Arsyeja e humbjes së Klintonit: Pensilvenia dhe Uinskonsin

10 Nëntor 2016, 19:55Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në rang kombëtar, Klintoni mori rreth 300 mijë vota më shumë se Trampi, por mori rreth 100 mijë vota më pak se ai në Pensilvenia e Uinskonsin – dy shtete që vulosën humbjen e Klintonit. Në këta shtete, Klintoni pritej e duhej të fitonte patjetër, sepse janë shtete në të cilët kandidatët demokratë presidencialë kanë fituar vazhdimisht gjatë çerek shekullit të fundit – me një epërsi 5-10 pikë. Këta shtete ishin të rëndësishëm për Klintonin sepse dërgojnë 30 delegatë në kolegjin elektoral – pa ata 30 delegatë, Trampi mund mos ta arrinte dot numrin magjik të 270 votave në kolegjin elektoral.

Në çerek shekullin e fundit, vemendja ka qenë vazhdimisht e përqendruar te Florida, Ohajo dhe Karolina e Veriut, sepse ato herë kanë votuar për republikanët, e herë për demokratët (kësaj here votuan për kandidatin republikan). Ndërsa Pensilvenia dhe Uinskonsi konsideroheshin në të shkuarën të sigurta për demokratët, që pa filluar numërimi i votave.

Po ç’ndodhi kësaj here me këta dy shtete?

Shtresa punëtore e bardhë e këtyre shteteve e ka pësuar nga transferimi i prodhimit industrial drejt vendeve si Meksika, Kina, etj. Dhe Trampi, me premtimin e tij për rikthimin e prodhimit industrial në SHBA, fitoi simpatinë e kësaj shtrese, që anonte më parë rregullisht nga demokratët.

Në zgjedhjet e së martës, Trampi pati një epërsi prej 30 pikësh tek të bardhët pa arsim të lartë të këtyre dy shteteve. Në të shkuarën, demokratët kishin vazhdimisht një epërsi prej 6-8 pikësh tek kjo shtresë.

Shënim: Një gjë e ngjashme ka ndodhur edhe në Miçigan, por numërimi i votave atje nuk ka përfunduar ende. Klintoni udhëheq me 0.1% (kur janë numëruar 95% të votave), por edhe nëse ajo del fituese në këtë shtet në fund të numërimit, Trampi i ka siguruar tashmë 290 vota në kolegjin elektoral (nga 270 që i duhen).

3 komente në “Arsyeja e humbjes së Klintonit: Pensilvenia dhe Uinskonsin”

  1. Beni says:

    LESH LESH. E mbyti trump gjithandej ti flet dokrra

  2. Maria Logoreçi says:

    NGELE PERSERI NJE IDIOT I PANDREQESHEM !

    Per te gjykuar persene e humbjes se votave te Hillary Clinton, duhet ne radhe te pare te njohesh te ashtuquajturit “amerikane te bardhe” apo “caucasian”, edhe pse ne rang kombetar ajo mori plot 300 mije vota me shume se Trump.
    Vete mekanizmi i votimeve e beri te mundur nje dukuri te tille, sepse kudo mjaftonte vetem nje vote me shume per te akaparuar gjithe “zgjedhesit e medhenj”!

    Hillari, e marre per dore ne kete fushate tejet agresive nga nje emer shume i njohur edhe per ne shqiptaret, John Podesta, “harroi” te bente fushate edhe ne Wisconsin e Pensilvannia, duke i quajtur si shtete demokrate-votues! Ajo nuk vajti as edhe nje here ne keto shtete.

    Tani me qe prezantohesh si guru i statistikave boshe, desha te te kujtoj edhe strukturen moshore te votuesve te seicilt kamp.
    Per Hillari Clinton votuan kryesisht grupmoshat 20-44 vjeçare, per Trump 45-65 vjeçare. E di edhe Blushi e Erion Braçe, qe populli amerikan, si gjithe popujt e perendimit modern jane ne plakje te panderprere qe nga vitet e “bun-it” te 60-70 te shekullit te kaluar. Amerika çdo vit pikerisht per kete plakje te popullsise ka nevoje per krahe pune te moshave te reja, dhe jo vetem per pune por edhe per rritje dhe permiresim te faktoreve demografike.

    Grup moshat qe votuan Trump-in jane me te shumte ne numur se vete prolet e tyre 20-44 vjeçare, dhe DEGJO mire kete konstatim te vete jetuar nga une, mes ketyre gjeneracioneve ka nje hendek te pakalueshem, jane te shkeputur ne jeten e perditeshme nga ajo qe ne njohim si familje klasike. Jetojne, punojne, meditojne krejtesisht te ndare nga njeri tjetri.

    Kete nuk arriti ta kuptoje Podesta me shoke e shoqe shume edhe ne Shqiperi. Clinton humbi voten e pikerisht kesaj shtrese te popullsise midwest-iane, qe nuk eshte as e varfer e as ne nevoje per te mbi jetuar. Jane ajo pjese e popullsise qe jeton me privilegjet e se kaluares dhe vetem e nxitur nga propaganda agresive e bashkepunetoreve te Trump, mbi dyqind gjenerale ne pension, siç e deklaroi vete ne fjalimin pas fitores, i dhane voten pa ndonje perfitim personal te dukshem. Thjeshte per “sport” siç i themi ne. Andaj edhe nje nga premtimet e para ishte pikerisht shperblimi i kesaj armate te rrezikeshme te veteraneve amerikane te luftrave.

    Nje nga kostatimet me interesante beri mbreme nje nga komentuesit e nje kanali te rendesishem televiziv perendimor, menyra se si arriti Trump te “kape” kete pjese te rendesishme te popullsise amerikane: ” E beri ndermjet rrjeteve internetiane, me data qe nuk dihet se si i kishte poseduar, dhe qe Clinton nuk arritit ti kishte ne pronesi te stafit te saj medioker..”

    E nuk bhet fjale per listat elektorale te zgjedhesve, sepse ato jane publike dhe me rreth dymije dollare mund ti bleje kushdo qe eshte i interesuar. Ne keto lista ka nje gje qe mungon, jane adresat @mail te tyre ! Pikerisht keto lista me @mailet e amerikaneve, nuk dihet se si kishte hyre ne posedim stafi i Trump (ruset e Putinit me siguri kane luajtur rolin e luanit ne kete mesele), qe bene qe ai te shkundete nga letargjia kete pkese te majme te popullsise mid-westiane, duke siguruar edhe voten e tyre.

    E kuptove tani or i lajthitur i pasherueshem?

  3. kaukazian says:

    Hilari humbi, por ju të gjithë plehrat liberale të botës mos u mërzisni, herës tjetër pas 4 vjetëve do të fitoj një më i qelbur se Hilari. marshimi i më të keqes dhe më të degjeneruarës është i pandalshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje