Urimi i "vështirë", Obama telefonon Trumpin

9 Nëntor 2016, 15:38Bota TEMA

Presidenti i tanishëm Barack Obama e ka telefonuar Donald Trumpin për të uruar në për fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, me çka fillon edhe procesi i transferimit të procesit të kalimit të pushtetit tek biznesmeni miliarder në janar të vitit të ardhshëm.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Obama gjithashtu i ka telefonuar edhe kandidaten Hillary Clinton duke shprehur “admirimin për fushatën e fuqishme që ajo zhvilloi në krejt SHBA-të”, ka bërë të ditur Shtëpia e Bardhë.

Presidenti aktual thuhet se e ka ftuar Presidentin e sapozgjedhur për ta takuar në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar tranzicionin e pushtetit.Trump zyrtarisht do të bëjë betimin si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje