ZYRTARE: Johannes Hahn rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë. Reagon Rama

9 Nëntor 2016, 12:07Politika TEMA

Komisioneri Johannes Hahn bëri publik progres-raportin për Shqipërinë, ku ashtu siç ishte paralajmëruar, Komisioni rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Por hapja e këtyre negociatave kushtëzohet thellbësisht nga reforma në drejtësi dhe veçanërisht nga ligji i “Vettingut”, i pezulluar nga Gjykata Kushtetuese.

Raporti vlerëson se Shqipëria ka bërë progres të qëndrueshëm në pesë prioritetet e vendosura nga BE. Njihet lufta kundër korrupsionit, por kërkohen më shumë përpjekje në këtë drejtim. Po ashtu lufta kundër drogës duhet të jetë më e thellë.

Në raport theksohet se Brukseli kërkon të shohë rezultate konkrete në hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të lartë.

Ky përshkruhet si raporti me pozitiv që ka bërë ndonjëherë Brukseli për Shqipërinë, por sërish kushtet mbeten dhe një rikonfirmim të tyre pritet ta bëjnë në dhjetor vendet anëtare. Deri atëherë duhet të jetë publikuar edhe opinioni i Komisionit të Venecias për ligjin e Vetting-ut, i cili shënohet nga Brukseli si themeli i reformës në drejtësi, kryekushti për hapjen e negociatave.

Raporti rendit si kërkesë realizimin e reformës zgjedhore dhe shpreh shqetësimin për politizimin e komisioneve zgjedhore.

Pas vendimit të Komisionit Europian, reagoi edhe kryeministri Edi Rama.

“Vjen Lajmi i shumepritur nga Komisioni EU: Rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave??

Fruti me i bukur i 3 vjeteve beteja per Reformat”, shprehet Rama.

21 komente në “ZYRTARE: Johannes Hahn rekomandon hapjen e negociatave për Shqipërinë. Reagon Rama”

  1. mandala says:

    vazhdon radha e qumeshtit

    1. Ata votuan mosndeshkimin e tyre says:

      Na i futi prape BE.

      Si keshtu?
      Pa reforme drejtesie
      Pa spastrim te figurave politike
      Pa zbuluar pasurite perrallore to Metes, Brushes, Edvin Rames
      Pa president te zgjedhur nga populli
      Dhe Adriatic Llalla e Gjonat ende ne detyre per reforme ne drejtesi.

  2. LORA says:

    Eshte lajm I gezueshem.
    Sidoqofte ,vetem konfiskimi teresor dhe rrasja ne burg e kusaro-krimineleve te poltikes dhe pushteteve ,qe e zhyten Shqiperine me krye ne hi per nje cerek shekulli,do te me beje te besoj se e meritojme denjesisht procesin e negocimit e antaresimit ne EU.

    1. kleptofagos says:

      Lora!
      Nuk mund te quhet i gezueshem perderisa hajduto-banditet e pushtetit ne Shqiperi nuk po dorezohen.
      Kur te shohim ne burg dhe sekuestro pasurie Berishen, Meten dhe te tjere, atehere mund te gezohemi. Vetem atehere portat e BE-se do te jene automatikisht te hapura per shqiptaret. Pra, kemi shume rruge per te bere akoma, sa kohe qe dhe Rama nuk ka ndermend te fuse ne burg, ortaket me te cilet po ndan pushtetin…dhe per sa kohe. shqiptaret vazhdojne te votojne LSI-ne, PDIU-ne, etj.

      1. akrepi says:

        Kleptofagos Rama nuk fut njeri ne burg se nuk eshte as prokuror e as gjykates Prokuroret dhe gjykatesit qe duhet te fusin ne burg hajtutat qe permend ti , jane ne vartesi te Sali kriminelit Eshte kjo arsyeja qe Saliu dhe partia demokratike mundohen ta pengojne me cdo menyre reformen ne drejtesi,Drejtesia e pa varur nga politika sidomos nga Saliu do ti coje keta hajdute ne burg.

  3. Beni says:

    Jja perse ceta PD tradheton idealet tona dhe voton kunder sepse Europa kerkon denimine zyrtareve te larte kriminele si Sali Berisha dhe familja e tij, si Lulezim Basha, si gjithe ish ministrat e qeverise kriminele dhe hajdute te Sali Berishes te cilen shqipteret e hodhen ne plehra me 1000000 vota para tre vjetesh.

  4. Prokurori Amerikan says:

    Nese nuk futet ne burg Sali Berisha me Like Floririn ky vend nuk ben prokopi. Ne amerikanet e kemi pik te pare te rendit te dites kete problem.

  5. england says:

    Cfare tjeter do beje PD-ja pervec se u mundua ta pengonte kete moment historik te Shqiperise?por qe nuk ja doli,cfare do thone tani!Luli e ka zgjidhjen i fut nje shetitje andej nga pjesa tjeter e familjes ne Hollande,po ketij plakushit qe llap neper fb si i behet!a do dali te na thote se Rama ka korruptuar bashkimin evropian???

  6. xhaxhi enver says:

    turqia ka 45 vjet qe eshte ne negociata anetaresismi . edhe kjo per ne nuk eshte nje lajme i madh . pune e madhe . do rrim ne negociata na 50 vjet se ashtu na do qefi.

    1. Korabi says:

      Turqia eshte 75 milion banore dhe nese antaresohet ben ligjin dhe i ben karshillek Gjermanise ne BE. Kjo eshte arsyeja e mos-pranimit. Te tjerat jane brockulla.

  7. stolicknaja says:

    hajde evrope budallaqe ne shqiperi ku vetem krimi dhe hashashi prodhohet se shqiperia ate pret sa te futet pastaj puthu me milon do e bej evropen magazine hashashi

  8. Petro says:

    Hipokrizi dhe genjeshtra.Heshtni mor militanter te paguar me para apo me nje pune te pa punuar dhe te pamerituar.Heshtni.Nuk shkojme ne BE dot me mentalitetin komunist ne teori dhe praktike, si te njeres pale ashtu dhe te tjetres.Duhet bere katharsis mentaliteti.Duhet bere pajtimi historik.Po me keto mendje te nxehta nuk behet.

  9. xyz says:

    Shqiperia ka tani SHPRESE

  10. Bushi says:

    Kjo eshte nje fitore e madhe per shqiperine,dhe nje humbje e madhe per pd-ke.Anetaresimin ne BE,populli shqipetar e ka pritur prej shume vitesh,por bandat mafioze te Sali Berishes e kane penguar kete.Poshte pd-ke.Ne litar Sali Berisha.

  11. uskania says:

    Çelja e negociatave ka shumë rëndësi, sepse ngrihet në një shkallë më të lartë demokracia, pasi kërkohen reforma për antarësim, sepse ngrihet në shkallë më të lartë ekonomia, pasi ndihmohet vendi që aspiron antarësimin me fonde për tu afruar ve nivelin e BE-së.Prandaj është lajm i mirë.Disa shkruajnë ndryshe, por, kur nuk din, më mirë hesht dhe ruaj lopët atje ku je.

  12. Tralala says:

    Falemnderit Evrope!

  13. t says:

    Tani jemi futur komplet ne makinen Europiane grirese te mishit…..nuk ka me ruge prapa,ose .

  14. coli says:

    Me fjale te tjera po te mos mengohej reforma nga KLD (PD) negocjatat hapen direkt pa kushte

  15. grig says:

    Fat i keq per LBSB dhe Trump! Shqiperia e bukura e dheout gjeti shtepine e saj! Ka plote miqe te mire! Keta tipa duhet te trokasin ne dere te Europes tashme per Shqiperine ! LBSB kane vetem nje parrulle per te shkruajtur: Nuke duam Shqiperine si Gjithe Europa!
    Sot Zoti mbrojti Shqiperine! Zgjodhi Trumpin president dhe futi Shqiperine ne gjirine e Europes.
    Ketyre Muslimaneve LBSB qe Trump nuk i do , ndoshta i duhet edhe nje rezolute e PE per te mos i lejuar as ne Europe! Jane thjeshte mekatare me raport mjeksor! Zot largoi ata !

  16. GeRi G says:

    Simbolike kjo dite!
    Ne Amerike Tra(m)p, Europa hap dyerte per Shqiperine, Ed Rama pershendet me keq ardhje por burrerishte HC dhe politikishte Trump, keqe ardhje per myslimanet ( LBSB), dhe shance per ED orthodoks (nuk ka nevoje per vize ne Amerike!
    Dite e bekuar!

  17. sokol says:

    Saliu ka filluar te investoj per qeline e ti,j qe te gezoje ca dite te bardha, para se te ndahet nga kjo bote ,e natyrisht nuk do qe te jete i vetmuar dhe ka bere lutje per ata qe do ta shoqerojne deri ne fund, eshte e natyrshme qe emrat nuk i ben me dije per publikun dhe vete per viktimat…nga frika se largohen nga vendi dhe ndrojne identitet se me parate qe kane kjo eshte gjeja me e lehte…pra Sali te erdhi koha te japesh llogari dhe te tregosh se ku i ke parate,Austri ,Zvicer .Ausrali.Kine.Amerike.tegjitha llogarite bankare do te bllokohen ose te jane bllokuar,e natyrisht qe qindra miliona euro do ti sherbejne me se miri ekonomise shqipetare…Te falenderojme Sali se si thote fjala me mire vone se kurre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje