Andi Bushati: Rama duhet të ulte kokën dhe të heshte, të paktën do e mëshironim!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

bushatiAndi Bushati shkruan sot, se Rama duhet të heshte dhe të mos reagonte për fitoren e Donald Trump, duke qenë se ai e kishte kritikuar atë gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas Bushatit, heshtja do të ishte gjëja më e ndershme që mund të bënte Rama.

Por, sipas Bushatit, Rama nuk di të heshtë dhe të ulë kokën edhe kur e ka gabim.

Ja çfarë shkruan Bushati tek faqja e tij Lapsi.al:

Edi Rama edhe mund të heshte. Të shmangej. Të bënte sikur asgjë nuk kishte ndodhur. Të mjaftohej vetëm me atë mesazhin e postuar ne Facebook, duke besuar se çudia më e madhe nuk zgjat më shumë se tre ditë.

Në fund të fundit, asgjë e rëndë nuk kishte ngjarë.

Askush nuk i kishte marrë seriozisht deklaratat e tij të prillit të shkuar se Amerika kërcënohej nga fitorja e Trampit. Shumëkush e pati përqeshur, kur thoshte se mardhëniet ShBA-Shqipëri mund të përkeqësoheshin.

E kishin mëshiruar, si një njeri, të cilit vendi i vogël që drejton, nuk i përputhet me përmasat gargantyeske të delirit dhe ekzibicionit.

I’a dinin hallin.

Pas pak ditësh do udhëtonte për në Shtëpinë e bardhë. Aty i kishin organizuar një takim rutinë. Një dorështrëngim me Obamën, një cekje në zyrën ovale dhe një foto për tu mburrur përpara grigjës së pakët që qeveris.

Por, ai duhet të bënte diçka më shumë.

Duhet të gjente një mënyrë për të rënë në sy. Dhe për këtë nuk kishte mjet më të mirë sesa të sulej furishëm kundër një kandidati populist, gënjeshtar, misogjin, racist, ksenofob dhe arrogant. Atë nuk e donte as establishmenti, as mediat e mëdha. Për më tepër nuk kishte as gjasa të fitonte.

Prandaj, po ta vendoste si target, mund të qe një fabul e mirë për të rënë në sy të Obamës; qe një mënyrë t’u shkëputur nga pesha e mospërfilljes që mban në supe lideri i një vendi liliput, por që paradoksalisht ka oreksin e një intelektuali europian dhe ambicien e një artisti të galerive me renome.

Në fakt kështu bëri. Dhe nuk është se nuk ngjalli interes përtej Atlantikut. Shkroi New  York Times, e intervistoi CNN.

Por, këtu, në vendin e tij përsëri nuk e morën seriozisht. Do të mashtrojë ata që se njohin – menduan. Ashtu siç bën tek ne me ambientalistët, kur i thotë se « jam mafioz po importova plehra ». Ashtu siç përkëdhel ish partizanët, që dikur i akuzonte se kanë bërë luftë civile.  Ashtu siç gënjen kur i shet si ëngjëj, ata që gjatë qeverisjes së Berishës i ka quajtur kusarë.

Por, prapë së parapi, këtë me Trampin e ka pasur nga halli, e mbrojtën. Një gënjeshtër e vogël nga ato të zakonshmet e tij.

Këtu në Shqipëri nuk i’a zunë për të madhe. Madje qenë të shumtë edhe ata që u kënaqën. Eshtë dobiç, finok, kopil, driblues – thanë. Ai u’a di gjuhën këtyre të jashtmëve.

Po me të njëjtën lehtësi do ti kishin falur edhe ndryshimin e kursit pas fitores së sotme të  Trampit. Përsëri do e kuptonin. Madje, madje, edhe mund ta kishin mëshiruar.

Natyrisht, nuk do t’a besonin se flamurin tashmë të reckosur anti Tramp e kishte valvitur se qe prekur për kosovarët.

As se i dhimbseshin muslimanët.

As se kishte pë rdorur gjuhë po aq të ashpër sa edhe liderë të tjerë perendimorë.

Natyrisht, nuk do t i’a anshkalonin krahasimin e profecisë së djeshme: “mardhëniet do të prishen”, me përbetimin e sotëm: “ato do të forcohen”.

Por përsëri, pavarësisht nga këto, të gjithë do i’a kuptonin se ishin pirueta nga zori. Se qenë përpëlitjet e një burri, narciz dhe fluturak, që ishte kacavjerrë, me thonj dhe me dhëmbë, për tu futur në lojën e të mëdhenjve dhe që tani po kuptonte se ata mund ta shkelnin si krimb.

Po, po, nëse do të heshte kështu mund të kishte ndodhur. Cudia do ti kalonte tre ditët dhe populli do të merrej me fabulën e radhës.

Njerëzit mund ta kishin mëshiruar Ramën, mund të kishin demostruar ndaj tij keqardhjen për atë që është zhytur vetë në “M…ashtrim”, mund ta kishin shpërfillur si një prestigjator, që i ranë mbi krye peshat e rënda me të cilat lodronte në arenë.

Por, jo, nuk ndodhi kështu. Dhe kjo për një arsye të vetme. Sepse Edi Rama nuk di të heshtë. Sepse ai nuk di të tërhiqet edhe kur kapet në gabim. Sepse ai nuk di të ulë kokën edhe kur gjendet përballë çorbës që ka gatuar vetë.

Ai edhe këtë radhë, nxitoi të akuzonte si fajtorë, ata që nuk arrinin ta kuptonin, ata që nuk qenë në gjendje të imagjinonin si funksiononte bota, ata që ishin gati ta denonconin përtej oqeanit.

Edhe njëherë ai përsëriti të njëjtën fabul: se fajin nuk e ka gënjeshtari, por ata që nuk e përtypin dot gënjeshtrën, se fajin nuk e ka narcizi, por ata që i tregojnë pasqyrën, se fajin nuk e ka kllouni, por ata që e përqeshin.

Edhe këtë here, ai, nuk diti ta mbajë gojën. Nuk arriti të vetëfrenohet duke rindezur debatin për deklaratat e tij ndaj Donald Trumpit.

Dhe duke bërë këtë, ai i hoqi edhe njëherë të gjithëve mundësinë për ta mëshiruar. Për ta parë së paku si një gënjeshtar nga halli. Si një ekzibicionist, që posti nuk ia përmbush dot përmasën e delirit. Si një mitoman qe vepron edhe kur nuk ka nevojë.

Në një farë mënyre, të gjitha këto mund ti’a kishin lehtësuar disi pozitën. Por, Edi Rama edhe nga kjo nuk diti të përfitojë. Për faktin e thjështë se ai nuk mundet të heshtë. As përpara budallallëkut.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

40 komente në “Andi Bushati: Rama duhet të ulte kokën dhe të heshte, të paktën do e mëshironim!”

  1. majlinda says:

    nuke e kuptoj te harxhosh kohe per te bere nje artikull te tille, pse rama ka foluar kunder nje kandidati per president, vetem ne ahqiperi me gazetar si andi bushati mund te ndodh, rri mor i shkrete se je si ajo fuga qe fryn sipas eres, Rama ka qene i sinqerte, ka folur ashtu si elita Amerikane foli per Trump, kjo eshte liri e fjales dhe mendimit, dhe ti me artikujt e tu driteshkurter nuk mund te mendosh qe duhet te vesh kufij, apo te thuash qe duhet meshiruar Rama, por perse, ? D. Trump do te merret me Kosoven dhe Shqiperine per keq sepse ka thene Rama ate qe tha ? Kjo eshte verberi dhe pa aftesi gazetareske nga njerez si andi bushati, beni artikuj qe te lexohen te pakten dhe kush eshte per tu meshiruar tani eshte ky gazetar qe shkruan apo dhe te tjere si ky,

    1. beni says:

      Shume sakte Majlinda.

    2. adi says:

      o mjalinda
      ndryshe eshte te te thote yt ate a ndonje nga shtepia qe je debile
      ndryshe eshte kur ta thote ajo jevga pabukse e katit te pare.
      mgjth ti zor se e kupton diferencen.

    3. feniks says:

      Vetem nje sharlatan qe e mban veten per gazetar,mund t’i jape mend nje kryeministri!
      Kunder zgjedhjes se Trump-it president folen shume lidere boterore,garti i gjithe shtypi amerikan,vete Xhorxh Bushi tha qe do votoj per Hilar Klintonin etj!
      Cfare ka kertu per t’u dukur?
      Po ti,more nipi i Hysni Kapos,per cfare e ben kete akuze?
      Sigurisht qe te dalesh mbi koleget e tu,qe nuk guxojne te thone mbrockulla si ty!
      Ti mund te matesh vetem me trute prej tallashi te malokut koke gdhe Qim Peka!
      Te duket vetja koke e madhe e shtypit boteror se kujton qe duke marre neper goje si lolo oborri te gjithe njerezit e medhenj ,sidomos te vdekur,do kujtojne njerezit se coc je!
      Ta them une kush je:
      -Nje sahanlepiresa,delirant ne pa fundesi,qe kerkon te ndreqesh imazhin e prej ardhjes tende prej bllokmenesh!
      Shporru nga media se te isha une,nuk do te te hapja as deren e nevojtores per ty e jo me faqet e gazetave!

    4. Cudia says:

      Aq sa ka meshiruar edhe gjyshi jot… ! Je copa e idiotit. Une nuk ta lexova shkrimin se eshte komplet humbje kohe. Nje koqe si ty vetem per topat e qenit mund te shkruaj.

  2. eli-tiv says:

    …ke mentalitet skllavi….o te turmes se nenshtruara nga frikae sigurimit….jE NJE ISH….ne kemi ecur shume…Edi akoma me shume..

  3. Milot says:

    Or karabush i ke lexuar shkrimet qe lideret e botes cfare kane thene pe Trump? Vetem nje po te kujtoj te ministrit te jashtem Danez qè
    Trump nderron mendje si ne te brendshmet. Kurse ti bushat nderron mendimet si prostitutat prezervativèt.

  4. pro says:

    ..kush je ti..perenia..??

  5. ? says:

    Shkrim i arrirë. Përshkrim i goditur për narsicistin kryeministër.

  6. Akili says:

    Pervec Putinit gjithe shtetaret ne mos jane shprehur kunder hapur kane qene mosbesues ndaj zgjedhjes dhe figures se Trampit si president. Nese Hilari do kishte fituar c’do fitonte Rama si kundeshtar i hapur i Trampit. Pervecse sipmatise asgje me teper, Me kete llogjike do flisnim edhe ne rastin e fitores se Trampit. Rama do kete e shumta antipatine e tij. Politikat amerikane nuk jane rezultati i antipative apo simpative personale por i interesave globale dhe kombetare. Me sa mbaj mend edhe Obama ishte me i ndikuar nga lobi Serb por kjo nuk ndryshoi asgje ne qasjen ndaj Kosoves dhe Shqiperise. Pavarsisht ketyre nuk perjashtohet mundesia qe Tramp me menyren e tij te qeverisjes te hedhe poshte situaten e antipatise qe e rrethon e te fitoje simpatine e analogeve e te gjithe atyre qe e kane pare me mosbesim ngritjen e yllit te tij ne majat e politikes boterore. Mbetet te shohim….

  7. rudini says:

    ik ore trapi i Lulit.

  8. Tony uk says:

    Ik ore legen se nuk ka ngelur Rama te misherohet.

  9. Yp!xhixhi!! says:

    O pinjoll i bllokut!O paterice provizore e Salehut dhe atyre qe e shkatrruan Shqiperine, nuk e di çfare do besh kure te iki Rama nga pushteti sepse 9 ne çdo 10 shkrime vjell vetem vrer kunder tije!

  10. dash says:

    Ik ore budalla , e vertete eshte qe kemi shume plera e skemi cu bejme…

  11. kashi says:

    te gjithe politikanet e hollandes folen kunder trupit dhe pergjigjia e tyre eshte po e njejte me ate qe rama dhe vet tha pas u mor vesh qe ai do te jete presidenti i ardhshem i amerikes

  12. kozmo says:

    Megjithate cfare eshte thene nga Rama , ne nuk duhet te jemi kaq kritik me ate,sepse ai eshte kryeministri jone ,por ne duhet te heshtim ,mos ti hedhim benzine zjarrit . Ne ,Ameriken e kemi mbeshtetje te forte dhe duhet ta pranojme vullnetin e popullit per zgjedhjen e tij . Nuk mund te parashikojme qe Tramp mund te na sjell te keqia ,sepse mund te ndodh e kunderta .
    Rames i uroj suksese ne zgjedhjet e reja . Katastrof per Shqiperine nuk eshte Trampi ,por Basha .

  13. matteo says:

    Gazetari i madh qe shkruan budallalleqe, se nuk po ia var Rama. Ky lloj gazetari qe merr vesh nga shume gjera, nuk e ditka qe edhe figurat kryesore te partise se Trump-it kane folur keq per te. Vetem opinioni i Rames i paska lene mbresa. Po sot qe neper rruget e New Yorkut po dalin njerez ne proteste, cfare do shkruaj kalemxhiu inatcor?!

  14. Shqiptari says:

    Ti Bushat je kokrra e kurves.
    Mbase dhe do heshte Rama sikur mos e sulmonte media dhe opozita per ate qe tha (shume darkot qe nuk ishte hic diplomatike dhe ishte komplet e pa pjekur per rang kryeministri). Por po mos i pergjigjej prap ti do flisje dhe do thoje: pse hesht Rama per gomarlleqet qe ka bere dhe nuk kerkon ndjese ….. Ai tha ate qe duhej thene pas zgjetjes se trapit duke mbajtur shtyllen kurrizore sic i takon nje kryeministri gjithashtu duke bere adetin diplomatik. Boll i meshuat ketij muhabeti se vetem ere vjen kurr e gerricni.

  15. Mallakastra says:

    Ne se duhet te heshte ne Shqiperi je ti Bushat. Te njohim mire qe te vogel qe kapardiseshe me ADIDAS dhe xhupa firmato te ardhura nga jashte. Te mbajm ment shume mire kur shetisje gjithe kapadaillek i veshur me rroba te blera nga djersa e Shqiptareve qe ngriheshin ne oren 02 te nates per te mare dy shishe qumesht per femijet. Pra i pari qe duhet te heshte je ti dhe jo Edi Rama. Edi Rama eshte ai qe po bene te pa munduren per te bere reformat e duhura i mbeshtetur edhe nga Amerika dhe BE. Sa per Trampin ta shohim se cfar mostre do na dale.

  16. Moni says:

    O Andi, pse beheni kaq budallenj, kur ne fakt jeni? A vertet mendon se Trump e di se ku bie Shqiperia dhe vlereson se cfare thone shqiptaret per te?
    -A vertet mendon se ata qe shpejtuan t’i cojne telegrame urimi, tani jane miqte e Trumpit? Ai as qe ka kohe ti lexoje ato dhe u thote keshilltareve; – dergojini nje pergjigje si ajo pergjigja stampe qe i kishin derguar atij te riut shqiptar. -Ju falenderojme edhe ju, se pa kontributin tuaj kjo fitore nuk do te ishte e mundeshme. -O trap, i kthehet i riu, po une nuk kam votuar fare se jam nga Shqiperia.

    1. VANDALET E PD-se says:

      Kur Trampi , e kujton Belgjiken se eshte kryeqytet , sikurse tha kreu
      i BE-se , merre me mend se sa e njeh ai Shqiperine !
      Por gazetaruci yne , miu i gjirizeve balliste , prej nga rrjedh ne
      linjen e nenes , nuk mund te beje perjashtim nga Uran Butket dhe
      plehrat e llumi i mbledhur ne SHQUP-in e klubit te Vicidolit .

  17. LORA says:

    Qe Kryeministri I Shqiptareve iu kundervu publikisht deklarates publike te trump (se Usa kishte bere gabim me bombardimet ne Beograd, me 1999 ) eshte nje nga faktet qe duhet te n’a beje vetem krenare,,,,prandaj e kemi votuar te mbroje me ze te larte te drejtat e Kombit tone,,,,dhe kurre kjo nuk duhet te jete arsye per te heshtur.
    Ne fakt ti bushatlliu i voooooogel qeke bo liliput fare,saqe t’u dukerka gjigand EDI Rama.
    Mos kij frike bushato,Edi nuk e ka me ty dhe aradhen e klienteve mender-mediatike te shqup-it,,,,ai flet dhe duhet te flase ,se eshte ne detyren e tij kushtetuese,per shqiptaret ne shumice qe jetojne me djerse e nder,,,,jo si morr bythe,apo lilipute te vet-deklaruar.
    Ti Andush duhet me qene mirenjohes ndaj Kryeministrit,,,sepse ne saje te ligjerimeve te tij ia ke hudh edhe sot ,me kete pacavure-shkrim.
    Shkruj bushato,shkruj pa u ndal,,,se ti je mjeshter ne nxjerrjen e helmatisjes tende dhe shqup-save brekedhjere,,,,por duhet me dit se ti vete e ben keshtu Edin edhe me te madh ,nga sa me duket mua.

  18. demokrati says:

    Kryeministri shqiptar ka dinjitet si poltikan, intelektual dhe shqiptar. Ka thene nje te vertete per Trump.Ka nj dallim te madh midis Rames qe vepron vertikalisht si qenie njerezore e dinjitetshme dhe bushatit qe zvarritet.

  19. Jimi says:

    Po pse ta uli koken more magjyp? Cfare nga ato qe tha nuk qendron ? cfare tha me shume se c’po thone sote qe ai u zgjodh preaident, shume nga lideret me ze europian? Pavaresisht se ai u zgjodh president ne menyre demokratike dhe kjo u vulos , cfare do te thuash per protestat masive e deri thirrjeve per pavaresi te shteteve te vecante si Klifornia? A te duket se gjithe keto veprime jane shenja te nje miratimi e aprovimi te plote , jo, mor jo keto tregojne se Rama si edhe shume lidere te tjere kane plotesishte te drejte ta shohin me mosbesim nje figure te tille .
    Sipas te gjithe materialeve informative e filmike qe qarkulluan gjate gjithe kesaj periudhe, Tramp, vertet mbetet nje politikan kontravers, aventurier dhe pa asnje moral, qe si politikane nuk ka asnje vlere te spikatur ! Megjithate kjo eshte Amerika, por kjo nuk do te thote qe edhe si politikan edhe si qytetar te privohesh nga e drejta per te shprehur rezervat apo kritika per ate qe mendon se duhet!?

  20. duno says:

    Po te ishte burre ai kokra e kurves i qendronte mendimit te pare duke mbushur gojen plot qe Tramp eshte shkurt nje fatkeqsi globale , e rjedhimisht nje fatkeqsi edhe e jona . Por nje pabyths si puna e tij qe cfar thote tani e mohon me vone , cfar premton nje here e mohon heren tjeter , ke shan tani e levdon neser , ky po qe eshte fatkeqsia dhe shkatrimi yne i pa kthyshem.

  21. Labi says:

    Po ta thone shume njerëz, Andi Bushati. Je një ndyrësirë nga ata që jo historia e gazetarisë, por as minimumi moral njerëzor nuk do të të pranonte. Sigurisht dikush të paguan. Frika se mos bazhdojnë të të thonë se je nipi i Hysni Kapos, a bir i Vera Kapos, ty të lemeriss. Por jo, as prindërit e tu, as gjyshërit e tu nuk ishin aspak aq të qelbur sa ti. Madje mund të quhen zotërinj. Por, siç thotë populli, bytha ka pesqind rrënjë dhe ti kushedi se nga ç’ligartatinë njerëzore vjen e fyen vetveten.

  22. muli says:

    Te lumte Andi, je i sakte dhe me pelqen si gjithemone. Respekte

  23. Bulqizaku says:

    O Bushat, me mire mos kishe shkruar fare, bile mos Te qendronje fare ne kete vend ku Te gjithe te njohin si pinjollin e nje familje kriminelesh ku gjyshi yt ishte I treti per nga rradha mbas Enverit dhe Mehmetit qe kane vrare dhe masakruar qindra Shqiptare sa dhe sot disave nuk u gjenden varet. Prandaj hesht perderi sa askush nuk ka ndermend te meret me ty ashtu si gjyshi yt qe u punonte qindin deri tek kushuri i 15.

  24. loli says:

    “…do ta meshironim”-thote Bushati. Kush do ta meshironte se une do ta inkurajoja, zoti Bushat kodoshi? Pra, fol ne emrin tend dhe jo timin, kush te ka autorizuar ty bythec, mos gje je valle ke voten e popullit? Ne demokraci vetem vota e popullit te jep atributin te flasesh ne emer te tij. Une te akuzoj per pervetesim te dinjitetit tim, per fyerje dhe mashtrim. Poshtersi mbi poshtersite e Sali berishes!

  25. populli says:

    Do me vinte turp,po te isha ne vendin tend,kur te lexoja te tilla komente,heshtja shume here eshte me e mire se fjala.

  26. arben says:

    O gazetaret teneqe te shqiperise, o idiotet anti Rama ,te shitur per 5 leke ,po cfare tha Rama qe nuk e thane 90 % e botes ???
    Gjithe evropa ishte kunder racistit Tramp,foli Merkel,Renci,Holande,…etj .te gjithe kunder ,pse ju ben cudi ato qe tha Edi???

  27. Lennard says:

    Po cfare do te thoni mor kurvicka te ndyra kur Trumpy tu hyje me buldozere te drejtave te shqiptareve?
    Ne kete rast Z.Rama ka reaguar patriotikisht.,po pa diplomaci!!!

  28. Populli says:

    Po nuk e ul dot koken Nasisisti i Netes. Eshte mesuar qe te kakarisi si kokoshi maj plehut. Nderkohe qe Shqiperia po mbytet, ai po merret me fajin e ka Saliu dhe Trump-i.

  29. Tirana says:

    Ke rrjedhur shpejt zoti Bushat Gjon Kapo. Per analist jo e jo qe nuk ben, por ke rrjedhur edhe si njeri. Kerkon te besh gjithnje dicka ndryshe vetem e vetem qe te lexohesh. Do besh mire te merresh me ndonje fushhe tjeter, se nuk e di per cfare e ke mbaruar shkollen, por jo per politike, e sidomos per Ramen. Per Ramen soji juaj ka vetem xhelozi dhe nga xhelozia ju burojne edhe analizat. Kuptove? Nga xhelozia ju burojne analizat, jo nga realitetet.

  30. grer says:

    O Endi kap o!
    Reagimi i Rames qe brilant! Perseri ne fjaline pare te reagimit te Ed KM eshte Hillary ku ne menyre te ndershme tregon qe s’ja doli!
    Fjalia e dyte eshte respekti per zgjedhjen qe beri Sovrani (popullin amerikan) dhe ne fund te kesaj permend dhe respekton fitoren e Trump-it!
    Per mua pergjigja eshte brilante! Krenar Per KM!
    Pastaj … o Endi ..keshtu thate ju (te heshtete) edhe kur foli ne Beograd per Kosoven, edhe kur ju Pergjigj Grekerve!
    Ju analistet shqiptar dhe kosovar u mbuluat me turp!
    Po qe per te fol me heshtje ke modelin Bam Topi, “horri i blvd”. Kenaqu me or skllav i lekut!

  31. Jimi says:

    Po te ishte bajge si puna jote, po ashtu duhet te bente dhe ne pa hezituar fare nga Rama ta quanim Bushat !

  32. Ben Dibrani says:

    Po ti mo Anti-Rama (eshte gjynah me te therrit Bushat), me ke je, me Shqiperine apo me Trump? A e ben ti kete qe i kerkon Rames? E ke te pamundur te mbyllesh gojen e te ulesh koken para nje kryeministri qe perfaqeson Shqiptaret ne menyren me te shkelqyer te mundeshme? Trump ka thene se eshte gabim bombardimi i Serbise ne favor te Kosoves, pra te Shqiptareve atje. Jeni bere patologjike ne shprehjen hapur te antishqiptarizmit tuaj sikur demek po perdorni lirine per te korrigjuar kryeministrin judo qe te gjeni ndonje klecke.
    Ne kete pike ku keni arritur, sherbimi me i mire qe mund t’i beni vendit, eshte HESHTNI! Kaq pak duet te beni ju dhe takemi jot i dale boje.

  33. england says:

    Ky Bushtra me kete shkrim thjesht ka ofenduar trecerekun e botes!
    Zoteri Trapin tashme president te amerikes nuk eshte se e kritikoi vetem kryeministri shqiptar,por shumica e lidereve perendimore,dhe nuk eshte se bene ndonje mekat,pasi me idiotlleqet qe nxorri Trapi nga goja ne fushate vetem nje si puna jote,por edhe opozita shqiptare se ata jane nga fryn era ishin me zonjen Clinton,dhe ju qurraviten asaj kur erdhi ne parlamentin shqiptar,tani normal qe jane me kete Trapin,ne kete mes ti Bushter nuk eshte se je me ndonjerin ti thjesht mundohesh te hedhesh llumin e rradhes kunder Rames,po pse more zoti anal-ist po vete amerikanet qe nuk e duan dhe se pranojne si president,mos edhe ata jane arrogante dhe cinike!Jo Bushter thjesht jane vetvetja dhe te hapur,sikur se eshte dhe Rama qe nuk ka nevoje ti qurravitet askujt qofte dhe president i amerikes kur ky i fundit nxjerr nga goja kar-lleqe,por ti nuk e kupton dot kete pasi nuk di te besh ndryshe vetem te qurravitesh.

  34. tironsi says:

    ANdi Bushati?

    Kokrra e koqes!

  35. shukullaku says:

    Zoti Bushatlli, ti me keto qe shkruan nuk ben tjeter vecse konfirmon se je nje qurravec i vogel perpara Rames. Nqs ke ashtu ….., dil e behu zot , ngri parti, shko merri zgjedhjet e pastaj do ta shohesh sa te vlen lekura. Te gjitheve ju zhyt me nje gisht Rama, se skeni as inteligjencen e as pregatitjen dhe mbeshtetjen ne fakte te atyre qe thoni, kurse Rama po. Ne çdo fjali ka referencen objektive dhe bazen e padiskutueshme te atyre qe thote. Te pakten tja dini per nder vertet e ka me sinqeritet kete ndertimin e shtetit. Jeni bere ti dhe sera juaj e gazetareve si qente qe lehni pas gardhit. Sidomos ti Bushattliu, qe ne nje rast kur fole e te pa me sy venger Saliu, u meke e te iku zeri, e andej poshte me siguri te rodhi diçka tjeter. Mos na e hap me barkun te lutem Andi! (kerkese e sinqerte dhe me perunjesi kjo)

Lini një Përgjigje te pro Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *