Bankat lënë mënjanë kreditimin, vendosin jashtë 300 milionë euro

10 Nëntor 2016, 09:38Ekonomia TEMA

Totali i aktiveve të sistemit bankar shënoi një rritje prej 3.8%, apo me 48 miliardë lekë në fund të 9-mujorit 2016, në raport me dhjetorin 2015, duke përshpejtuar ndjeshëm ritmet e zgjerimit, në raport me 2.4% që ishte për të njëjtat periudha të vitit të kaluar.

Ecuria pozitive i dedikohet tërësisht tremujorit të tretë, ku bankat, në kahun e pasiveve iu gëzuan rritjes së fortë të depozitave sidomos asaj në valutë, me llogaritë rrjedhëse të sektorit privat që u rritën me 30 miliardë lekë në tremujorin e tretë. Ky është një efekt përgjithësisht sezonal, ku gjithnjë në muajin gusht ka një rritje të depozitave në valutë nga prurjet e emigrantëve.

Këto para, që i mbledhin nga bizneset, individët e institucionet e tjera, bankat duhet t’i investojnë dhe alternativat përgjithësisht janë dhënia e huasë për ekonominë, blerja e letrave me vlerë apo depozitimi në bankat e huaja, raporton Monitor.

Por, si i kanë përdorur bankat këto para që hynë në sportelet e tyre në 9 muajt e këtij viti. Të dhënat e detajuara të Bankës së Shqipërisë pohojnë se sidomos në tremujorin e tretë ato kanë preferuar të mos rrezikojnë dhe i kanë vendosur paratë e lira në institucionet e tjera financiare jashtë vendit, zë i cili u rrit me rreth 36 miliardë lekë në tremujorin e tretë në raport me atë të mëparshmin, nga 39 miliardë lekë që ishte rritja e tij për gjithë 9 mujorin.

Kreditimi për ekonominë ka vijuar i dobët. Stoku i huasë për bizneset dhe individët u rrit me 2.4% në fund të 9 mujorit, në raport me dhjetorin 2015, apo me 14 miliardë lekë. Rritja është ngadalësuar sidomos në periudhën korrik-shtator. Të dhënat e paraqitura në tabelën e aktiveve të sistemit bankar tregojnë rritjen reale, duke përjashtuar efektin e fshirjes së kredive të humbura.

Bankierët pohojnë se e gjithë valuta që hyri në ekonomi në tremujorin e tretë është praktikisht e pamundur të jepet kredi brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe, për më tepër që sistemi është i frenuar në huadhënie si rrjedhojë e NPL-ve të larta, kërkesës së dobët nga sipërmarrja dhe rritjes së perceptimit të riskut makroekonomik nga bankat, siç u konstatua dhe në raportin e fundit të Bankës së Shqipërisë.

Bankat kanë qenë aktive dhe në blerjen e letrave me vlerë për 9-mujorin. Zëri i veprimeve me letrat me vlerë u rrit me 35 miliardë lekë apo me 11.4% në raport me fundin e 2015-s.

Një tjetër dukuri interesante e 9-mujorit të parë është heqja e parave nga Banka e Shqipërisë, pasi kjo e fundit vendosi interesa negative në dhjetor me qëllim që të nxiste bankat të kanalizonin fondet e lira në ekonomi. Zëri i Marrëdhënieve me Bankën Qendrore ka rënë me 33 miliardë lekë në shtator, në raport me dhjetorin 2015.

7 komente në “Bankat lënë mënjanë kreditimin, vendosin jashtë 300 milionë euro”

  1. Albi says:

    Keta e kane hallin te fitojne per vete .Natyrisht edhe me evazionin dhe pastrimin e parave qe kryejne kane mbire si kerpudhat qe jo vetem nuk kreditojne e te japin kontribut per zhvillimin e vendit, por jane kthyer ne zhvatesit me te medhenj te shqiptareve . Per cdo veprim bankar duhet te paguash komisjon, edhe per ato qe duhet te ta dine per nder qe u troket ne dere , i detyruar nga menyra si funksionojne gjerat ketu .

    1. alban says:

      banka ka qene inekzistente fare as nuk krahasohet si ka qene eshte shume here me koherente dhe funksionale

    2. ardi says:

      po rri o albai aman se ka qene me keq perdorej sipas interesit

  2. genti says:

    ndryshe nga me pare banka e shqiperise eshte me bashkepunuese dhe e angazhaur ne nje seri lehtesimesh te politikave monetare qe i sherbejne ekonomise vendase

  3. koci says:

    Banka e Shqiperise duket e vendosur per te shkuar me tej me politikat qe ka ndjekur ne bvahskepunim me instiucione te tjera financiarre duke sjell edhe efekte goxha pozitive duke i ktheyr shprese ekonomise.

  4. Arben says:

    DUHET TE JETE KESHTU, NGA PRESPEKTIVA “E MIRE” QE SHOHIN PER EKONOMINE.

  5. Vladimir says:

    Bankat jane shnderruar ne bandite te paturp. Na trajtojne si dele. Askush nuk mbron interesat e bisnesit. Dhe as te vendit. Pse nuk blejne pasuri te palujteshme ketu? Pse nuk e blene koncensionin e Rinasit?
    A mund te themelojme bashkarisht te gjitha shpk-te, e theksoj te gjitha shpk-t, nje banke tonen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje