Dështimi ynë

10 Nëntor 2016, 21:28Bota TEMA

Poshtërimi është i vështirë të gëlltitet. Ashtu sikurse pendesa. Apo edhe marrja e përgjegjësisë për arrogancën e pajustifikuar dhe gabimet e pamohueshëm.

Por të gjithë këto, establishmenti amerikan i politikës dhe medias ia ka borxh vendit. Ata dështuan – ne dështuam, unë dështova – për të kuptuar madhësinë e ndryshimeve sizmike që lajmëroi ngjitja e Donald Trumpit. Fushata dhe sjellja personale e Trumpit janë kaq fyese për kaq shumë gjëra, saqë pjesëtarët e këtyre establishmenteve e morën të mirëqenë, besuan, në idenë që një fitore elektorale e Trumpit ishte e pamendueshme për shumicën.

Nuk mund të fajësojmë James Comeyn. Rënia e Hillary Clintonit në sondazhe filloi përpara se ai të rindizte përkohësisht hetimin e tij mbi emailet e saj në kohën e Departamentit të Shtetit, dhe ajo e rimori veten nga kjo rënie gjatë javës së fundit.

Sondazhet ishin thjeshtë të gabuar. Sondazh pas sondazhi, ditë pas dite, muaj pas muaji. Dhjetëra, qindra prej tyre. Dhe pothuaj asnjëri nuk e parashikoi këtë rezultat. (Përjashtimi i vetëm ishte sondazhi i Los Angeles Times, me të cilin u tallën aq shumë).

Kthehuni pas në kohë dhe shihni grafikët e zbukuruar e të përditësuar vazhdimisht, nga “të mençurit” si Nate Silver dhe Nate Cohn, që tregonin gjasat për fitoren e secilit kandidat. Përveç ndonjë pasditeje të rrallë aty-këtu, ku Trumpi iu afrua shumë Clintonit, ajo ishte gjithmonë në krye. Gjithmonë fituese. Imagjinoni, javën e fundit, debati ishte përqëndruar tek ajo, nëse Clintoni kishte 65% shanse të fitonte, 80 % shanse, apo 99% shanse.

Asnjë prej të “mençurve” nuk iu afrua të vërtetës – e cila është se, ata realisht nuk e kanë idenë se çfarë mendon elektorati, dhe nuk e ka idenë se çfarë do të thotë të votosh.

Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me sondazhet. Ka të bëjë edhe me establishmentet politike dhe mediatike të vendit dhe pikëpamjen që ata kanë për vendin, në kuptim më sasior. Po, amerikanët kanë zgjedhur Donald J. Trumpin president. Por ata kanë zgjedhur edhe një Kongres republikan, edhe një Senat republikan. Gjykata e Lartë tashmë do të shkojë drejt një shumice që anon djathtas. Plus guvernatorët e Partisë Republikane. Dhe kongreset e shteteve. Partia Republikane nuk është e vdekur apo e mundur, si e kanë parashikuar gjatë vitit shumë analistë (edhe unë vetë). Ajo po lulëzon – dhe me siguri, shumë më tepër se sa Partia Demokratike.

Nëse establihmenti politik dhe mediatik do të ishte thjeshtë pa kontakt me pjesën më të madhe të vendit, kjo do të ishte një gjë. Por është më keq se kaq. Ata supozojnë që dijnë, supozojnë që mund të gjykojnë, dhe më tronditësja, supozojnë se ajo që ata parashikojnë, do të ndodhë në kutitë e votimit.

A më thotë ndokush çfarë përfaqësonte fushata e Hillary Clintonit? E di, e di “Vizitoni faqen time të internetit”, siç përsëriste ajo shpesh gjatë debateve. Po deklaratat e saj? Shumë shpesh, ato katandiseshin në një mesazh shumë negativ: Trump është racist, psikopat seksist. Votoni për mua, sepse unë nuk jam ai! Domethënë, nëse nuk jeni një prej mjeranëve të tij. Në atë rast, thjeshtë ikni nga Amerika!

E kuptoj. E përbuz Trumpin. Jam i befasuar nga fitorja e tij dhe thellësisht i shqetësuar për të ardhmen e vendit tonë. Por, ashtu si kam shkruar në shumë raste duke imagjinuar humbjen e Trumpit, për të cilën isha i sigurt, miliona e miliona amerikanë që votuan për të, nuk do të shkojnë askund. Ata janë bashkatdhetarët tanë. Në një farë mënyre, duhet të mësojmë të jetojmë me ta.

Dhe të qeverisemi prej tyre.

Hapi i parë drejt këtij objektivi është që të marrim përsipër fajin, se kemi bindur veten tonë, që mund ta injoronim pjesën ku përpiqemi të kuptojmë vendin në të cilin jetojmë, si dhe largimin nga mendja të atyre pjesëve të tij, që nuk është se na pëlqejnë.

Mea culpa.

Damon Linker për The Week

Në shqip nga www.bota.al

4 komente në “Dështimi ynë”

  1. Tarrasi says:

    Artikull i shkruar sinqerisht me realizem dhe autokritik .
    I shkelqyer !

  2. Epirioti II says:

    Mea culpa shume e vone dhe shume e ceket.
    Eshte nje proces historik qe po ndodh ne gjithe perendimin dhe te elitat politike dhe mediatike nuk duan as ta shikojne dhe as ta kuptojne dhe as ta ndalojne.

    Tashme ata nuk kane me gje ne dore. Nuk e kontrollojne dot djallin qe ka dale nga shishja nga Siberia deri ne Alaske. Ka vetem dy rruge zgjidhje tregon historia. Ose bota hyn ne nje spitale dhune nga e cila del pasi niveli demeve eshte bere i paperballueshem per te gjithe. Ose dalin levizje te reja politike te fuqishme deri ne prag fashizmi ose komunizmi por pa e kaluar pragun te cilat e shkulin pjesen me te madhe te eliteva te sotme politike. Kjo e fundit ngjan teper e veshtire, po aq sa absurde duket lufta.

    Thjeshte po hyjme ne nje faze te historise te pasigurte dhe te paparashikueshme, e cila do te perfundoje kur te jete shpikur nje sistem i ri politik. Jemi ne inversin e vitit 1848. Atehere u kryen 50 revolucione te forcave liberale, per te rrezuar elitat konservatore te kalbura moralisht.
    Tani jane forcat konservatore qe po sulmojne per te rrezuar elitat liberale te kalbura moralisht.

  3. sit back and relaks says:

    iken nje establishment vjen nje establishment i ri ku i riu nuk e hedh poshte te vjetrin e ku i vjetri i meson zanatin te riut. Delet po dele do ngelen, per tu mjele nje here ne 4 vjet.

  4. Populli says:

    Demonizimi i Trump, nga media dhe karaktere te shitura qe i perkasin erresires dhe manipulimit te gjere boteror, nuk paska fund. Ndoshta edhe vete Trump eshte pjese e kesaj axhende e cila eshte nje loje ne mashtrimin e madh Boteror. Kjo pritet te shihet, neqoftese vertet do te qeverisi Trump ne Amerike apo do te vazhdojne te qeverisin ata qe kane qeverisur deri tani ne hije. E dine vete ata se kush jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje