Shpërthen kreu i KQZ, Biba: Politika tradicionale është bërë e neveritshme, po votohet nën ndikimin e frikës

9 Nëntor 2016, 21:33Politika TEMA

Nuk e ka pritur fort mire zgjedhjen e Presidentit të ri amerikan kreu i KQZ në Shqipëri, Denar Biba, i cili me sa duket nuk bën ndonjë dallim në përqasjen ndaj politikanëve.

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba në një postim në Facebook ka komentuar në lidhje me mënyrën e votimit në shoqëritë konsoliduar që sipas tij tashmë po votojnë nën ndikimin e frikës dhe jo të arsyes.

Për kreun e ri të KQZ-së, politika tradicionale është bërë e neveritshme, çka ka sjellë edhe një vetë shkatërrim të demokracisë.

Për fat te keq, edhe ne shoqëri të konsoliduara si ato ne SHBA, Britani etj. po votohet ne nivele te larta nen ndikimin e frikës dhe jo te arsyes. Qytetare qe zgjedhin t’iu bashkohen liderëve qe ndajnë; anatemojnë te huajin, nxisin paranojat dhe përfitojnë nga nevoja instiktive e votuesve për siguri. Demokracia po behet vetë shkatërruese…

Elitat historike po përjetojnë nivelet me te ulëta te besimit te popullit. Mes atyre qe qeverisin dhe atyre qe qeverisen hendeku është masiv. Politika tradicionale është bere e neveritshme. Ne këto rrethana, nuk është çudi qe individë jokonvencionale penetrojnë deri ne krye. Fatet e popujve janë në dorë të fatit, tashmë”, shkruan Biba.

1 komente në “Shpërthen kreu i KQZ, Biba: Politika tradicionale është bërë e neveritshme, po votohet nën ndikimin e frikës”

  1. Aleandrooo says:

    Po xham fare paska fol!
    Ca eshte ky robi se mbushka fiks nga mendja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje