“Nëse ka ndonjë mendje të sëmurë në Tiranë që shpreson se marrëdhëniet me SHBA do prishen, gabon rëndë”

9 Nëntor 2016, 12:32Politika TEMA

Deputeti socialist Tulant Balla, ka komentuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe zgjedhjen e Donald Trump, si president i SHBA-së:

“Per ne shqiptaret sot eshte nje dite historike ne rrugen tone drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian??. Zyrtarisht Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave per anetaresim.

Marredhenia jone me BE behet edhe me e forte?? ??.

Sot eshte nje dite historike edhe per SHBA??. Amerikanet kane sot nje President te ri te zgjedhur republikan Donald Trump. Urime popullit amerikan! Urime Presidentit Trump????!

Mirenjohja e popullit shqiptar per popullin dhe qeverine amerikane eshte baza e qendrueshme per marredhenie te shkelqyera.

BE dhe SHBA vleresojne progresin e arritur nga Shqiperia ne permbushje te prioriteteve kyc, per te cilat puna do te vazhdoje, dhe sigurisht presin progres te prekshem dhe te besueshem ne implementimin e reformes ne drejtesi (ne menyre te vecante vetting-u i gjyqtareve dhe prokuroreve).

Nese ka ndonje mendje te semure ne Tirane qe shpreson se negociatat nuk do te hapen, apo se marredheniet tona strategjike me SHBA do te ndryshojne pergjate administrates Trump, gabon rende.

Reforma ne drejtesi do te behet, vetting-u do te behet, sepse Shqiperia eshte e vendosur te ece drejt anetaresimit ne Bashkimin Europian, dhe do te vazhdoje te jete partner i besueshem i SHBA-ve”, thotë Balla.

7 komente në ““Nëse ka ndonjë mendje të sëmurë në Tiranë që shpreson se marrëdhëniet me SHBA do prishen, gabon rëndë””

  1. denis says:

    mendje te semur ne tirane ka taulant balla dhe shefi i tij psikopat rama

    1. ben says:

      O taulant palla
      Palle ke qene e palle ke ngelur.
      Ne shqiperi vetem je mendje e semure deklaroi jo ne nje vend jo ne nje media jo vetem ne shqiperi po edhe ne CNN se ne rast se fiton Trump mardheniet shqiperi amerike do prisheshin. Dhe ky njeri eshte kryerilindasi yt.
      Problemi me i madh tani eshte se si do ja bejme qe do luftojme edhe me grekun edhe me rusin edhe me ameriken do behemi te pasur vetem nga haraci.
      Po me mire lexo deklaraten e keshilltarit te Trump per politiken e jashtme dhe pastaj beni gati dorheqjet se nuk ka borxh shqiperia te vuaje nga makuteria dhe traplleku juaj.

  2. Mallakastrioti says:

    Rama ishte kunder kandidatit (Trump) per president dhe jo kunder presidentit te SHBA-ve – cilido qofte Ai.

  3. mandala says:

    dmth do beheni dashnore e cdo presidenti apo ambasadori amerikan???

  4. mandala says:

    dmth do beheni dashnore e cdo presidenti apo ambasadori amerikan????

  5. neoskllaverimi says:

    nese ka ndonje mendje te semure qe mendon se nuk jemi skllever te amerikes, gabon rende

  6. Lomy says:

    Jo or gamor – ka shume qe mendojne se shefi yt filloi renien e lire per ne republiken e leshit dhe s’gabojne fare!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje