REPLIKAT/ Rama-deputetëve të PD-së: Jeni karanxhollë dhe s’keni as nivelin e berberëve, kujtoni se Trump do ju japë kokën time në tepsi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

rama-kuvendKryeministri Edi Rama ka replikuar ashpër me deputetët demokratë, pas kritikave të këtyre të fundit ndaj qendrimeve që kryeministri ka pasur për Donald Trump.

Rama tha se ata janë qesharakë, duke qenë se vetë shkonin dhe merrnin pjesë në Konventën e Hillary Clinton, në mënyrë që ajo t’i merrte me sy të mirë kur të shpallej president.

“Ishte shprehje entuziaste e mendjelehtësisë suaj, në fitoren e kandidatit republikan dje e përjetuar me fjalët në profilet dhe portalet tuaja sikur kishit marrë kokën time në tepsi nga fronti i luftës suaj të dëshpëruar kundër meje dhe kësaj qeverie.

Në fakt nuk është hera e parë që mblidhet një tufë prej atyre që Borgesi i quan karanxhollë të pagdhendur e më turret mua tufa pse flas si kryeministër i vendit për cështje të dinjitetit dhe vlerave tonë në arenën ndërkombëtare.

Unë flas për Kosovën në Beograd, karranxhollët më hidhen në fyt, unë flas për një kandidat të fushatës zgjedhore duke shprehur kundërshti për qëndrimet ndaj Kosovës, muslimanëve, emigrantëve, karanxhollët nuk thonë asgjë, sepse kur flisja unë këta ishin të zënë me propagandën për suksesin në delegacionin e tyre në konventën e kandidates tjetër, se unë nuk isha i ftuar se presidentja e ardhme nuk me do mua, por këta, dhe kur ajo nuk del fituese këta hidhen në sulm, për të treguar se sa keq ndihen këta se unë paskam sulmuar presidentin e zgjedhur.

Por unë kam kritikuar një kandidat në fushatën për president të Amerikës dhe lëshohen në banaqe e portale të më kryqëzojnë mua në emër të besnikërisë ndaj tij, sikur janë çunat e lagjes që sapo u doli vëllai i madh nga burgu e thonë ‘tani do e shihni ca do bëjmë’.

Kjo tufë që i bashkon këta tipa me mllefin ndaj meje, njerëz që nuk janë as në nivelin e berberëve të Stambollit që i përshkruan bukur Konica, tufë që e ka shoqëruar historinë e vendit qysh në ditën e parë të krijimit të shtetit shqiptar.

Janë po ata që Noli i quante gjithëherësh zotërinj, personazhe komikë, tragjikë, patetikë provincash, por ndryshe nga koha kur peshkopi i shkretë i zbukuronte me epitete këta të sotmit nuk kanë më as ngjyrë e as bojë në luftën qorre”, tha Rama.

Fjalimi i Ramës ka tensionuar deputetët e PD-së, që kanë rrethuar foltoren e Kuvendit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

20 komente në “REPLIKAT/ Rama-deputetëve të PD-së: Jeni karanxhollë dhe s’keni as nivelin e berberëve, kujtoni se Trump do ju japë kokën time në tepsi”

  1. ed says:

    po pse berberet ca jane o kryeminister bythzbuluar…o bq……..

    1. Altin says:

      tekstualisht Rama tha “ju nuk jeni as ne nivelin e berbereve te Stambollit…..” dhe citoi Konicen, por TemA i ka rene shkurt dhe nuk e ka cituar te plote fjaline.

    2. Neutrino says:

      Ed/kari. Po qe e se je berber ne Stamboll, mer bileten e avionit dhe shko atje se po ta mbyll erdogani

    3. majlinda says:

      te lumte EDI RAMA, keta funderrina qe duan vetem pushtet per veten e tyre, dhe ne emer te interesave te tyre cfare nuk bejne e cfare nuk thone. Ti vazhdo detyren tende si kryeminiter , qente le te lehin,

  2. Populli says:

    Hahahahahahaaaa. O karagjoz burre, po nuk eshte nevoja qe ta beje Trump. Nga momenti qe ti e ke koken ne tepsi, eshte ceshtje kohe se kush e dorezon ate, Trump, Sorros, Rothchild apo Rokfeler. Dhe mos mendo se e gjitha eshte para ne Banke apo pasuri, o berber Kryeminister.

  3. Al Fier says:

    Ha ha ha ha ha ha edhe e duan të kriposur kokën, mos harro… ha ha ha ha i madh…

  4. SSlver Korda says:

    EDI RAMA ËSHTË TEJET INTELIGJENT PËR KËTO LEGENËT DHE ÇOBANËT E SALI KARAXHIQIT… GGREKALLOST DHE UDBA-shët E SHQIPËRISË NUK MUND TA PËRPININ FAKTIN SE EDI RAMA ËSHTË “APOLO-13” PËR KËTO “FISHEK TË NDRYSHKUR”!!!

    1. Populli says:

      I ka marre flake menderja si ” Apollo 13-es ” dhe nuk di se c’fare flet. Po mos o tut o djali Netes, se flasim ne Qershor. Te shikojme nese Hilary do ta mbaj tepsine apo do ta dorezoj ne Stamboll.

  5. demokrati says:

    Shqiptaret duhet te ndihen mire per kryeministrin e tyre, qe ne vleresimet e tij ishte perkrah Merkel, Holand dhe pjesa me demokratike e qeverive te gjithe botes, ne radhet e perkrahese te Trump ishte Putin, Duerte, Orban dhe Sisi. Trump do te jete per SHBA ashtu si ishte Neroni per Romen. Zgjedhja e Trump isht enj ekataklizem gjeopolitike dhe humbje e shpreses per boten e lire, demokratike dhe liberale qe humbi mbrojtesin e vet.
    Sanco pancot e politikes shqiptare dhe medias, perfshire edhe diplomate groteske si Nesho, nuk shikojne pertej hundes se tyre. Rama pati guximin intelektuae dhe pse jo patriotik shqiptar te jete hapa perpara ne deshifrimin e rrezikut Trump. Zoti e ruajt SHBA dhe boten e lire nga Trump dhe Shiqprine nga hienat e brendshme qe duan vetem kaos.

    1. mirel says:

      Mire nuk kane si ndihen shqiptaret dhe Shqiperia me nje qeveri qe po shet cdo gje me koncesione.
      Qe po i ben atentat ketij populli sikurse Berisha. Nhe ne veri, tjetri ne Jug. Ne Valbone dhe ne Vjose.
      Qeveria e Pustecit perdori shume dogmen patriotike per tu fshehur mbas saj. Duke vazhduar te njejtin program si te Berishes.
      E akuzoi per plerat..opa solli plerat vete..E akuzoi per HECet, i shtoi dhe Vjosen Valbones.
      E akuzoi per koncesionet dhe doli koncesionisti me i thekur.
      Bashke me Arben Ahmeten..
      Mire keto pislliqe, po fryhet ne bythe ben deklarata kokoshesh ne Serbi, provokon greket dhe shkon ne Amerike sikur te ishte presidenti i OKB se dhe del kunder votuesve amerikane.
      Tani ka ruset ne loje.
      Ne krahe te serbeve dhe grekerve.
      Deri ketu e ka demtuar ceshtjen shqiptare ne menyren me te rrezikshme.
      Tani tju shohim si do ju dali patriotizmi nga bytha neper pordhe.
      Ruset i ka ne krah te grekerve dhe serbeve, po nuk e ka me Ameriken per krahu.
      Kaq kuptoheni ju, se Ramuti e ka kuptuar tashme.

  6. Aso says:

    O Ed, lexo pastaj komento. Jo vrap te sharjet pa kuptuar ate qe thuhet. Ai permend Berberet e stambollit, sipas pershkrimit te Konices. Jo Berberet ne teresi.

    1. Tony uk says:

      Mire o aso por kujt i thua Edo shqupit,si puna e ketij Edos me lart vazhdojne dhe votojne pd.
      Bravo Edi Rama i pari kryeminister qe perfaqeson shqiptaret denjesisht.

  7. Pando says:

    Po po I nderuar kryeminister qe sdo te kesh mbeshtetjen e administrates Trump kjo eshte me se e sigurt , sepse u trgove lolo me ato declaratet qe the per trumpin thjesht per ti a bere qefin kumbarit tend

    1. Tony uk says:

      O Pando,trumpin e shau gjithe bota pervec Putinit.
      Si thua ti te gjithe do e kene keq punen,ik o te keqen futi nje tas groshe se lirohesh.

      1. Pando says:

        Tony uk , llgjika Jote eshte Tamam sa per ato qe leshova mbas groshit , po kush eshte ky qe shante ,kryeministri I Germany , or I Hollandes , sa per te qene realist nuk shahet pretendenti per president I Greqis e jo me ai USA , e kuptove o tru kertolle …..

  8. Deshtaket e Pd says:

    Te gjith ata qe shkruajne kundra Rames
    Jane te marrosur thelle nga fundi i turpshem qe
    I pret ! Vashhoni te llapni o llapaqene sepse Rames
    Vetem forca i shtohet per juve qe shkruani Kunder
    Mund ti rruani vetem te poshtmet

  9. taulanti says:

    o Edo sorrosi jot dhe I z Veliaj kan kerkuar te vin Emigrante ne shqiperi mbas shkurt. .Se ti fole ne emer te shqiptare ve. .deri ne shkurt rri i qet te jesh i sigurt se edhe ato leket qe I ke vjedh ketij populli do ti zbulojn sikur ti fusesh edhe tek ajo vrim qe ke dal..

  10. be-X says:

    Harrojne keta demokrate te Salise, qe jo vetem Edi Rama por e gjithe Europa me ne krye Merkelin e kane shprehur mendimin e tyre per kundrejt TRAMP-it. Edhe shoke te TRAMP-it republikane te vjeter ishin kunder TRAP-it, mos ndoshta eshte kjo nje koencidence me ato cfare th Edi RAma per TRAP-in?

  11. selim says:

    O zot, ky funderina tenton ben viktimen?! Ky fanari ndricues innje vendi re humbur te botes qe nukme kupton dot ” gjenine e tije “….ik o Edo o cascador…ik …prit te te marrin prape me qera …ka zgjedhje ne France mot…duro….o trap….LEXO PER SEMUNDJEN TENDE!

  12. Qytetari says:

    Faleminderit zoti kryeminister. Eshte hera e pare qe shqiptari ndjehet dinjitoz dhe i barabarte gjate ketyre viteve me popujt e rajonit. Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *