says:

    O koqo!
    Fjalia e pare e Rames ishte HC. Keqardhje per moszgjedhjen e saj. Pjesa e tjere ishte politike, biles e zgjuar! Ti o i mjere nuk e di se sa e ngre kjo !
    Nese Trump eshte apo ka nje keshilltar te mire, ndoshta urimin e Rames qe filloon me keqardhjen per HC, do te duhet ta vendos te parin, ne mesazhet e tij. Por BQ si puna jote qe i kane syte parat zullum (me hile te “ndershme”) s mundet ta kuptojne. Jo te gjithe jane kadare ne kete vend.
    Krenar per KM e shqiperise! Nuk zhgenjey edhe keesaj rradhe! Vota per ER!

  7. Zhelani says:

    Cfar te besoj te ju une ate qe terrorizonit rinin fierake me dogmat e qoftelargut dhe tani cireni per Z. Trump.
    Ju ishit nje lukini te rinjesh qe shperndaheshit ne c’do cep te rrethit te Fierit duke punuar per shpelarjen e trureve
    te rinjeve me thirjen esterike’ Te na gjej djelli ne pune dhe t’na ler ne pune”
    Largouni nga skena politike shqiptare ju njerez me filozofi te shpifur.
    Lereni popullin me qeverin qe ka zgjedhur me deshiren e vete, se ju jeni te konsumuar ne vleren – 0
    Tani eshte koha e jone e zhelaneve qe po zbukurohet ne c’do dite.

  8. Guuri. says:

    Ik ore fytyrë e pështirë mos na bë moral se e dimë sa vlen si njeri.

  9. loli says:

    Bota e ketyre njerzeve eshte kunder shumices, nuk e di se sa te verber do te jene njerezit per ti duruar e pranuar, por historia flet qe nga krijimi se popujt jane viktime e atyre qe i çfrytezojne se kane gjetur rrugen e perçarjes. Pluralizmi plus te mirave ne aparence ka dhe te keqen e madhe qe i ve njerezit e nje familje kunder njeri tjetrit pa le me ne nje shtet qe i hedh ne lufte me njeri tjetrin. Por çudi me ben ne Shqiperi dhe me tej qe njerezit gezojne se u zgjodh Tramp apo Clinton dhe prape me njeri tjetrin behen hasme. Pastaj seicili u thur lavdi e krijon shprese qe nuk e kemi pare te realizohet kurre. Dhe flasin pastaj ashtu si Trampi sot , per bashkim! Ka kaq muaj qe shan e qelb dynjane, ka kaq muaj qe edhe atyre te semure pa shprese per jeten, u thote votoni per mua se ne ate jete do te jeni te lumtur; dmth, ju vdisni, por me perpara votoni qe une te jem president. S’e kam vetem fjalen per Tramp-in se nuk me intereson fare, por te njejten politike ndjekin edhe te majte edhe te djathte, sipas ndarjes qe kane bere vete, ne te gjithe boten. Pastaj ndodh ajo qe ka ndodhe dhe me pare. Te pasurit duan te shtojne pasurine me çdo menyre, ndersa te varferit shpresojne deri sa vdesin per lemoshe. Dhe pastaj themi se bota eshte demokratike se populli voton e ata sundojne. Ja perse Koço Kokedhima eshte kaq entusiaste per kete fitore si i majte qe i thote vetes; hipokrizi! Po pse kaq entusiaste jane dhe Lulezim Basha, mos valle do te kete mbeshtetje nga Trampi qe te sundoje dhe ai Shqiperine? Si keta plitikane nuk gjene, ne fakt, se keta jane pjelle e se keqes, pavaresisht se disa njerez presin te mira. Rames besoj nuk i ka ardhe mire qe fitoi Trampi, por nga ngjarjet e viteve i jape dhe nje te drejte: per ndodhite shqiptare dhe ato te Kosoves, por edhe se Clinton e njihte problemin shqiptar ne teresi, ndersa, mendoj, qe Trampi nuk do ta dije fare se egziston ky vend apo jo. Te shohim, por nga eksperienca, punen e pushteteve te pare , ai qe vjen e persendyne dhe kjo ndodh kudo, sidomos kur jane rryma te kunderta, pavaresisht nga rezultati qe ka pasur. Koço po tregohet mosmirenjohes dhe diku i ka shkare, por po tregohet dhe pa stabilitet politik si puna e shume te tjereve qe hidhen e perdridhen si kurvat e pandershme. I uroj Trampit suksese, por politikan s’ka per tu bere kurre, po ashtu i uroj dhe Koços suksese, por politikan s’ka per tu bere kurre. Dhe theme politikan qe tu sherbeje njerzeve dhe jo vetes.

