VIDEO/ Komentatori i CNN: E dhimbshme, si t’ua shpjegojmë fëmijëve, emigrantëve apo myslimanëve fitoren e Trump?

Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka befasuar shumë njerëz.

Komentatori i CNN, Van Jonnes, e ka quajtur moment të dhimbshëm fitoren e Trump.

“U thua fëmijëve ‘Mos u bëni tiranë’. U thua fëmijëve ‘Mos u bëni intolerantë’. U thua fëmijëve ‘Bëni detyrat e shtëpisë dhe jini të përgatitur’. Më pas kemi këtë rezultat”,  tha ai.

“Si do t’ua shpjegoj këtë fëmijëve?

Kam miq myslimanë të cilët më shkruajnë: ‘A duhet ta lëmë këtë vend?’

Njoh familje emigrantësh të cilët janë të tmerruar sonte”, është shprehur Jonnes.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...