Kush janë emrat e njohur me të cilët do qeverisë Trump, industrialistë dhe manjatë nafte…

trumpPresidenti i zgjedhur Donald Trump nuk ka kuadrot apo donatorët tradicionalë të Ëashingtonit për t’i përfshirë në kabinetin e tij, por skuadra e tij e tranzicionit ka shpenzuar muajt e fundit duke hartuar në heshtje një listë të shkurtër titanësh të industrisë dhe aktivistë konservator të cilët mund të përbënin një nga kabinetet presidenciale më elekrizues dhe të diskutueshëm në historinë moderne, shkruan Politico.

Stafi i fushatës së Trump është duke konsideruar seriozisht Forrest Lucas, 74-vjeçarin bashkë-themelues të kompanisë Lucas Oil, për sekretar të Brendshme, dhe ish- presidentin e Goldman Sachs Steven Mnuchin si sekretar të Thesarit.

Ai pritet gjithashtu të shpërblejë grupin që i qëndroi pranë gjatë fushatës presidenciale përfshirë Newt Gingrich, Rudy Giuliani dhe Chris Christie, të cilët janë duke u konsideruar për postet e larta.

Një pjesë e vogël e politikanëve republikanë mund të jenë pjesë e stafit të tij gjithashtu, duke përfshirë senatorin Bob Corker për Sekretar të Shtetit apo senatori Jeff Sessions për sekretar të Mbrojtjes.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Kush janë emrat e njohur me të cilët do qeverisë Trump, industrialistë dhe manjatë nafte…”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *