Lavdrim Muhaxheri dha urdhërin për sulme terroriste në Shqipëri?

10 Nëntor 2016, 18:37Kronika TEMA

Celula e ISIS e shkatërruar në Shkodër, fundjavën e kaluar ka dyshime se ishte nën urdhrat e Lavdërim Muhaxherit, xhihadistit më të njohur shqiptar, që lufton përkrah ISIS.

Ai kishte ngritur një strukturë me disa persona të besuar në Kosovë, ndërsa synimi kryesore i tij ishin sulmet terroriste në Shqipëri.

Përveç sulmit në stadiumin e Shkodrës me anë të përgjimeve, Shërbimet e huaja inteligjente kanë arritur të kapin biseda mes katër te arrestuarve në Shkodër se ishin duke përgatitur edhe sulme të tjera, raporton Klan.

Një burg ne Shqipëri ishte në shënjestër, në këto ambiente qëndrojnë disa nga të dënuarit e dosjes së xhihadistëve.

Ata u dënuan me 120 vite burg në maj të këtij viti nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Të prangosurit Xhezair Fishti ,Medat Hasani, Ergys Fasllia dhe Bekim Protopapa janë betuar se do të merrnin hak ndaj 9 të dënuarve dhe do t’i lironin.

Drejtimi i celulës së Shkodrës bëhej nga Kosova. Personi që ishte kontakti mes anëtarëve në Shqipëri dhe Kosovë ishte imami i arrestuar Xhezair Fishti. Hyrje-daljet e tij në Kosova janë të shumta dhe ka prova që ai është takuar me disa nga të arrestuarit në këtë vend.

Përveç rolit si pikë lidhje mes dy vendeve, Fishti propagandonte pro Shtetit Islamik në ligjëratat e tij në xhami të ndryshme. Ka dyshime se sulme terroriste mund te kishte edhe në Kosovë për këtë arsye të shtunën atje u prangosën 7 persona.

5 komente në “Lavdrim Muhaxheri dha urdhërin për sulme terroriste në Shqipëri?”

  1. tfgs1 says:

    plehraaaaaaaaaaaaaaaaa sunite,Zike pederi ki eshte nje plehre nga soi juaj njethundrak……………”shqiptar” arab!

    1. Albani says:

      Keta duhen rrjepur per se gjalli…………….bashke me ty.

  2. jani says:

    Akoma nuk e kane vrarw kete malin me lesh. Muhaxher bytha

    1. solar says:

      o jani

      po ta mbajti dili ti prepare ore derman por pga 7 te do te skojne ore

  3. maximus says:

    akoma gjalle eshte ky arabi shqipfoles,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje