69.424 objekte te reja në Fondin Kombëtar të Pasurive Kulturore!

10 Nëntor 2016, 11:00Kulturë TEMA
69.424 objekte te reja në Fondin Kombëtar të Pasurive Kulturore!

Pas një pune intensive të bërë nga Qendra Kombëtare për Iventarizimin e Pasurive Kulturore (QKIPK) vetëm në dy vitet e fundit, Regjistri Kombëtar i Pasurive Kulturore është shtuar me 69.424 objekte të reja.

Ndërkohë që për 18 vite, nga 30 marsi i vitit 1995 deri në 31 dhjetor 2013 të regjistruara kanë qenë  vetëm 67.437 objekte.

Në regjistrimin e pasurive të reja janë përfshirë objekte arkeologjike të ndryshme nga Muzeu i Durrësit, Butrinti, Apolonia, fototeka në pronësi private apo shtetërore,  por edhe mjaft vepra arti e koleksione të ndryshme me vlera të çmuara historike, të cilat për një kohë të gjatë kanë qenë në pronësi private dhe për të cilat shteti nuk ka patur asnjë qasje për t’i përfshirë në listën e pasurive kombëtare, duke i lënë në mëshirë të kujdesit të personave që i kanë patur, të cilët jo gjithmonë kanë qenë profesionistë.

Në databazën kombëtare të QKIPK janë të regjistruara për institucione shtetërorë të trashëgimisë në total 136861 objekte.

Nga këto objekte të regjistruara për persona privatë në total janë 34.596 objekte. Shënohen 2249 objekte që figurojnë të humbura midis periudhës 2003 – 2014.

Procesi i regjistrimit të pasurive kulturore,  përfshin jo vetëm identifikimin, inventarizimin, regjistrimin dhe katalogimin, por në shumë raste edhe digjitalizimin i këtyre pasurive, me qëllim ruajtjen e tyre, duke krijuar një standard ndërkombetar dokumetimi të pasurive kulturore shqiptare.

Të dhënat për regjistrimin total të pasurive kulturore:

Periudha kohore:

-30 mars 1995- 31 dhjetor 2013 rezultojnë të regjistruara 67.437 objekte

-1 janar 2014- shtator 2016: janë regjistruar 69.424 objekte të reja

-Pasuritë  kulturore në pronësi private të regjistruara në QKIPK rezultojnë:

Periudha kohore

-30/03/1995 – 31/12/2013   – Nr. Total 19.249 objekte.

-01/01/2014 – 01/09/2016   – Nr. Total 15.347 objekte.

-Objekte të humbura

Periudha kohore

07/02/2003 – 24/08/2014 – Nr. Total  2.249 objekte

3 komente në “69.424 objekte te reja në Fondin Kombëtar të Pasurive Kulturore!”

  1. tfgs1 says:

    asnje fakt ose material per ”historine ”apo ”kulturen” e njethundrakeve sunite,cdo gje kristiane shqptare dhe lashtesi greke………..!

    1. pjatalarsi says:

      Miku im t…., ne kohen antike, keta qe ti i quan greke, quheshin helene dhe vendi quhej (H)Elada. Nuk ekzistonin kombesite ne kuptimin e sotem, por perkatsia fetare ishte tipari karakterizues. Mos e ngaterro kekun me byrekun!

  2. pjatalarsi says:

    Edhe dicka ketu, per gazetaret: ndermjet ketyre dhjetra mijra objekteve me vlere, te regjistruar nga Fondi Kombetar i Pasurive Kulturore, a eshte verifikuar nga gazetaret se mos objekte te regjistruara dikur jane riregjistruar, pra perseri? Se mos na dalin objekte dy here te regjistruar?!..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje