Pesë mënyra se si do ndryshojë bota me Donald Trump

trump 1BBC thotë se bota mund të ndryshojë në mënyrë të ndjeshme pas fitores së Trump, nëse ky i fundit mban premtimet e bëra përgjatë fushatës.

Tregtia e lirë

Nëse Trump do të zbatojë me përpikmëri programin e tij, do të jetë ndryshimi më i madh në dekada i lidhjeve tregtare të Shteteve të Bashkuara me pjesën tjetër të botës. Ai ka kërcënuar me anulimin e disa marrëveshjeve tregtare, përfshirë këtu traktatin “North American Free Trade”, të nënshkruar mes SHBA, Kanadasë dhe Meksikë dhe të cilin Trump e akuzon për humbjen e vendeve të punës në SHBA. Ka sugjeruar gjithashtu largimin e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Tregtisë. Favorizon taksat e larta të importit dhe ka folur për 45 përqind taksë për mallrat që importohen nga Kina dhe 35 përqind për ato që importohen nga Meksika. Ai thotë se kjo lëvizje do të ndalojë emigrimin e kompanive amerikane në vende me kosto të ulët prodhimi.

Klima

Hyri në fuqi vetëm katër ditë më parë, por Donald Trump është zotuar se do ta anulojë atë. Bëhet fjalë për “Paktin e Parisit”, nënshkruar në dhjetor të 2015 nga 195 vende të botës. Ka deklaruar se do të ndalojë të gjitha fondet amerikane për programet e ngrohjes globale të Kombeve të Bashkuara. Largimi i një vendi të vetëm nga kjo marrëveshje nuk e cënon atë, gjithsesi, largimi i vendit më të fuqishëm do të ishte një goditje e rëndë për paktin. Trump është pro shtimit të shpimeve dhe zgjerimit të teknologjisë për naftën argjilore, premton thjeshtimin e rregulloreve në këtë sektor dhe ndërtimin e linjës së importit të naftës Keystone XL nga Kanadaja.

Kufijtë

Ndaj emigracionit Donald Trump ishte shumë i ashpër fillimisht, por sa më shumë afrohej data e zgjedhjeve, aq më shumë zbutej ai në këtë drejtim. Ndaj, sot është ende e vështirë të parashikohet nëse do të realizojë deklaratat e famshme për murin e madh me Meksikën apo për dëbimin e mbi 11 milionë emigrantëve të paligjshëm. Ky qëndrim u zbut dhe Trump nuk fliste më për emigrantët e paligjshëm, por për “ata që ishin me precedentë kriminalë”. Deklaroi gjithashtu edhe një qëndrim të ashpër kundër myslimanëve, të cilët tha se nuk do t’i lejojë të hyjnë në SHBA. Edhe ky qëndrim u zbut së fundmi, kur deklaroi se i referohej ekstremistëve nga disa vende të caktuara të globit, por pa përmendur vendet.

NATO

E ka cilësuar shpesh si një organizatë “demode”, ku vendet anëtare mosmirënjohëse përfitojnë nga dora e lëshuar e Shteteve të Bashkuara me fondet. Ai ka deklaruar se Amerika nuk mund të përballojë koston e mbrojtjes së aleatëve të saj në Europë dhe Azi, pa u kompensuar. Për këtë ai sugjeroi se mund të tërheqë menjëherë trupat amerikane nëse vendet anëtare të NATO-s nuk plotësojnë detyrimin e shpenzimit të 2 përqind të GDP-së për ushtrinë.

Rusia

Ka deklaruar se mund të zbusë tensionet me Rusinë dhe presidentin rus, Vladimir Putin. Shpesh e ka lëvduar si një lider të fortë, me të cilin do të pëlqente të kishte një raport miqësor. Nuk ka folur për forma konkrete bashkëpunimi me Moskën, përveç dëshirës për një aleancë mes dy vendeve kundër ISIS-it. Këmbëngul se me të në krye të Shtëpisë së Bardhë, respekti i Putinit për Shtetet e Bashkuara do të jetë më i madh sesa me Hillary Clinton apo Barack Obaman.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Pesë mënyra se si do ndryshojë bota me Donald Trump”

  1. artur says:

    Si e dini cfare do te ndryshoje kur deri para 3 oresh e dinit se do fitoj Klinton?!!!!

    1. the Punisher says:

      E ke ne krye te artkullit or Tunxh….nese mban premtimet e bera gjate fushates, thote. Ndersa puna e parashikimit se kush fiton, jane ceshtje sondazhesh ato. Shume te thella per ti kuptuar ti Artur trapi.

      1. Adriatik says:

        Po turkoshqiptaret ca do bejne? Islamikeve do i ndalohet ardhja ne usa. Te rexhepi do perfundoni te gjithe.

  2. nga kotorri says:

    keni harru edhe qe do debohet I gjith kombi kriminel shqiptar nga skena e botes.
    shqiptaret kriminela dhe myslimanet islamist do futen ne tela me gjemba internim na polin e jugut ku ka vec bor akull er stuhi dhe nadonji penguin I rastit me sqep si hunda e sal berishs.

  3. hajn hajni i hajnave says:

    shqiperija do ndahet mes fqinjve shqiptaret do piqen ne hell si mish qebab per qent e slitave te alaskes

  4. Leone-53 says:

    Ishte domozdoshmeri ndoshta fitorja e Trump per kete bote te “semure” prej kohesh qe do ta beje ate (boten) me te drejt:
    -Globalizimi i ekonomise ka shkatrruar ekonomine europiane e amerikane.
    -B.E. mer nje goditje tjeter (pervec daljes se Anglise, dhe shume shteteve euroskeptike si Austria,Hungaria e plot te tjera) qe do te pasohet nga Franca se shpejti dhe Italise me 4 dhjetorku jetojme dhe ne 600000 shqiptare.
    -Shtetet europiane do fitojne PAMVARTESINE e humbur nga Brukseli burokrat (ju kujtoj ketu fjalen e Junker president i comm. europian fill pas votimit te referendiumit Hungarez me 2 tetor ku tha se REFERENDIUMET jane shume te rrezikshem d.m.th. fjala e popullit duhet “mbytur” !… Kush eshte me kete tip Junker (d.m.th. kete tip Europe) le ti mbeshtes por do te jete driteshkurter sepse ne qe duhet te jemi te lire nuk do tu leme “ne paqe” kurre!
    -Do te jete nje bote me me paqe sepse nuk do te ket me lufte te padrejt si ajo kunder Afganistanit, Irakut, Libise e Sirise (lufta gjithmon eshte e padrejt) ku U.S.A. shkatrroj shtetet e mesiperme duke u hapur rruge KAOSIT qe po jetojme.
    -Per ne europianet do te jete SHPETIM nga nje emmigracion afrikan ku shumica absolute e atyre qe mbahen ne hotele me 3 yje ketu ne Italine e “semure” te te majtes italiane (as 10 % e tyre nuk permbushin konventen e Geneves per te qene refugjat).
    Dhe si shqiptar qe jetoj ne Itali per mbi 15 vjetesh, qe e ndjek regullisht cndoth reth nesh, do ti mbyllet goja amatorit politikan Rama qe kur vjen ketu ne Itali na can koken ne shqiptarve kur jep LEKSIONE per politikan te ketushem qe nuk i pelqejne atij por jane ne MBROJTJE TE TE DREJTAVE TONA TE KRIJUARA ME DJERSEN E BALLIT TONE.
    Ciao nga Milano GJITHE SHQIPTARVE TE NDERSHEM kudo qe jetojne ketej ne Europe e aty ne Shqiperi dhe do ta “ftoja” DIASPOREN shqiptare te mos vej ne Tirane (per llogari te Rame drogaxhiut) me 18 nentor sepse Edrushi nuk ka ndermend te fus ne ligjin elektoral te drejten kushtetuse tone per te votuar ketu ke jemi ne mbi 30 % e poppullsise shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *