Rama? Të gjithë liderat botërorë e kanë kritikuar ashpër Donald Trump gjatë fushatës së tij

9 Nëntor 2016, 16:41Politika TEMA

PD dhe mediat pranë saj më shumë se sa me fitoren e Donald Trump, sot janë marrë me kritikat e Edi Ramës ndaj tij.

Kritika që janë konsideruar si skandaloze.

Por politikat përçarëse dhe diskriminuese të Donald Trump gjatë fushatës zgjedhore ngjallën reagimin e shumicës së liderve botërorë

Deklaratat diskriminuese të Trump për gratë, emigrantët, muslimanët dhe një sërë grupesh të tjera etnike shkaktuan një reagim të ashpër të shumicës së liderve botërorë përpara zgjedhjes së tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në Europë, lidera si Hollande, Cameron, Renzi e deri tek Papa Françesku u rreshtuan qartësisht në kampin “anti-Trump”. Gjatë një vizite shtetërore në SHBA në muajin tetor, duke iu referuar kanditatit republikan për President, Kryeministri i Italisë, Mateo Renzi deklaroi se: “Emri që duhet t’i vendosim të ardhmes duhet të jetë edukimi dhe jo intoleranca, besimi dhe jo urrejtja, urat e bashkimit, jo muret e ndarjes”.

Në Francë, shqetësimi për zgjedhjen e Trump u artikulua qartë nga Presidenti Hollande, i cili theksoi se: “Zgjedhja e Donald Trump do të ishte e rrezikshme dhe do të ndërlikonte marrëdhëniet midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo tejkaloi “përzemërsinë” e zakonshme të protokollit, duke e thënë: “O Zot, si mund të jetë Trump kaq idiot”.

Deklarata e famshme e Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të të gjithë muslimanëve dhe për krijimin e një mekanizmi për “skanimin” e të gjithë mulismanëve që jetojnë në SHBA provokoi një shqetësim të ligjshëm tek përfaqësues të botës Islame.

Sadiq Khan, Kryetar i Bashkisë së Londrës theksoi se: “Pikëpamja injorante e Donald Trump mbi Islamin do t’i bënte vendet tona më të pasigurta. Këto pikëpamje nxisin margjinalizimin e muslimanëve të zakonshëm në të gjithë botën, diçka nga e cila do të përfitonin vetëm ekstremistët”.

Nga ana e tij, Recep Tayyip Erdogan, President i Turqisë tha se: “Një politikan i suksesshëm nuk mund të bëjë deklarata të tilla sepse brenda Shteteve të Bashkuara jetojnë me miliona muslimanë. Një politikan nuk mund të flasë në këtë mënyrë”.

Vetë Papa Françesku konsideroi deklaratat e Trump për muslimanët si tërësisht të gabuara. Ati i Shenjtë u shpreh se: “Një person që mendon vetëm për ndërtimin e mureve në vend të urave, kudo që ai ndodhet, nuk mund të jetë i krishterë”. Të njëjtat deklarata, të cilësuara si diskriminuese edhe nga Kryeministri Rama gjatë një vizite të tij në SHBA, u përqeshën edhe nga Kryeministri i Britanisë në atë kohë, David Cameron, i cili e konsideroi Trump si: “Përçarës, i padobishëm dhe thjesht i gabuar në gjithçka atë që thotë”. Isak Herzog, lideri i opozitës së Izrealit shkoi deri atje sa të cilësonte “deklaratat e Trump shokuese dhe të neveritshme”.

Karakteri i paqëndrueshëm i Trump ishte gjithashtu objekt kritike i shumë liderëve botërore. Kristian Jensen, Ministër i Jashtëm i Danimarkës u bë i famshëm me deklaratën e tij se “Trump ndërron mendimet ashtu si ne ndërrojmë mbathjet”.

Carl Bildt, ish-Ministër i Jashtëm i Suedisë tha se “nëse Donald Trump do të zgjidhet president i SHBA-ve, bëjmë mirë që të gjithë të futemi në bunkerë”, ndërsa Erna Solberg, Kryeministre e Norvegjisë u shpreh se: “Shumë nga ato që Donald Trump thotë e bëjnë botën më të paqëndrueshme”.

Edhe Boris Johnson, ish Kryebashkiaku i Londrës dhe aktualisht Ministër i Jashtëm i Britanisë së Madhe ironizoi duke thënë se: “e vetmja arsye përse nuk dua të vizitoj disa zona të Nju Jorkut është sepse kam frikë se mos takohem gabimisht me Donald Trump”.

Meksika, fqinji jugor i SHBA-ve i sulmuar gjatë të gjithë fushatës zgjedhore të Trump nuk e ka përjetuar aspak mirë retorikën e fushatës së Presidentit të ardhshëm të SHBA-ve. Disa ditë pasi Trump premtoi ndërtimin e një muri për frenimin e valës së emigrantëve të jashtëligjshëm meksikanë, Presidenti Enqique Penja reagoi duke kujtuar se: ““Kjo është mënyra se si erdhi në pushtet Musolini dhe pas tij edhe Hitleri”.

Konfirmimi i Donald Trump, si kandidati fitues i garës presidenciale gjatë mëngjesit të së mërkurës u shoqërua në mënyrë të kuptueshme me urimet e rastit, por përsëri, një numër lidërash e kanë pasur të pamundur të fshehin kundërshtimin e tyre për figurën e Trump. Menjëherë pas konfirmimit të tij, Gerard Araud, Ambasadori i Francës në Uashington tha “Pas Brexit dhe këtyre zgjedhjeve, tashmë gjithçka mund të ndodhë. Bota që ne njohim po shembet përpara syve tanë”. Nga ana e tij, Heiko Maas, Ministri gjerman i Drejtësisë tëitoi: “Nuk u shemb bota, por gjërat bëhen shumë më të çmendura”.

21 komente në “Rama? Të gjithë liderat botërorë e kanë kritikuar ashpër Donald Trump gjatë fushatës së tij”

  1. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Po qe se Zoti i ka dhene te drejten e fundit te Botes,le ta realizoj !

    1. Anton says:

      Z. Rama, duhet te pranosh se ke gabuar ne deklaraten qe ke bere. Kryeministri i Kandase dha nje pergjigje shume te zgjuar kur u pyet se cfare mendonte per kandidatet ne Amerike. Ai tha: ‘Populli amerikan ka zgjuaresine te zgjedhi liderin me te mire per te’. Nuk ka pergjigje me te sakte. Ti duhet te kishe bere te njejten gje. Ne kushtet kur kandidati qe ti kritikove dhe nuk doje fitoj mund te besh nje deklarate te tille: Gjysma e popullit amerikan donte kandidatin Klinto, gjysma tjeter donte kandidatin Trump. Une isha me gjysmen qe donin Klinton. Kjo nuk do te thote qe ti ishe kunder Amerikes. Ti ishe me dhe per Ameriken por me axhenden e kandidates demokrate dhe jo axhenden e kandidatit republikan. Kjo nuk do te thote qe Trump nuk eshte President i te gjithe amerikaneve dhe bashkepunetor edhe i atyre qe e kane kritikuar apo qe nuk e kane dashur. Vete Robert Deniro e kritikoj ashper por sigurisht qe do ta njohe dhe respektoje si President i vendit te tij. Ky eshte nje mesim diplomatik per politikanet shqiptar. Kurre mos bej deklarata pasionante dhe te mbeshtetura ne emocione. Pike.

    2. adi says:

      o tema
      seriozisht e keni qe me te njejten gjuhe qe talleni me rilindasit do hidhni lumin dhe me amerikanet??????
      apo doni te mbani me kurajo grigjen rilindase???
      o cuna ky i shkoi tjetrit ne shtepi te vet dhe i re ne qafe si askush tjeter ne bote dhe nuk ka njeri ne bote qe e mer persiper!
      nuk e beri kete qe bere kr rilindasi.
      asnje kryeminister a kryetar shteti ne bote nuk pati paturpesine a budallallekun qe pamvaresisht konsideratave per trump apo clinton te shkonte deri ne amerike e te dilte dhe ne cnn e te sulmonte ne menyre skandaloze njerin nga kandidatet ne gare.
      prandaj cunat e temes nese ka nje gje te sigurt ne bote sot vec zgjedhjes se trump president eshte fundi i rilindjes ramiste!!!!!!!
      e vetmja gje qe nuk jam i sigurt eshte se sa do e kete cmimin per qepje kostumi kur do behet robaqepes!!!!
      kuptohet nese trump do e lejoje te ushtroje edhe kete profesion!!!!

  2. andi says:

    Te gjiths deklarimet e kryeministrave dhe presidenteve qe ti rendit jane: te forta , por te matura, jo fyese …nuk flas per vendet arabe…ata dhe oa zgjedhje jane agresive ndaj usa ne deklarata. Me perjashtim te Meksikes, qe eshte jashtezakonisht e prekur nga objejtivat politike te Trump.
    Te shthurura jane deklarimet e ish ministrave, ish kryemijistrave, dhe te kryetareve te bashkive.
    Ky joni eshte kryeminister ir trap gazetar…jryeminister I nje vendi te mjere, shume te varur nga politikat e US…ketij nuk I takon te beje deklaraten me te ashper, me denigruese ndaj Trump nga te gjithe liderat e Europes…
    Bjeri shkurt: eshte si historia qe Ekrem Vlora tregon ne librin e tije….A do ti marre vesh Evropi bemat e djalit tim Ismail Bej?! – Sigurisht qe do ti marre vesh…nen kete anektode shikoje Ramen…nje megaloman I nje vendi shume te vogel dhe te palumtur qe kerkon vemendje…
    Eshte vazhde e pyetjes se gazetares se Klan per Merkel: A mendoni se Edi yne eshte fener ndricues ne Europe?!

  3. sapa says:

    Nje gjyshja ime thoshte gjithmone pasi pinte kafen:
    per te mire e per sakrament
    merre filxhanin e coje ne vend
    mos fol keq per kend
    mbushe koken me mend.
    Eshte kenaqesi e madhe te shikosh idjotet qe menduan se Trump nuk fiton.

  4. mirel says:

    Po dhe Ramiu lider boteror qe udhezoi Ameriken si te votoje.
    Trampi dhe Trapi

  5. kozmo says:

    Mos beni kot bla bla bla , jane shume te pa rendesishme ,fjalet e Rames kundra Tramp . Ore popull ,a e kuptoni qe Tramp nuk eshte Enver Hoxha,qe i ndiqte armiqt e tij ne cdo vend ??
    E para , Tramp eshte i lindur ne nje shtet demokrat dhe eshte i ndergjegjshem qe te gjithe njerzit nuk mund te jene dakort me ate .
    E dyta , Tramp nuk eshte vetem ,por ka nje grup diplomatesh Republikan qe drejtojne shtetin . Tramp ishte mundesia e vetme per te fituar Republikanet ,sepse ka shpenzuar miliona per kete fitore .Republikanet kishin shume vite qe nuk po merrni pushtetin ne dore , TRAMP SI MILIARDER JA DHA KETE MUNDESI ME XHEPIN E TIJ , PA DYSHIM E MERITON ATE KARRIGE ,POR KJO NUK DO TE THOTE QE AI DO TE BEJ CFARE TE DOJE ,SEPSE NUK ESHTE POLITIKAN .

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Ke nja dy gabime te vogla:

      E para, republikanet deri tani kishin humbur vetem 2 zgjedhje, pra kishin vetem 8 vjet qe nuk e kishin presidencen
      E dyta, Trumpi jo vetem qe nuk ka harxhuar asnje lek nga te vetat, por edhe vete fushata republikane kushtoi 5.5 here me pak se sa fushata demokrate.
      E treta, ben mire qe ato qe shkruan t’i lexosh diku, jo se ashtu ta ka qejfi apo ta merr mendja ty para filxhanit te kafes, si psh ke degjuar qe Trump eshte miliarder dhe ta merr mendja qe i ka hedhur ca nga ato para per partine Republikane, meqenese kishte kohe qe nuk ishte ne pushtet. Hajde o Kozi, me te lumte.

  6. Gaspar Igellberger says:

    Qenkeni lodh shume me statistiken.Ndoshta te gjithe kane pase rezerva,po asnje muk eshte shprehur ne menyre kaq idiote,katunareske dhe aspak diplomatike sa ki psikopati ine.Po kush eshte Shqipnia e kush eshte Edvin Ramallari qe te flasesh keshtu.I fundit ne Europe dhe nder te fundir ne bote e flet sikur te ish Kina apo Rusia.Eshte shprehur si idiot dhe superkatunar megalloman.Pyte do i dergoj telegramm kortesie apo jo.Po ku di ca ashte marrja ki psikopat.

  7. Einstein says:

    Sipas te dhenave te fundit shkak i fitores se Trump,jane deklaratat e Edvin Rames.Ky rezultat erdhi si reaksion ndaj fjaleve te udheheqesit planetar Edvin Rama.Kjo tregon se sa influent eshte lideri boteror.As vete Trump nuk besonte ne fitore.Te ja dijeni per nder Edvin Rames.

  8. Albania1 says:

    Mardheniet Shqiperi USA nuk jane ne dore as te Trampit as te Rames por ne dore te demokracis. Si kujtoni ju se me nje te rene te lapsit Tramp mund te prishi mardheniet me shtetet partner perfshi dhe Shqiperine ? Gaboheni …….
    Po ti hidhni nje sy historise se presidenteve te USA republikanet jane ata qe gjithmone kane bere hapin e duhur ne mardheniet Shqiptaro-amerikane.

  9. albi says:

    Mire o Mero, mire. Po ata jane lidere boterore, kurse ky Edvini yne nuk eshte as lider lokal.

  10. We the T.T says:

    Trump Train ska problem me kryeministrin shqiptare,pasi cdo kush ishte anti Trump, ju kthye beshtyma mbraptsh o legena komentuesi si zonja TONY UK.

  11. nuk ka tym pa zjarr says:

    Zgjedhjet jane manipuluar. Njelloj si me bushin

    1. Plaku Xhuxhumaku says:

      Egzakt, Rama kerkoi te hapen kutite dhe te numerohen edhe nje here votat, perndryshe do te nxjerre njerzine ne bulevard.

  12. dash says:

    Budallalleqe, idiotlleqe kur ske ci ben gomarit i bie samarit…ja gaboi e pastaj? Fati Shqiperise ne prese te briskut…Fatin Tone Po e ndertojme vete dhe me gabime apo jo , Rama Po perpiqet te beje dicka…nderkohe qe te tjeret perpiqen ta fundosin vendin

  13. Sherifi says:

    Nuk kuptohet gjith kjo zhurme, ne Amerike kishte zgjedhje per president , ne fushate kandiduan dy figura nga te cilat njera do fitonte, ashtu sikunder ishin ndare dhe amerikanet, nje pjesse me njerin kandidat dhe nje pjese me tjetrit, rdhr Rsma si gjysma qe nuk fitoi, beri deklaraten sipas mendimit te tij, perse duhet bere kaq zhurme sikur u permbys bota, presidenti qe u zgjodh nuk ka mendjen e Qim Pekes qe te hakmerret me Ramen apo me Shqiptaret.

  14. Mihallaq Furxhi says:

    Per mendimin tim politikanet Shqiptare duhet te tregohen me diplomate ne lidhje me zgjedhjet e presidentit ne Amerike.Panvarsisht se Zonja Clinton fitoi me shume vota ne Popull sipas rregullave te vendosura per zgjedhjen e Presidentit.Z.Tramp me voten e rregullt te kolegjit elektoral fitoi te drejten legjitime per te mare me merite detyren e Kryetarit te Shtetit. Te me fale lexuesi per nje detaj gjate fushates se zgjedhjeve ketu ne USA tempullin e demokracise .Mu kerkua nga kampi demokrat ne zgjedhjet para eliminatore mendimi tim ne fushaten elektorale te demokrateve, mendimi tim ishte qe ne rolin e VP duhej te ishte zoti Bernie Sanders i cili mori ne gjithe USA sasi shume te madhe votash po ashtu fitoi shume shtete ne total dhe Zonja Clinton nuk mund te zgjidhej si kandidate per presidente pa votat e te zgjedhurve te Demokrateve.Mendoj se po te zgjidhej strategjikisht kjo menyre mbase Demokratet mund te kishin fituar zgjedhjet te pakten Michiganin e kishin te fituar, shtet ky qe ne prieliminatore fitoi Z. Bernie Sanders.Une mendoj se do te behet nje mesim per te ardhmen e Demokrateve.

  15. kombi says:

    RAMA DUHET TE FITOJE PERSERI NE ZGJEDHJET E ARDHESHME . KOJ ESHTE E RENDESISHME PER SHQIPERINE DHE JO KUSH FITON NE AMERIKE . SHTETIN TONE NUK E RREGULLON AMERIKA , BERISHA I NXORI UJIN E ZI KETIJ SHTETI SA ISHTE NE PUSHTET , NDERSA RAMA PO E RREGULLON RRUMPALLEN E TIJ PREJ VITEVE . CDO AYTET PO NDERTOHET DHE RESTAUROHET ,PER TI HAPUR DYERT TURIZMIT ,GJE TE CILEN BERISHA NUK DONTE TA BENTE , SEPSE ESHTE ANTISHQIPETAR ,NUK I INTERESON RREGULLIMI , LIGJET ,POR RRUMPALLA ,QE TE JEMI NE SY TE BOTES VENDI ME I HUMBUR
    ,ME I PISET ,I PRAPAMBETUR ,I VARFER . KESHTU AI ESHTE I KENAQUR . RENDESI PER PD, ESHTE SI ATA TE PASUROHEN , TE KENE DREJTESINE NE DOREN E TYRE
    AMERIKA ME TRUMP ,PA TRUMP ESHTE ME SHQIPERINE , NE DUHET TE TREGOHEMI TE ZGJUAR KUR TE ZGJEDHIM KRYEMINISTRIN TONE ,I CILI DO TE BASHKOJ SHQIPERINE ME EUROPEN .

  16. intelektuali says:

    ASNJE KRYEMINISTER NE BOTE NUK E KA FYER PRESIDENTIN TRUMP SIC E DENIGROI EDI RAMA NGA STUDIOJA E CNN-IT

    prandaj:

    O Mero Baze gazetari i Edvinit dhe ju o gazeta TEMA mblidhni trunin e fishkur te fanatikut se Shqypnia eshte nje vend i vogel sa nje fshat i humbur ne SHBA qe te kuptoni se ofeza te tilla te leshuara badiava nga nje Kryeminister KAQOL per njeriun me te forte ne Bote sic eshte Presidenti i SHBA nuk premton asgje te mire per Shqypnine tone mjerane me GDP per fryme si nje fis prej Afrike ZULU.

    PO C’KUJTON TI O MERO BAZE SE KUSH E KOMANDON FMN-NE DHE BANKEN BOTERORE?

    Lere dallkaukun Holland te Frances qe ka trunin e adoleshentit qe diten behet President dhe naten gjurmon dafllakun me motociklete, prandaj edhe talebanet e islamit e kane bere Francen si tabele qitje.

    Lere edhe Edroganin qe po behet si Hitleri apo si Enveri Yne ne 2016.

    Shiko KAQOLIN tone Edi Rama qe u vetshpall “PARTIZAN” i Enverit duke fyer dhe denigruar gjysmen e shqyptareve si “Balliste Pulaxhinj” duke menduar se keshtu do te fyeje dhe denigroje edhe Presidentin amerikan dhe t’ja hedhe lumit me pas me nje kritike shoqerore si ajo e Mehmet Shehut kur vrau dhe masakroi katundaret ne Lushnje. Edi Rama u shfajesua si nje debil adoleshent para medias: “Une e shava Trumpin se me shau kosovaret!”

    KUSH E KA AUTORIZUAR EDI RAMEN TE MBROJE KOSOVARET NE BOTE?

    Kur Kosova eshte nje shtet i pavaruar nga Shqypnia dhe ka President, Kryeminister dhe Kryetar Parlamenti me dinjitoze se palacot e korruptuar te Shqypnise? Ha pra kush e mesoi Edi Ramen te luante klounin e garibit servil te familjes Klinten me nje dosje te trashe korrupsioni ne aferat e saj pa piken e moralit?

    sepse:

    Deri tani akoma nuk ka dale e qarte se kush e financoi Edi Ramen ne kete aventure krejt te rrezikseshme per fatin e Vatanit dhe media shqyptare ne vend qe te hulumtoje kete fenomen shkaterrimtar per Shqypnine, vazhdon avazin me emisione idiote alla Blendi Fevzoi OPINION ku BIBAT e tij qe fton ne studion e TV Klan e quajne Trumpin HITLERIN e ri te Botes.

    DERI KUR DO TE VAZHDOJE KJO MARRI ALBANEZE?

    Ky eshte thelbi qe duhet te trajtoje gaqzeta TEMA dhe e gjithe media jone kombetare, ndryshe Shqypnine e pret izolimi nga Bota Demokratike per faj te Kryeministrit tone KAQOL ashtu sic ndodhi ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes kur mbeti ne Dimrin e Vetmise se Madhe.

  17. landi says:

    Zgjedhja e Trump do te ishte fatkeqesi per Ameriken dhe per merredheniet midis Amerikes dhe Shqiperise. Kete ka thene Edi Rama, prandaj mos e perfshini me lideret vendeve te tjera, se eshte turp. Te mendosh se Trump, kete shprehje do e anashkaloje, sic thone ata qe lepijne Ramen nga te gjitha anet, duhet te jesh i marre.
    Trump eshte President i Amerikes dhe nuk bie ne nivelin e Rames, por, si i itlle, ai zbaton ligjet dhe kushtetuten e Amerikes. Kaq do e beje dhe do e coje deri ne fund ceshtjen e 80 mije dollareve te paguara per fushaten e Obames, qe ne rastin e Rames eshte krim federal. Se drejtesia shqiptare nuk heton se si dolen nga Shqiperia keto para dhe ku e kane burimin e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje