Akuzon dy shokët e klasës së e kishin përdhunuar, 18-vjeçarja nga Tirana përfundon vetë në pranga në sallën e gjyqit

10 Nëntor 2016, 10:52Kronika TEMA

Nga viktimë në fajtore. Kjo është ngjarja e një 18-vjeçareje që pretendonte se ishte përdhunuar nga dy shokët e klasës në moshën 17 vjeç.

Arrestimi i 18 vjeçares është bërë një ditë më parë në Gjykatën e Tiranës, aty ku me kërkesë të prokurorisë E.J ishte thirrur si dëshmitare ndaj dy të pandehurve.

Prangosja e vajzës është bërë me kërkesë të Prokurorisë, pasi në deklarimet e saj ajo ka bërë dëshmi të rreme në gjyq, duke mohuar se është dhunuar seksualisht nga dy të arrestuarit, bën me dije Report TV.

Sipas hetimeve të prokurorisë, E.J, sot në moshë madhore, ka kallëzuar në polici rreth 9 muaj më parë se ajo është përdhunuar nga dy persona në moshën 17 vjeçare, të cilët kanë kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj.

Menjëherë pas kallëzimit policia ka ndaluar dy personat, por pas 8 seancave gjykimi E.J ka ndryshuar dëshminë, duke thënë në gjyq të kundërtën e kallëzimit të bërë në polici.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje