Zoti fshatar!

10 Nëntor 2016, 19:47Blog TEMA

Nga Edmond Arizaj

Ti qe po ankohesh se te erdhi lumi e te mbyti delet.

Ti qe po shfryn per te gjitha qeverite.

Ti qe po qahesh si me i vuajturi i kesaj bote, mbi te cilin kane rene padrejtesite me te medha te Zotit e robit.

A te kujtohet kur prisje pyllin mbi fshat, korijen si i thone andej.

A te kujtohet kur e ngarkoje drurin 40 vjecar e me shume, mbi gomar, mushke a kale e ecje mes permes fshatit me krenari e me brekushet zvarre.

A te kujtohet kur nise te germoje anet e lumit se do beje nje shtese tek shtepia.

Si the atehere: Pune e madhe sikur cdo behet.

Po heren e dyte kur deshe te hidhje edhe nje kat. Prape e germove lumin. E me qindra raste.

E nese ti paskerkeshe qene “i vecante” e s’ke prekur as korije e as lumin, ke akoma me shume faj se ke kthyer koken ne anen tjeter, kur kete e kane bere bashkefshataret e tu, e aq me keq te huajt qe ua kane marre druret e reren e ua kane shitur.

Ai pylli mbante rrekete e shiut qe mos te merrnin cte gjenin perpara e ti hidhnin ne lume.

Ato anet e lumit mbanin cmendurine e tij ne dite te veshtira. Ti i prishe te dyja. Kerkon qe shteti te te demshperbleje.

Pse? Sa ke qe nuk e ndez televizorin?

Ka ikur koha kur shteti pergjigjej per cdo gje dhe kishte ne dore cdo gje.

Ti merr pushket dhe te vret per nje gardh; ruaje pra cke pas gardhit, nuk do vi shteti te ta ruaje.

Nese s’je i zoti ta ruash, siguroje, sepse ato leke qe kerkon ti demshperblim shteti ua merr atyre qe djersijne diku tjeter, nuk i nxjerr nga pantallonat e tij.

Por fillimisht mire eshte te shkosh e te mbjellesh peme atje ku i preve, te sistemosh lumin atje ku e ka sistemuar edhe gjyshi yt, dhe ti tregosh drurin atij qe vjen te te prese korijen e fshatit tend. Boll u qave.

18 komente në “Zoti fshatar!”

  1. marion says:

    Para ketij fshatarit te ngrate e ka fajin me te madh Sali Berisha dhe regjimi i tij antikombetar qe u instalua pas 90-tres!
    Ai u beri thirrje te gjithe shqiptareve qe te linin fshatrat,malet,kullotat etrj dhe te zaptonin tokat,ullishtet,uzinat,kombinatet,fabrikat,ndermarrjet,magazinat shteterore,etj dhe malokeria nga veriu,sidomos e pushtuan ajken e Shqiperise si placke lufte!
    Grabiten nga 10-15 troje disa hektareshe,i vune tabelen famekeqe “asht e xanun”,qe me pas e shiten me miliona pa asnje dokumentr pronesie!
    Pikerisht keto toka,keto prona qe u grabiten dhe qe ishin pjese e pasurise kombetare,shteti i sotem i legalizoi per nje cope buke.
    Po keshtu beri shteti edhe me tre gjitha firmat e ndertimit qe grabitren shtratet e lumenjve,ndonese prewj vitesh kemi nje ministri qe quhet e Mjedisit,por ka qene e mexhlisit!
    Dhe ketre ministri,cuditerish e kane patur dhe e kane nen hyqem ministrat e LSI-se kesaj bande stermadhe qe e ka shqyer shtetin shqiptar si ujku bagetine!
    Ndersa ne ish ushtarakeve,ky palo shtet,qe nga fillimi pas 90-tes e deri me sot na ka grabitur mbi 50 % te pensionit qe na takon me ligj,duke na trajtuar si te burgosurit e Aushvicit!
    Na kane grabitur dhjetra miliona per person dhe tani tallen prap mizorisht duke na dhene nje lemoshe,qe edhe ate e cilesuan “falje borxhi”!
    Turpi ju mbvulofte!
    Mallkuar qofte ai ushtarak pensionist dhe familjet e tyre,ne se votojne me per PS-ne,PD-ne,LSI-ne!

  2. Moni says:

    Ore Harizaj, je ne vete ti. Sikur te gjthe fshataret te kishin prere dru dhe germuar lumin per nevojat e veta, kjo do te ishte nje grimce pluhuri.
    E preu politika dhe biznesi i pagopur pyllin dhe shkaterroi lumenjte, jo fusharaku i cili nuk ka pyll prane,

  3. Arb says:

    Artikulll idiot. Kerkon te fajsoj fshataret per pafuqine e shtetit dhe hajnine e e pushtetareve qe i prene pyjet per fitim. Ishte industria e ndertimit qe ka shkaterruar siperfaqe te medha pyjore e ka zhdukur parqe kombetare. Njerizit e ceket ne mendim jane fatkeqsia me e madhe e ketij vendi, si ky qypi qe ka shkruar ketu

    1. @ says:

      Jo artikull idiot, por ai qe e ka shkruar eshte idiot dhe injorant dhe bythlepires.
      Po pse o koqe autor, fshatari i dha licensen biznesit te inerteve? Apo atyre te shfrytezimit pyjeve?
      Po drejtorat e policive ndertimore, fshatari i emeroi? Po drejtorat e pyjoreve? Po polica e shtetit nga fshatari varet?
      Ka rene niveli i gazetes Tema..

  4. elitex says:

    Shkrim i pakuptimt, ku pretendohet qe fshatari i ka te gjitha fajet per permbytjet, se ka prere pemet dhe ka abuzuar. Sekuse qytetari rri ne zyre me duar ne xhepa duke shijuar kolltukun me votat e ketij Fshatarit! Ne ate vend ku keta te ashtuquajturit intelektual ja hedhin fajin popullit per te keqijat e tij dhe qeverine e lene perjashta, nuk ka me shprese. A thua te gjithe jemi emigrante pa letra dhe qeveria nuk na kan faj, duhet te largohemi andej nga kemi ardhur! A thua qeverine e zgjedhim qe tja bejme ne punet, te rruajme ne rruget, pastertine, qetesine, etj etj, dhe qeveria te rrije e te gezohet nga kolltuket e lekurta popullin e saj punetor dhe shembullor! A thua psh ne Gjermani nuk hedh njeri mbeturina ne mes te rruges si ketu ne Shqiperi, se atje jane njerezit te vetedijshem dhe ligjet nuk fare kuptim ekzistence? Fjala e urte thote: peshku qelbet nga koka!

  5. ilir says:

    o harizaj para se te shkruash me ate stilin tende arrogant , prej nje njohesi te realitetit shko dhe shife njeher vjosen sote mbase te kalon ndo nje tjeter fantazi, po sikur nje cunami te godiste shqiperin kujt do tja hidhje fain?peshkatarve!!!

  6. TRUMP says:

    Po mir mor gazet.ar, ku ishte ky fshatari perpara 1990, pse nuk e demtonte ambjentin ? Ta them une mor bthq se kishte SHTET,ashtu me te mirat dhe te zezat e veta ai shtet na trashegoi nje ambjent te virgjer per ta shkerdhyer me pas 25 vite rresht. Por kjo eshte me e pakta, se ca si ti mor gazet.ar jane ndotja me e rrezikshme e ketij VENDI. Aman o Tema na kurseni nervat nga keta …..!!!

  7. Lpl. says:

    Fshataret me sepate e me gomar shfarosen pyjet .Fshataret jane kultivusit e droges me kazem e me gomare duke bartur uje , shume i zgjuar ky kalemgjia mendje e rradhe megjithse duket i pa shetitur se ka frike se ben kepucet pis me dale me zbuluar Shqiperine , kjo eshte merita e Shqiperise qe jemi shkencetare te gjithe se ka shume keshtu mendjesh te urta.

  8. vjola says:

    Duhet Sala bashke me fshatarin . Sala i lejoi u tha: ‘bjeruni se i beri Enveri dhe injorantet fshatare ,qytetare dhe politikanet e pafryre e katandisen kete vend mos o ZOT . Per vete kane pasuri perrallore ne shume vende te botes keta politikan gjakpires ,kujtojne te shkretet se do ti marrin me vete . Ne ate bote nuk behet biznes o te mjere qe shkaterruat vendin .

  9. Jugu says:

    Autor, ja ke fut kot, po kot fare. Nuk ka faj (fshatari) qytetari, sepse pavaresisht ku jetojm, jemi qytetar te Shqiperise. Ne asnje rrethane dhe ne asnje kohe nuk fajesohet qytetari/taksapaguesi. Gjithe Kohen fajesohet shteti dhe institucionet e tij qe kane deshtuar jo vetem ne menaxhimin e permbytjeve por ne gjithe drejtimet.

    Pse, per drejtesin e korruptuar, “fshatari” ta ka fajin? Per shendetesin per toke dhe hajdute, “fshatari” ta ka fajin? Per Policin e korruptuar, (fshatari) ta ka fajin? Per gazetarin e shitur dhe te jargavitur, “shatari” ta ka fajin? Per kryeministrin e radhes legen dhe hajdut, “fshatari” ta ka fajin?

  10. deni says:

    Shume dakort me ty zoteri! Meqe edhe une jam fshatar,do te them pak llafe fshatarce.Jane dy lloje fshatare, Militante dhe vuajtes.
    Po flas per militantet politike te gjitha llojeve,a e mban mend fillimet e demokracise cfare servirej ne per fshatra PRISHNI GJITHCKA
    SE JANE TE MONIZMIT DO TI BEJME TE REJA.Po keta burra hyne te paret per shkaterim prene dhe shkulen pa frike.Po keta ecen nje hap para
    me buldoziera dhe motor shara,hapi tjeter deputete dhe afarista hapi tjeter evropiane.Vuajtesit ose koke pa laret, mbase u stepe ta thoje
    hapin e pare u thane femijve mbushni thesin me buke e o burra malit se ju pret greku per pune fshati,hapi i dyte nje gomarr dru dhe nje karroce zhavor per kasollen e lopes hapi i trete ishte mbytur dhe do te mbytet per gjithmone.Dhe nje keshille,kur del per kafe kujdes se do e pish me nje
    fshatar intelektual.

  11. L leshi says:

    Shkrimi ka shume kuptim por ka shume budallenje qe se kuptojne.Nuk eshte fshatari ai ne mes te tokes qe ishte per mbjellje ndertoi shtepine? Nuk ishin ata qe mbyllen kanalet per te shtusr nje cope toke vehtes por dhe ate e ka lene djerre pa punuar dhe pa asnje kanal vadites anash..Besoj ndonje ngs ju komentuesit e zgjuar do kete dale ndonje here jashte shtetit dhe besoj i ka pare tokat mbjella dhe kanalet anes se tyre pa beni nje krahasim me to dhe pastaj nxirrni plehra nga goja sepse ne Europe nuk eshte shteti ai qe pastron apo hap kanalin por privati pronarii tokes. …Shqiptari nuk shquhet per popull punetore ne vendin e tije dhe ne kapitalizem shteti nuk ka shume detyrime per privatin, kuptojeni mire se ka ikur koha e monizmit…

  12. Orttopedi says:

    Te nderuar komentues te mesiperm! Eshte e vertete qe shteti eshte fajtor per kasahapanen qe iu be
    mjedisit vecse edhe ne populli fshatar,punetor a intelektual kemi po aq faj sa ata shtetar e pushtetar plehra qe fyten frymen dhe nxiten sjellje te kesaj natyre ne mes tone.Thjesht ne jemi qe me veprimet tona aktive kunder mjedisit por shume edhe ,me indeferencen tone ndaj fenomenit kemi ndikuar e erdhem ne kete derexhe,Mendoj se nga ky kendveshtrim e trajton E,Harizi problemin dhe nuk e ka keq,Te pakten te riparojme cfare mundim dhe ti therresim mendjes ne te ardhmen,Ama ne ate qoshken ku rrime,ku kemi token e mallin mundemi dhe duhet te bejme dicka sado te vogel per te permioresuar e rregulluar kete mjedis. Ndryshe brezat pasardhes do te na mallkojne me te drejte, Lufte batakcinjeve pa mend qe i nxjerrin rrenjte e cdo gjeje te mire qe na ka falur natyra e zoti. per pak para te qelbura…Gjynah femijte
    tane e te tyre po ata i marrte sa me pare mortja!

  13. Jug Veri says:

    Ky artikull pothuaj i ka ren ne kok mentalitetit ton si shqiptar,,per ata qe e kritikojn,,duke then pse fshatari e ka fajin,,jo po e ka shteti qe dha lishencat per pyjet per inertet,,po mir shtetin mos na e pruri gje greku apo serbi,,..shyqyr qe u hapen rruget dhe po civilizohemi se do kishim ngelur ato kafsh xhungle qe ishim,,njeres pylli njeres pa vullnet pune njeres thashethemexhinj,, duam te jemi te gjith padrona njeres qe vritemi per parti..dhe per gjerat me ordinere,,xhelozia dhe injoranca jan dy semundie qe tek neve kan qoshen..2016 ne kerkojm azil ekonomik neper evrop,,pa pik lidhie,,sepse nuk kan kaluar akoma pasojat e komunismit,,qe njerzit thoshin e ben shteti ca me duhet…na ka vdekur nervi punes.degjon njeres qe flasin pa lidhie,,duke then e ka fajin shteti,,vetem kratharet degjon se kush punon nuk do te di kush esht ne shtet sala apo rama…ne si popull dhe diam ligje dhe nuk duam ti zbatojm,,ne si popull te na bej shteti qe zgjedhim qith diten padrejtesira,,ne prap nuk ndihemi.ky gazetar ben nje artikull per te stimuluar dhe motivuar popullin..ketu dalin te gjith analistat..dhe psikolog.,,thua ky qe ka ber kete artikull ka ardhur nga parisi dhe nuk ka jetuar aty..CDO POPULL SI ESHT VET ASHTU E ZGJETH DHE QEVERIN.

  14. GENT says:

    Fshatari nuk kishte kamione e skavatore per germuar lumejte o zoteri i nderuar.

  15. arben says:

    Po ky shkrim eshte i turpshem. Po te gjithe fshataret te ndertonin nga nje shtepi e te prisnin peme per tu ngrohur e per te shitur , por vetem me sopate, nuk do te ishim ketu joooo.
    CA i botoni keto pamflete injorantesh

  16. Ben Dibrani says:

    Sigurisht qe nuk eshte vetem fshatari pergjegjes per gjendjen, por fshataret tane e kane shfrytezuar mungesen e shtetit ne menyre barbare. Aty, buze lumit ku i mbaronin trojet e veta, nje fshatar krutan me tha se merrte reren e lumit dhe e shiste. I thashe – Je duke bere vetvrasje, ka per ta marre lumi token. Ohuuu – tha – toka me ka ikur nja dhjete metra. Dhe ti e shikon dhe nuk ndalon ate pune idiotesh ? – i thashe duke tundra koken. Hapi syte, pastaj shtoi i deshperuar – e kam bere ate budallallek dhe tani nuk kam se care te bej.
    Pak a shume kjo eshte historia ne cdo fshat dhe me cdo fshatar. I moren tokat ashtu si i moren dhe ne vend qe t’i ruanin, bene shtepi ne mes te ares (pa leje sigurisht), dhe pastaj bene rruge per te dale ne xhade. Kjo eshte historia e dhimbeshme dhe e pakthyeshme, pyjeprerjett jane shkak qe pervec ngrohjes globale, toka te humbase edhe mbrojtjen natyrore, duke i diene shkelmin e pundit pastries qe nuk kthehet me

  17. pro says:

    ..shkrim shume i bukur…populli doli nga vetvetja..sepse ra pre e barbarizmit politik !!..ju pershtat dhe e perqafoi ne regres ,se kujtoi se do te ngelte jashte saj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje