Thërrisni një doktor për të “marrin” numër dy të PD-ës!

9 Nëntor 2016, 18:52Blog TEMA

Nga Anri Bala

Fitore pas humbjes, vetëm një i marrë mund të shikojë. Por ashtu sikurse ishte paralajmëruar me humor, ajo ndodhi. Kreu “de jure” i PD-s, Lulzim Basha, doli sot me thirrjen “fitore” për rekomandimin e KE, në hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE.

Ai nuk e ka harruar zakonin e fëmijërisë, kur e rrihnin gjithë fëmijët e lagjes dhe prapëseprapë i mburrej babi Xhelës, duke thënë se: Ai më rrahu, po unë ama fitova… i’a grisa këmishën!

Basha dhe tufa e tij e lakenjve, që quhen deputetë të opozitës, bënë ç’kishin në dorë të pengonin reformën në drejtësi dhe kur nuk i’a arritën, u vetshpallën fitimtar. Por, fitorja e tyre nuk vazhdoi gjatë të festohej, sepse arriti momenti final, ai i implentimit.

Përpara gjithë shqiptarëve, ai dhe banda e tij parlamentare, sepse vetëm grup parlamentar nuk janë, me paftyrësinë më të madhe, duke mos përfaqësuar interesat e atyre që i kanë votuar, e dërguan në  kalendat greke miratimin e “Vettingut”, duke mos dëgjuar as këshillat e partnerëve amerikano-europian.

Të njejtin veprim bëri dhe sot, pa u skuqur e pa u zverdhur fare, kllouni i PD-s bërtiti: “Fitore”! Ovacione për diçka që bënë të pamundur për ta penguar. Ai dhe banda e tij ndërmorën një veprim kriminal kundër shqiptarëve, për t’ia humbur mundësit Shqipërisë, por nuk i’a arritën dot.

Bipolariteti i tij është i frikshëm, gjë të cilën ja ka injektuar dhe partisë ku aderon… më falni “drejton”. Kujt i ftohti i duket diell, gëzimi hidhërim, fitorja humbje dhe humbja fitore, duhet të jetë normalisht i papërgjegjshëm, ose më e pakta pacient i spitalit psikiatrik.

Mos vallë ky njeri ka nevojë për një psikiatër, këshillat e të cilit do t’a ndihmojnë të zbres me këmbë në tokë. Gomari jonë po fluturon 7 metra mbi qiell, kjo jo nga dashuria, por prej ëndërrave për destabilitet! Ndaj ndjej t’i shpjegoj gomarit: Se kafshët nuk fluturojnë.

Statusi i tij në FB është në të vërtetë një tallje për të gjithë shqiptarët, ose një përçartje e të sëmurit, në momente krize. Natyrisht që PD ka meritat e saj, por banda e kryetarit i çbëri, duke marrë një zero të madhe, me atë që bëri dje, ku dhe grekët e serbët votuan pro. Hajde mos qesh, me statusin e mëposhtëm!

Rekomandimi për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE është një lajm i shkëlqyeshëm. Shpresojmë që BE ta kthejë rekomandimin në vendim. Ka një shpresë për të gjithë shqiptarët, pasi gjithnjë kanë njohur kriza të mëdha.

Ia dedikoj këtë arritje, ia njoh këtë arritje njerëzve të thjeshtë. Si parti që kemi pasur moto “Shqipërinë si gjithë Evropa”, si parti që firmosëm stabilizim-asocizmin, lëvizjen e lirë etj., por dhe reformat e thella që ne morëm hodhën gurin e themelit”, tha lideri.

Ndërkohë në PD, shpërthejnë ovacionet: Basha, Basha, Bashaaaa, ooooooooooohhh!

14 komente në “Thërrisni një doktor për të “marrin” numër dy të PD-ës!”

  1. O djale pendearte sa bukur shkruan…s,ka nevoje per asnje shtese! Suksese e sa me shume shkrime te tilla!

    1. Raimond vlonjati says:

      Ky qe jka shkruajtur kete shkrim paska mentalitet halabaku

  2. shqip says:

    une nuk merzitem shume me bashen. me preokupojne me shume dy thundraket qe vazhdojne te votojne bashen e doktorrin e marrezise. dhe nje budallepsje kolektive eshte me e keqe se deliri i semur i hollandezit. une shpresoj, une deshiroj qe 2017ta ti gjej keta te shqupit nje grusht me deputet. ose asnje do ishte zgjidhja ideale. ç’mund ti duhet shqiperise e shqiptareve nje bande qe s’ka bere nje pune per te qene ne kete vend. dalja jashte loje nje here e mire e ketij çibani qe quhet pd, do perkthehej ne prosperitet e qetesi per kete vend te cfilitur. me vjen ne mendje nje sekuence filmi. tek NJERIU ME TOP, nje eksponent i ballit i drejtohet nje komandanti te nje njesie partizane. ” ejani zotrinj partizane, te gezojme per fitoren” dhe tjetri qe i pergjigjet; “si shpejt po i ndani frytet e luftes zoti tosum baçi”. keto ishin pak a shume batutat ne film. dhe luli me kujton pikerisht tosumin qe shkonte te pinxho kapella. edhe ky bertet per fitore qe se ka te tijen. madje duke hedhur “pushke” kunder aderimit per ne be.

    1. Gjakovari says:

      Iu përgëzoi për komentin.

  3. Petro says:

    I ashper, eksentrik dhe krejt i njeanshem.Ato fjale qe ia kushton opozites, kushtoja dhe pozites.Njelloj jane, bandite , injorante, dobica te PPSH , prostitutes qe lindi dhe u mbars nga serbet me 1941.Anri je cilimi, nje gazetar qe mllefin e perplas vetem ne njeren ane, keshtu behesh krejt i pabesueshem ne perpjekjen per analize.

    1. Luli says:

      O Petro dil ne diell se te paska hyre i ftohti ne palce.

    2. L leshi says:

      O petrit i partise po mjaft o idjot se le name, po pse kaq budalla paske lindur o qyq.

    3. ! ! ! says:

      Zotrote Petro , qenke vertet ” me nder , gomar ” !

  4. Qivacis says:

    Pfffff,Lufthansa e Pe-Des! Hidheni ne Labe me gjithe salisbtazen,ndryshe shperbehuni si parti e leshit,hahaha

  5. harillaqi says:

    O Petro! Qenke gomar.Me sa duket po te djeg bytha.Bastard.

  6. Kola says:

    A thua jane semure kaq pa sherim keta qorrat e SHQIPIT qe i mendojne gjithe shqiptaret budallenj?

  7. alban says:

    Poshte tradhetaret!

  8. lori2 says:

    Jo ne psikiatri, por ne spitalin e burgut e ka vendin Lyli, qe edhe nese sherohet (dyshoj fort per kete) te mbetet per jete ne burg, i rrethuar nga banda e tij parlamentare!!

  9. Emigranti SHBA. says:

    Zoti Andi, analize e shkelqyer, memmire ska. Ju me te drejte grupin parlamentare te PD, e quani Bande, une dh shume te tjere ketu ne mergim, i quajme bandite, antishqiptare, bile dhe kriminele. Te etur per marjen e pushtetit, jo vetem qe per nje vite e ca, penguan me cdo mjete rreformen ne drejtesi, pore bene cmose qe te mose behej rekomandimi, per hapjen e negocjatave per pranimin e SHqiperise ne BE. Keta bandite Qytetaret shqiptare, kudo ku jane duhet tua cerin masken e mashtrimit, keqedashkkes dhe integritetit te vendit tone, dryshe kryebanditi berisha, eshte gati dhe punon dite e nate, ta coi vendin ne ne gjkderdhje, vellavrasje. Edhe pse jane te dhjere deri ne gryke, me dashakeqesite e shumta , sidhe per hapjen e negocjatave, qe bene thirje BE, per mosehapjen e negocjatave, tani qe u be rrekomandimi pozitiv dhe nje projektraporte nga me pozitivite , per qeverine Rama, per turpin e te zezen e tyre duan , tja atribojne vehtes se tyre. Me ndyresira e faqezinj dhe antishqiptare se sali berisha, me zagaret e tije, ska njohur vendi Yne. Kete e pame, me ze e figure , gjate punimeve te PE, dhe KE, ne Bruksel, para dy ditesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje