E PLOTE/ Edi Rama: Po të mos i hapte probleme PD me Vetting-un, sot negociatat do hapeshin pa asnjë kusht (përgjigjie edhe atyre që i përmendin Trump)

ramaNga Edi Rama

Shqipëria dje mori një lajm që po të kishte ardhur në kohën e qeverisë së vjetër kushedi se çfarë mitingu festiv do ishte duke u zhvilluar tani në mes të shiut. Por aspak çuditërisht qeveria e vjetër, jo vetëm nuk iu gëzua hiç fare këtij lajmi kaq të shumëpritur, por nuk la ekran, banak dhe portal pa u përpjekur të më shpallë mua armikun e sapo zbuluar të SHBA-ve.

Do t’i them dy fjalë për këtë shprehje infantile dëshpërimi, të kthyer tani në kryefjalë të aksionit opozitar ndaj qëndrimeve të mija, në raport me çështje që në fakt lidhen me mënyrën si e kuptoj unë rolin tim në arenën ndërkombëtare, por fillimisht, lejomëni të ndalem të përmbajtja e lajmit të mirë që morëm dje.

Dje, kemi marrë rekomandimin pozitiv dhe pa kushte të Komisionit Europian për Këshillin Europian. Aq pozitiv ishte rekomandimi saqë nuk e mjegulloi dot as kryetari çehreprishur i PD-së, as heshtja e liderit të PD-së që poston qëndrime edhe për sjelljen e një kryeplaku në një fshat që nuk i dihet emri, por asnjë germë nuk e gjeti dje për rekomandimin e natyrisht as rropatja e Shveikut – që sapo erdhi, – një natë më parë, telefon më telefon, nga Brukseli për të shpjeguar qëndrimin heroik të repartit ndërkombëtar të SHQUP-it, kundër hapjes së negociatave.

Kemi qenë këtu në këtë vend, në të gjitha ditët dhe javët që pararendën hapjen e negociatave dhe kemi dëgjuar se sa shumë kushte do t’i viheshin Shqipërisë, se si kanabisi do ishte kushti kryesor, se si qeveria teknike do ishte kusht themelor, se si zgjedhjet e ardhshme do ishin kusht jetësor dhe të tjera broçkulla që zihen çdo ditë në kazanin e SHQUP-it.

Komisioni Europian ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, negociata që tre vjet më parë dukeshin mision i pamundur, se tre vjet më parë vinin pas tre vitesh të tjera të mëparshme të refuzimit thjesht të statusit kandidat, me mirëkuptimin që të fillojë zbatimi i ligjit të vettingut. Nëse këtë do ta quajmë kusht, apo kushtëzim, ky është një kusht dhe një kushtëzim që nuk lidhet me këtë qeveri, por lidhet me këta. Sepse ligjin e vettingut e kanë bllokuar këta. Sepse ligjin e vettingut e kanë çuar këta në Gjykatën Kushtetuese në përpjekjen e turpshme për ta shpallur antikushtetuese, sepse për ligjin e vettingut këta po rropaten ditë-natë, për të marrë masat që sido të vijë puna, edhe pasi Komisioni i Venecias të shprehet, përsëri ta rrëzojnë. Unë jam gati që ta quajmë kusht dhe ta trajtojmë si një kusht të përbashkët, edhe pse ne, kjo shumicë, aleancë për Shqipërinë Europine, jemi 100% në mbështetje të ligjit dhe jemi 100% të gatshëm që të fillojmë procesin e zbatimit të tij.

Po ashtu, raporti i progresit është një pasqyrë shumë e qartë ku duket gjithë deformimi që është në themel të përpjekjes dhe të propagandës së shfrenuar kundër kësaj qeverie, që nga administrata, deri tek ekonomia. Mjafton të lexosh kapitullin për ekonominë për të kuptuar se cili është opinioni i një gjykatësi shumë rigoroz kur vjen fjala tek ekonomia dhe sa larg janë nga ky opinion të gjitha opinionet që shprehen këtu, në këtë tribunë apo kudo ku flitet për ekonominë të këtyre që e rrënuan ekonominë e vendit dhe që sot përpiqen ta përshkruajnë atë me ngjyrat më të zeza.

Vazhdojmë me të drejtat e njeriut, ku qartësisht Komisioni në raportin e tij e vlerëson Shqipërinë. Vazhdojmë me angazhimin e qeverisë për reformat transformuese dhe europianizuese ku Komisioni vlerëson progres të vazhdueshëm në rrugën e reformave. Vazhdojmë me luftën kundër korrupsionit për të cilën Komisioni vlerëson se është bërë progres i vazhdueshëm. Vazhdojmë  me luftën kundër krimit të organizuar dhe meqë jemi tek kanabisi, edhe kundër kultivimit të kanabisit ku Komisioni Europian vlerëson, e zeza mbi të bardhë, modernizmin e Policisë së Shtetit dhe luftën kundër kanabisit. Natyrisht që është një raport ku nuk bëhet fjalë për arritje përfundimtare se Shqipëria sot hap negociata e nuk anëtarësohet në BE, por kur bëhet fjalë për progres të vazhdueshëm dhe aq të vlerësuar sa rekomandohet hapja e negociatave, me kushtin që të fillojë zbatimi i ligjit të vettingut.

Ndërkohë që politika e jashtme dhe roli i Shqipërisë në rajon, kanë një vlerësim maksimal. Tani, lejomëni të kthehem në fund tek shprehja entuziaste e mendjelehtësisë tuaj, që fitoren e kandidatit republikan dje, e përjetuat në fjalët, profilet dhe portalet tuaja sikur kishit marrë kokën time në tepsi, nga fronti i luftës suaj të dëshpëruar gjithmonë e më të dëshpëruar kundër meje e kundër kësaj qeverie.

Në fakt nuk është hera e parë që mblidhet një tufë prej atyre që Jorge Luis Borges i quan karanxhollë të pagdhendur e më turret mua tufa sepse flas si kryeministër i Shqipërisë për çështje të dinjitetit dhe të vlerave tona, në arenën ndërkombëtare.

Unë flas për Kosovën në Beograd dhe për marrëdhëniet e reja më Serbinë, karanxhollët më hidhen në fyt dhe nuk lënë gjë pa thënë sepse sipas tyre bëj lojën e shkjaut  kundër Kosovës.

Unë flas për ligjin e luftës me Greqinë, çështjen çame dhe Himarën, përsëri ç’nuk thonë, sepse sipas tyre rrekem të mbys patriotizmin lirik me nacionalizmin primitiv për të spostuar vëmendjen nga gjendja katastrofike e vendit. Gjendja katastrofike e një vendi që dje merr rekomandimin pozitiv për të çelur negociatat për anëtarësim në BE, në një fazë të zhvillimit të ngjarjeve të BE ku rekomandimet nuk janë aspak dhurata dhe janë larg së qenit të lehta për t’u dhënë. Unë flas për një kandidat të fushatës zgjedhore të SHBA duke shprehur kundërshti për qëndrimet e tij ndaj Kosovës, ndaj myslimaneve, ndaj emigrantëve. Karanxhollët fillimisht nuk thonë asgjë sepse kur flisja unë, këta ishin të zënë me propagandën për suksesin e delegacionit të tyre në konventën e kandidates tjetër, ku sipas këtyre unë nuk isha i ftuar se Presidentja e  ardhshme e Amerikës nuk më do mua, por do këta dhe sapo ajo nuk del fituese, këta hidhen menjëherë në sulm për të treguar sesa keq ndjehen këta që unë paskam sulmuar Presidentin e sapo zgjedhur të Amerikës. Ndërkohë që në fakt unë kam kritikuar një kandidat në fushatën për president të Amerikës dhe lëshohen nëpër banaqe, e lëshohen nëpër portale të më kryqëzojnë mua, në emër të besnikërisë ndaj tij, sikur janë çunat e lagjes që sapo i ka dalë vëllai i madh nga burgu edhe thonë: “Tani do ta shihni ju se çfarë do t’ju bëjmë ne”.

Kjo tufë që i bashkon këta lloj tipash me mllefin e pangushëllueshëm ndaj meje, – njerëz që s’janë as në nivelin e berberëve të Stambollit të cilët i përshkruan bukur Faik Konica tek “Shqipëria si mu duk”, -është një tufë që e ka shoqëruar historinë e Shqipërisë qysh në ditën e parë të krijimit të shtetit shqiptar. Janë po ata që Noli i quante gjithë herësh zotërinj bejlurçina, të vogla dhe laramane, personazhe komikë, tragjikë, patetikë, provincash, por ndryshe nga koha kur peshkopi i shkretë i zbukuronte me kaq shumë epitete, këta të sotmit s’kanë më as ngjyrë dhe as bojë, në luftën e tyre qorre dhe në jargavitjen e tyre ndaj të huajve sipas rastit.

Frëngu do të thoshte, ecin mbi kokën e tyre, si personazhet e Lizës në botën e çudirave, kur nuk donin të pagunin taksat e shtetit, por prapë as kjo nuk do të mjaftonte për ta përshkruante ecjen e tyre mbi kokë dje, kur vraponin të dukeshin më platonik se Papa i Romës i cili nuk ishte aspak i butë me kandidatin republikan. Këta këtu kanë qënë që nga koha e Ismail Qemalit dhe këtu do jenë edhe për shumë vjet të tjera dhe ashtu siç kanë bërë do të bëjnë sa herë që të jenë larg pushtetit, që e shohin si hienat kërmën e tyre.

Unë për sa kohë do jem këtu, do të jem ky që jam dhe nuk do të udhëhiqem në fjalët e mia, në  sjelljet e mia, në veprën time nga asgjë tjetër, përveç dinjitetit të Shqipërisë që kam nderin dhe privilegjin sot të drejtoj si kryeministër. Nga dinjiteti i këtij vendi që mund të jetë i varfër, por s’ka pse të jetë gojëkyçur, mund të jetë i vogël, por s’ka pse të jetë në gjunjë përpara padrejtësive që i janë bërë në të shkuarën apo të padrejtave që mund t’i thuhen në të sotmen. Mund të jetë ende shumë pas shumë të tjerëve, në shumëçka, por s’ka pse të jetë pas askujt në lirinë dhe të drejtën e tij si vend për të thënë atë që duhet, kudo ku duhet dhe kurdo që duhet. Çka unë kam thënë për kandidatin republikan është një shqetësim prej shqiptari, prej qytetari  të një bote vlerash që quhet familje euroatlantike, prej kryeministri të një vendi si Shqipëria që s’mund të heshtë kur keqtrajtohet verbalisht Kosova, kur keqtrajtohen verbalisht myslimanët, kur keqtrajtohen verbalisht emigrantët. E nga ana tjetër një pikë ujë ka qënë ky qëndrim në atë oqean debati të pashtershëm dhe krejt të pazakonshëm në 18 muaj që u kthye si syri i një tajfuni, duke përfshirë me dashje dhe pa dashje, me një forcë tërheqëse të paparë ndonjëherë, shtetarë, shkrimtarë, nobelistë, politikanë, ekonomistë, filozofë, e kështu me radhë nga të katër anët e botës sepse në fund të fundit e gjithë bota, ashtu edhe Shqipëria – që dëshiron që mbi këtë tokë të rrezatojnë vlerat dhe parimet e paçmueshme të lirisë dhe demokracisë, – e sheh Amerikën, i sheh Shtetet e Bashkuara si atdheun e vetë të dytë dhe të gjitha kanë qënë pothuajse në antipod të plotë me ide të caktuara të fushatës së kandidatit republikan.

I jam kundërvënë atyre fjalëve dje me bindje dhe edhe me më shumë bindje ju siguroj që e dëshiroj suksesin e presidentit të ri të Shteteve te Bashkuara dhe uroj me gjithë zemër që të jetë një faqe tjetër e shkëlqyer e asaj historie që e bën edhe Shqipërinë e vogël, partnere dhe shqiptarët, miq luajalë ndaj një Amerike me besë ndaj vlerave dhe në këtë marrëdhënie ne do të vazhdojmë  të japim kontributin tonë, që ky raport të forcohet dhe që në këtë raport partneriteti ynë strategjik të çmohet edhe më lartë.

Unë jam po kaq i sigurtë se jo vetëm nuk do të ketë asnjë vështirësi në marrëdhëniet e qeverisë shqiptare me administratën e re dhe me presidentin e ri të SHBA, por nga gjithë kjo furtunë në gotën e rakisë së kafes së madhe të kësaj politike karanxhollësh, do të mbetet vetëm fytyra levantine e Kalibanit në dramën “Furtuna” të Shekspirit. Fytyra që nuk rresht së sjelluri mbi tokë që prej krijimit të botës sipas Shekspirit, me atë sjelljen zvarranike ndaj të madhit të radhës. “Mos ke rënë nga qielli? Lërmë të puth këmbët. Lërmë të jem skllavi yt”; por askush nuk dëshiron që ju të jeni skllevërit e askujt sepse nuk i duheni askujt.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “E PLOTE/ Edi Rama: Po të mos i hapte probleme PD me Vetting-un, sot negociatat do hapeshin pa asnjë kusht (përgjigjie edhe atyre që i përmendin Trump)”

  1. uskania says:

    Shumë mirë! Vetëm se për zgjedhjet në Amerikë nuk janë shprehur drejtpërdrejt drejtues shtetesh.

    1. Albani says:

      uskania
      Presidenti i Filipineve e quajti bir kurve Trampin.
      Dhe per nje kandidat president dje dhe president sot qe deklaron qe do te rishikojme pavaresine e Kosoves jane shumke pak ato qe ka thene Rama,Atij Trapit duhet ti thonte bir kurve i tere populli Shqipetar dhe ne qofte se ai vepron sipas te gjitha gjerave qe ka thene do te jete nje bir Kurve per te gjithe boten demokratike pervec atyre qe pefaqesojne fashizmin.
      Sot Bota eshte bere me e pasigurte,por kemi nje shprese qe tani pas fitores presidenti do te ulet me kembe ne toke.
      RAMA VAZHDO PERPARA DHE LE TE LEHIN QENTE OPOZITARE DHE ANALISTE.

      1. Adriatik says:

        Problemi i kryeministrit tuaj drama o turkoshqiptar eshte se Trumpi as e njeh dhe nuk di ku bie turkoshqiperia. Ska per ta marre vesh ndonjehere por po ndodhi nuk eshte nga ata qe ta zgjat shume. Dhe nuses nderroji emrin ne gjendjen civile se po vine kohe te veshtira per turkoshqiptaret. Po je me fene e shkretetires nuk ke vize per usa.

    2. Kujtim says:

      Bravo RAMA Llapaqeneve ju dhe nje pergjigje , po keta LLapaqent duhet tju besh shuren ne fytyre se keta kane punuar shum keq per SHQIPERIN jan nje parti Rugace . Vazhdo Rama me punen tende ata i di populli cfar po bejne fo denohen me VOT

    3. Kujtim says:

      Bravo RAMA Llapaqeneve ju dhe nje pergjigje , po keta LLapaqent duhet tju besh shuren ne fytyre se keta kane punuar shum keq per SHQIPERIN jan nje parti Rugace . Vazhdo Rama me punen tende ata i di populli cfar po bejne fo denohen me VOT…..,,,,,,,,

  2. prishtina says:

    Fjalim madheshtor, ndoshta nje nga me te bukurit ne keto 26 vjet tranzicion. Dhe sjam partizan i Rames, por duhet tia njohim vlerat kur i meriton. Kurse keta te PD’s kane shkuar vertet per lesh. Bravo Majlinda Bregut, u tregua patriote dhe opozitare e vertete. PD’ja i duhet Shqiperise, por jo me keta talibanet e sotem. Keta jane tradhetare. Si mund te votohet kunder hapjes se negociatave me BE’n??? Si eshte e mundur? Po me keta gjithcka eshte e mundur, paramendoni shkuan dhuruan detin Greqise, tani te bejne dhe moral. Kurse Blushi, ne vend te behej shpresa, eshte bere per te ardhur keq. Ka hyre ne udhe pa udhe dhe dihet perfundimi i tij politik.

  3. mirel says:

    Idiot.
    Ke bere deklarata dhe akte te rrezikshme per Shqiperine.
    Hapja e negociatave eshte vetem nje fllucke sapuni perkashi aleances serbo-greke-ruse..shtoji dhe Trump tani.
    E ke futur “Shqiperine e madhe” ne te tatepjete, ti trapi-gjoja patriot.
    E rrezikove cdo arritje te Kosoved dhe Shqiperise vetem per te fshehur natyren Berishjane te qeverisjes tende.
    Shit dhe shit cdo gje..
    Dhe nga ana tjeter pordhet ne maje te patriotit.
    Kerme

  4. Sherifi says:

    Si e kane nisur keta te Shqupit, do perfundoin jo me partia e trete, por do rreshtohen nga vendi i katert e mbrapa.

    1. Miri says:

      Cfare te them me shume z. Kryeminister komplimente.keta keshtu e duan ti tregosh se kush qeveris se kujtojne se jane akoma ne qeveri, partia krimineleve.

      1. mirel says:

        Kriminelet vete i mbajti ne pushtet.
        Harruat si e lepiu menderen e Like Floririt, shkaktarit te vdekjes se kokepalareve?

  5. Ok. says:

    Je brilant zt. K/Minister, po pte mundesi bjeri me forte kermave, te pacim dhe fitore.

  6. joel shkodra says:

    Ka vetem nje problem “te vogel”. Per mendimet e Trumpit kunder Kosoves duhej te kishin folur shtetaret e Kosoves perderisa eshte nje shtet qe njihet nga SHBA dhe ka ambasaden e vet ne SHBA. Ata duhej te kishin folur me pare se sa kryeministri yne. Po te mos njiheshin nga SHBA, atehere po, i takonte kryeministrit tone te fliste. Po pse shtetaret e Kosoves nuk u ndjene? Pra, edhe ne kete rast, kryeministri yne del para Kosoves e kosovareve.

  7. Ok. says:

    Keta bastarde te ndyre jane bere tradhetare njelloj si ballistet qe moti. Pradaj bjeri zt. Rama sa te haje krahu ketyre hienave te shpifura. Sepse sa me forte ti biesh aq me maskarenje e tregojne surratin e thre te felliqur. Poshte dahani berishqiu.

  8. LORA says:

    Brilante.
    Faleminderit zoti Kryeminister.

  9. ATDHEU says:

    Bravo z.Rama. Nuk mund ta besoj kurr qe per 25 vjet kete shtet e kane drejtuar MONSTRA. Bjeru kokes dhe mos i lere te ngrene krye. Bravo.

  10. lola says:

    Bjeru zoti kryeminister se jane aq te felliqur sa mjere ne qe na kane rene per pjese.Vetem ti u vjen hakut ketyre plehrave qe jane aty verem per lekuren e tyre.Dhe te mendosh qe nje si ty qendron ne te njejten salle me ata funderrina.

  11. Gora says:

    A hahaha .. Edi I ke rene tamam ne koke por me nje gabim te Vogel kur thua… ngrihen si cunat e lagjes. Keta ngrihen si cunat e loqes e jo te lagjes.

  12. Shefkiu says:

    Z.KRYEMINISTER.Edi Rama te pergezoj per giximin e madh qe ke dhe I thua gjerat ashtu siq jan , Nese vazhdon keshtu dukee I rrahur temat kyqe dhe duke marr pergjegjesi per qeshtjet jetike qe edhe pse I ke kunder kta Berishat e shum analistuca qe shohin vetem zi dhe friken e kan ne palc. Se kure Shqiperija dhe Kosova jan ne amulli keta depses jan ende te sigurt se nuk kan ku te pergjigjen per te bemat faljen e detit , Gerdecin aferat me Fazlliqat embargon per Serbin gjat luftes, 1992,1997 ,pengesen ndaj luftes se Kosoves e qka jo tjeter se ka shum tjera qe duhet me dhan pergjegjesi keta serbo.grekofil , .Z. Rama bjeru ne koke si aremiqeve mbrenda dhe ashtu atyre jasht Shqiperise Krenohemi Me ty Z Rama ke perkrahje te gjer ne Gjermani tek Shqipetaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *