Berisha gajas Kuvendin: Mos u gëzoni kot, negociatat nuk janë hapur. Ramës i ka ardhur ngordhja

berishaNjë ditë pasi Komisioni europian rekomandoi hapjen e negociatave për Shqipërinë, Sali Berisha thotë se kjo gjë nuk ka ndodhur.

Sipas tij, negociatat do t’i hapë PD pas dy vitesh kur të vijë në pushtet, edhe pse në fakt PD votoi kundër Shqipërisë.

“Do të duhen të paktën dy vite për t’u hapur negociatat.

Domethënë do i hapë Partia Demokratike.

Këta e thanë zyrtarët e Komisionit Europian.

Ndaj mos u gëzoni kot o mashtrues ordinerë.

Ka Komision, për fat të keq dhe për shkakun tun dhe të Ramës, nuk i hapi negociatat.

Ne kërkonim që negociatat të hapeshin pa kushte.

Kemi bërë përpjekjet më të mëdha që të hapeshin negociatat.

Zbatimi i reformës në drejtësi, është kusht për hapjen e negociatave.

Së përfundim negociatat nuk u hapën.

Rama pengoi hapjen e negociatave, por edhe pak muaj i kanë mbetur në pushtet.

Këtij qeni i ka ardhur ngordhja”, tha Berisha, deklaratat e te cilit kane shkaktuar te qeshura te deputetet.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...