Rama pranon vërejtjet e BE, akuza opozitës: Hiq dorë nga përpjekjet për bllokimin e negociatave

rama-vlahutin-642x356_1478699714-4984501Duke folur në lidhje me progres – raportin e KE-së për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama tha se është normale kërkesa e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi dhe ligjit të Vettingut.

“Si mund të çelen normalisht negociatat nëse nuk ka nisur ende Vettingu për gjykatësit dhe prokurorët, kur dihet që dy kapitujt e parë janë për drejtësinë?!”, tha Rama.

Kryeministri akuzoi opozitën se kërkon të bllokojë hapjen e negociatave.  “Këtë e dinë edhe dritëshkurtërit që kanë bllokuar përkohësisht Vettingun me kërkesën e turpshme për ta shpallur antikushtetues dhe do të duan të bllokojnë negociatat”, tha ai.

Rama shtoi se Qeveria që ai drejton dhe mazhoranca është e bindur në vazhdimin e reformave dhe jo vetëm sepse ato i kërkon Brukseli, por për ndërtimin e Shqipërisë moderne, sipas tij. “Shteti modern ndërtohet vetëm duke ndjekur rrugën e integrimit europian si e vetmja rrugë për të bërë shtet dhe forcuar institucionet. Duhet të vazhdojmë me vijimin e progresit në çdo fushë, përfshirë zbatimin e ligjit të Vettingut”, deklaroi Rama.

“Kur erdhëm në qeveri Shqipëria ishte refuzuar 3 herë rresht. Vendi ynë e mori statusin dhe sot pas 2 vitesh, Shqipëria sapo ka marrë rekomandimin e KE-së për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. 3 vjet më parë kjo arritje kaq domethënëse dukej një mision i pamundur brenda mandatit tonë të parë qeverisës.

Por axhenda jonë reformiste dhe një betejë e paepur për të çuar përpara reforma rrënjësore, të rënda dhe me kosto në çdo sektor, ja ku na ka dhënë të drejtë edhe ndërkombëtarisht. KE e ka vlerësuar aq pozitivisht progresin e bërë sa ka ndezur dritën jeshile për hapjen e negociatave. Kazani i broçkullave zhurmoi me të madhe për kushtet që do t’i viheshin, madje edhe për kanabisin se do të vihej kusht.

Dy ditë më parë dolën hapur kundër rekomandimit për hapjen e negociatave. Shqipëria e ka marrë pa kushte rekomandimin, por me mirëkuptimin e natyrshëm që deri në uljen në tryezën e negociatave të vijojë puna për zbatimin e reformës, konkretisht vettingut”, deklaroi Rama.

Ai tha se zbatimi i reformës në drejtësi është edhe kushti që qeveria i ka vënë vetes. Rama theksoi se kjo nuk është një detyrë vetëm nga Brukseli por një detyrim për fëmijët tanë. “S’do as mend dhe as kalem që kjo premisë apo kusht është edhe kushti që kjo qeveri i ka vënë vetes për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.

Ne i kemi bërë dhe do t’i bëjmë një për një të gjitha reformat dhe detyrat e integrimit evropian jo se i kërkon Brukseli por se ua kemi borxh fëmijëve tanë. Shqipëria evropiane, shteti modern i shqiptarëve mund të ndërtohet vetëm duke ndjekur rrugën e integrimit evropian”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Rama pranon vërejtjet e BE, akuza opozitës: Hiq dorë nga përpjekjet për bllokimin e negociatave”

  1. Petro says:

    Bla bla bla … Hipokrizi dhe genjeshtra. Pa reformuar trurin, pa katharsisin nga mentaliteti komunist i luftes se klasave edhe ndaj brezit te trete e te katert as mos e mendo Europen.

  2. Kujtim says:

    Bravo RAMA vazho perpara te tjeret le te lehin populli i di mire ata se kush jan plerat

  3. Kujtim says:

    Bravo RAMA vazho perpara te tjeret le te lehin populli i di mire ata se kush jan plerat…….Shqiperia nuk ka opozit po vetem nje grup ULIGANESH te tipit Berisha Lului Nokja Ristani etj

  4. Kujtim says:

    Bravo RAMA vazho perpara te tjeret le te lehin populli i di mire ata se kush jan plerat…….Shqiperia nuk ka opozit po vetem nje grup ULIGANESH te tipit Berisha Lului Nokja Ristani etj ,,,,,,,,,,,,,

  5. Kujtim says:

    Bravo RAMA vazho perpara te tjeret le te lehin populli i di mire ata se kush jan plerat…….Shqiperia nuk ka opozit po vetem nje grup ULIGANESH te tipit Berisha Lului Nokja Ristani etj ,,,,,,,,,,,,, ………..

  6. Mallakastra says:

    Ky koke zbathur idiot si shefi i tij Luli do heqi zvarre Kryeministrin Shqipetare per deklaraten e nje kantidati per President. Nuk e ka te qarte ky se ne ja shkulim edhe ato qime te rruara qe ka nje nga nje. Legen burre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *