Detaje të reja nga historia e babait-monstër, vajzës i ra të fikët në klasë pasi e përdhunoi në rrugë

10 Nëntor 2016, 09:55Kronika TEMA

Dalin detaje tronditëse lidhur me rastin e Fatos Gurakuqit, i dënuar pak ditë më parë me 10 vite burg për përdhunimin e vajzës së tij. Siç është mësuar gjatë hetimeve, babai-monstër ka kryer me të bijën marrëdhënie seksuale në ambientet e shtëpisë dhe në disa raste jashtë saj, në rrugë.

Ai i dilte përpara dhe e fuste në vende të fshehta. Për këtë ajo nuk kishte kallëzuar më parë, duke pasur frikë nga babai i saj dhe për këtë arsye nuk i ka treguar as mamasë së saj, shkruan Shqiptarja.com.

Vajza në prani të një psikologeje ka thënë se është abuzuar nga babai i saj që prej muajit nëntor 2014, por në gjykatë është shprehur se ajo kishte kryer marrëdhënie me një person tjetër, pa qenë në gjendje të tregojë emrin e tij.

Edhe në datën 17 nëntor 2015, pra një ditë më parë, kur ajo rreth orës 18:30 ishte duke shkuar në shtëpi e ka pritur në rrugë babai i saj, i cili para se të shkonte në shtëpi e ka futur në një vend të fshehtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale.

Pas kësaj ngjarje, nxënësja ka pësuar humbjen e ndjenjave në ambientet e klasës.

Fillimisht dëshmia e saj është dëgjuar nga mësuesja e saj kujdestare J. S. dhe më pas nga nëndrejtoresha e shkollës E.N.

Për këtë ngjarje në 31 tetor 2016 gjykata e Tiranës, dënoi me 10 vite burg Fatos Gurakuqin, pas një sërë provash të administruara në dosje.

Gjithçka është zbuluar në 17 nëntor 2015, në ambientet e shkollës pasi, F. ishte përmendur pas një humbje ndjenjash që kishte patur po atë ditë në klasë.

Kur mësueset i kanë thënë se, në shkollë po vinin mjekë për ta vizituar dhe se, ndërkohë ishte njoftuar edhe babai i saj, F. kishte filluar të dridhej dhe të ndihej shumë e frikësuar, duke iu lutur mësueseve të mos lejonin babain ta kontaktonte në atë gjendje.

Nisur nga kjo gjendje e F. mësueset kanë insistuar derisa, F. iu ka rrëfyer se, ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj Fatos Gurakuqi, gjë për të cilën ajo kishte frikë.

Këtë gjë e dëshmoi edhe mësuesja kujdestare e F., shtetasja J.S. Madje, sipas tyre edhe në shkollë kur F. i kishte rëne të fikët dhe ishte përmendur ajo këmbëngulte që përse i kishim njoftuar babain e saj, nuk donte që te vinte ai dhe ishte e frikësuar.

Ajo vetë u ka treguar mësueses dhe shoqes, së saj se babai kishte abuzuar me të seksualisht dhe vetëm qante. I pandehuri ka shkuar aty, pasi ishte njoftuar nga mësuesja kujdestare J.S. se, vajza e tij nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore.

Po ashtu mësuesja e lajmëroi të pandehurin se, ishte njoftuar dhe urgjenca e spitalit, të cilët kanë shkuar në klasën ku ishte F. për ti dhënë ndihmën e parë mjekësore. Fatosi pasi është futur në klasën, ku po i jepej ndihmë mjekësore vajzës së tij, ka filluar të shajë mësuesit dhe doktorët, si dhe ka dëmtuar derën e klasës së mbledhjeve duke e shembur atë, fakt që dokumentohet me anë të këqyrjes se vendit të ngjarjes.

Ky fakt u dëshmua edhe nga dëshmitari B.Q, mësues në këtë shkollë. Bazuar në aktin e ekspertimit vlerësues të datës 15 shkurt 2016 rezulton se, vlera e këtij dëmtimi është 16 000 lekë.

Në momentin që e dëmtuara F.G. u paraqit dhe dëshmoi u vërejt se dëshmia e saj ishte e ndikuar, pasi në kundërshtim me sa u kishte treguar mësueseve të saj dhe në kundërshtim me sa kishte kallëzuar dhe dëshmuar edhe vetë, ajo tregoi se nuk ishte babai i saj, ai që kishte kryer marrëdhënie me të, por një person tjetër, të cilën ajo nuk arriti ta tregonte. Megjithatë, edhe në vet dëshminë e saj ajo ishte kontradiktore, duke mos arritur të jepte dot as përgjigje.

4 komente në “Detaje të reja nga historia e babait-monstër, vajzës i ra të fikët në klasë pasi e përdhunoi në rrugë”

  1. Albani says:

    DUA te di nese vajza ate dite qe i ra te fiket dhe tregoi te verteten ,a eshte marre nen mbrojtje ne institucionet e shtetit apo eshte lejuar te vazhdoje te qendroje ne familje bashke me babain moster dhe familjaret?
    Ne qofte se eshte rikthyer ne familje eshte e qarte qe eshte frikesuar qe te ndryshoje kallezimin ndaj “”babait””,ne kushte te renda psikologjike dhe frike.

  2. berti says:

    10 vjet i ka pak mostra…

    1. NoName says:

      Po si vetem 10 vjete o ligje IDIOTE!! Ajo femije eshte denuar per gjithe jeten me ate qe i beri monstra!!
      O Zot c’po na degjojne syte!!
      Ktheni denimet me vdekje dhe digjini ne mes te sheshit se kto monstra shpenzojne Oksigjen kot!!

  3. Illyrian says:

    Plumbin derrit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje