Vladimir Putin, i pari lider botëror që uron Trump. Në Rusi shpërthen entuziasmi

putinPresidenti rus Vladimir Putin është i pari lider botëror që ka uruar për fitoren Donald Trump.

Në një telegram dërguar të presidentit të sapozgjedhur, Putin shprehet se dialogu mes Moskës dhe Uashingtoni do ti shërbejë interesave të të dy vendeve, dhe shperson të punojnë së bashku në çështjet ndërkombëtare.

Ndërsa aleatët e Amerikës janë ende të shokuar, në Rusi lajmi i fitores nga Donald Trump është pritur me çlirim dhe entuziasëm.

Kur agjensia Interfax dha lajmin, Duma, dhomë e parlamentit të Rusisë, shpërtheu në duartrokitje. Vetë Presidenti Vladimir Putin i dërgoi një urim Presidentit të Zgjedhur amerikan duke e ftuar të bashkëpunojnë për çështjet e ndryshme në botë.

“Në drejtimin e Donald Trump, Washingtoni do të jetë më pak ideologjik dhe më racional tani në politikën e jashtme, përfshi edhe ndaj Rusisë”, tha senatori rus, Pushkov.

Kurse ekstremisti nacionalist, Zhirinovski, një lloj Sheshelji i Rusisë, u shpreh: “Trump ka thënë se do t’i zgjidhë të gjitha problemet me Rusinë, në mënyrë positive… të gjithë i janë mirënjohës dhe po ashtu jemi edhe ne këtu në Rusi”.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...