  10. Leone-53 says:

    Te gjitha sa thote me lart Kokedhima jane REALITETI i hidhur shqiptar qe po jetojme qysh prej 25 vitesh.

  11. gr says:

    Koco,
    Te vetmen
    gje qe ke shkruajtur apo kruajtur tamam ( pune kastraveci) eshte kjo puna e Sorosit. Aty miku, kruhu mire se e shef si shkon per leshe!

  12. Teuta says:

    Une nuk isha dhe nuk jam pro zgjedhjes se Trump. Mendoj qe kjo nuk ishte zgjedhja e duhur per Ameriken, por besoj se ameriken dine ta vleresojne me mire se ne cfare eshte e duhur ose jo per vendin e tyre. Ajo qe me beri pershtypje ishte fakti qe si kjo zgjedhje u pranua me qetesi, pa akuza te kota, ashtu si ndodh gjithmone te se, qe sapo mbarojne votimet direkt pala humbese akuzon per vjedhje votash palen fituese. Jam totalisht dakort me qendrimin tuaj, puls qe jam ne dijeni qe ju keni lobuar per vendosjen e bustit te Hillary-it ne Sarande, por jame pro asaj qe ju doni te percillni per te bere nje shembull qe duhet ndjekur, te demokracise ne votime kaq te rendesishme. Jam shume dakort me ju persa i perket Sorosit dhe uroj qe me ne fund te mos kete me politika korruptive dhe diplomate qe implikohen ne politikat e brendshmete nje vendi te huaj

  13. Besi says:

    Jam dakort me mendimin tuaj z.Kokedhima qe eshte mese e nevojshme vendojsa e votimit elektronik per te garantuar nje votim saq me te drejte dhe transparent. Vota e popullit eshte eshenjte dhe nuk duhet qe te manipullohet per interesa te vogla partiake dhe interesa individaliste. Kemi shume per te mesuar nga Amerika dhe demokracia e saj.

  14. Eri says:

    Më shumë se Amerikës , Shqipërisë i duhet një Donald Trump.
    Një Donald Trump kundër pederastëve që marrin fonde nga bashkimi i pederastëve të Europës, një Europe që shenjtëron të drejtat e gejve dhe përbuz të drejtat e të varfërve.
    Një Donald Trump kundër emigrantëve të paligjshëm që punën e zezë e bëjn të bardhë.

  15. fieraku says:

    Koco ka plotesisht te drejte per sa thote me larte, por nuka na sqarone dicka se sa e ka aplikuar ai, praktiken e futjes dhe vjedhjes, personalisht ne te gjithe aritjet e tija.

  16. minatori says:

    Kjo fitore e Trump ndoshta tregon dhe deshperimin, qe ka nje popull demokratik sic jane amerikanet, per nevojen per ndryshim. Menyra se si e shohim ne kete gje, tregon gjendjen e deshperuar dhe te pashprese qe jemi ne si shqiptar. Na kane erur shikimin syzet e Sorosit.

  17. Ilda says:

    Shqiperise do ti duhej një Donald Trump kundër llapaqenërve që flasin për paqen, kur vendi i tyre është i zhytyr në korrupsion, kundër të gjithëve. Sahanlëpirsave , dyfytyrëshave dhe minjve që fshihen mbas flamujve partiakë sepse skane guximin qe te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre.

  18. ali qyteza says:

    Zgjedhja e Trump nuk eshte e drejt. Si munden amerikanet t’ja benin Rames kete padrejtesi?!!! Si nuk u erdhi keq per Erionin atyre? Ai do qaj tani. Ku duron dot pa Sorosin ai?

  19. Qendrimi qe mbajti KM ne lidhje me zgjedhjet ishte absurd. Nuk mund te shprehesh per nje kandidat me ate fjalor. Kur duhet te ishte thjeshte ne rolin e spektatorit qe nuk ka arsye per tu perfshire ne ate ceshtje. Mbante qendrime Enveri dikur, dhe sado te vegjel dhe me barkun bosh, beheshim faktor. Sot me breket e Shukriut nuk behemi, sepse nuk kemi me burreri, por vetem servilizem.

  20. Alida says:

    Nuk jam ndonje fanse e madhe e Trump, madje e kritikoj per sjelljet e tij aspak etike. Trump nuk perfaqeson mirfillt Republikanet Tradicional. Por fitorja e tij tregon se kasta politike nuk mundet te manipuloj masen. Qytetaret Amerikane jan padiskutim shume hapa para nesh por le te shrebej kjo si nje model, por jo nje kopjo e shemtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *