Vetëm sondazhi i LA Times parashikoi fitoren e Trump-it

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

clinton trumpNga Eduard Zaloshnja

Portali amerikan RealClearPolitics raportonte një ditë para zgjedhjeve të SHBA-së sondazhet më të fundit rreth garës Clinton-Trump, si dhe llogariste mesataren e tyre. Mesatarja e  sondazheve të fundit tregonte një epërsi të Clinton-it me 3.2 pikë përqindje. Por vetëm njëri nga këta sondazhe – ai i gazetës me prirje të majta Los Angeles Time – tregonte një epërsi të Trump-it me 3 pikë përqindje në rang kombëtar.

Mediat e tjera – ku përfshihen media me prirje të djathta, të majta e të qendrës – si Bloomberg, IBD, Economist, ABC, Washington Post, FOX News, Monmouth, NBC News, Wall Street Journal dhe CBS News parashikonin një epërsi të Clintonit në rang kombëtar prej 1-6 pikësh përqindje.

Në fakt, sondazhi i LA Times ndryshonte ndjeshëm nga mesatarja e RealClearPolitics edhe katër vjet më parë – një ditë parazgjedhjeve të atëhershme ai tregonte një epërsi të Obamës prej 3.5 pikësh, ndërsa mesatarja e RealClearPolitics tregonte një epërsi prej vetëm 0.5 pikësh. Dhe Obama i fitoi zgjedhjet me 4 pikë epërsi…

Nga pikpamja metodologjike, sondazhi LA Times, i cili kryhet nga statisticienët e Universitetit të Kalifornisë së Jugut, ndryshon prej të tjerëve si nga natyra e kampionit (rreth 3000 të anketuar që intervistohen çdo javë, krahasuar me rreth 1000 që përdorin mediat e tjera në çdo sondazh të veçantë), ashtu edhe nga karakteri probabilitar i pyetjeve rreth votimit. Kështu, në sondazhin LA Times, nuk pyetet vetëm se për kë është i prirur i anketuari të votojë, por edhe për probabilitetin që ka i anketuari të shkojë të votojë ditën e votimit për kandidatin e parapëlqyer.

Duke kombinuar probabilitetet e atyre që kanë votuar para katër vjetësh për kandidatin demokrat, me ato të atyre që kanë votuar për kandidatin republikan ose që nuk kanë votuar fare para katër vjetësh, sondazhistët e LA Times, llogaritën se sa vota mund të merrte Trump-i e sa Clinton-i.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Vetëm sondazhi i LA Times parashikoi fitoren e Trump-it”

  1. ptt says:

    nUk eshe e vrtett …..

Lini një Përgjigje te ptt Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *