FOTO/ Drogë drejt Malit të Zi; sekuestohen 85.5 kg kanabis

Serish 85.5 kilogramë kanabis është sekuestruar nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët të Shkodrës. Sipas burimeve zyrtare bëhet e ditur se në faqen e malit në zonën e Grabomit të Kelmend, gjithashtu dhe në afërsi të bregut të liqenit të Shkodrës, Koplik, Malësi e Madhe, Policia Kufitare ka konstatuar 3 persona, të cilët lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Efektivët e policisë u vunë menjëherë në ndjekje të tyre, por për shkak të terrenit të thyer malor dhe kushteve atmosferike jo të favorshme nuk kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.

Nga kontrrolli i ushtruar dhe krehja e zonës përreth u gjetën 3 thasë me një sasi prej 85.5 kilogramë kanabis. Mëseohet se po vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve përgjegjës, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d1-1-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d1-1.jpeg","attachment_id":579923},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d2-1-150x150.jpeg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2016\/11\/d2-1.jpeg","attachment_id":579924}]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *