12 ndryshimet që kanë ndodhur brenda pak orëve nga zgjedhja e Trump president

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

trump-salute1Donald Trump nuk do të bëhet zyrtarisht president i SHBA deri në janar 2017, por brenda pak orëve nga fitorja e tij në botë tashmë ka filluar ndryshimi.

1) Një ministër i lartë i Qeverisë izraelite shpalli idenë e ‘zhdukjes’ së shtetit palestinez.

Ministri i Arsimit i Izraelit Naftali Bennett, duke cituar manifestin e zgjedhjeve të Trump, shtoi: “Epoka e shtetit palestinez ka përfunduar”.

2) Gratë muslimane amerikane që veshin hixhabin janë në ankth nga ideja nëse do munden ende të veshin një të tillë.

3) Demonstruesit ndezën zjarre dhe përmbysën makinat në qytetet e mëdha në të gjithë Amerikën.

4) Tregjet globale financiare u çoroditën.

5) Sarah Palin tha se Britania dhe Amerika kanë të përbashkët Brexit dhe Trump.

6) Ish­kreu i KKK, David Duke ka deklaruar mbremjen e fitores se Trump si “një nga netët më të mrekullueshme të jetës sime”.

7) Aksionet e kompanive të ripërtëritshme të energjisë çoroditen…

8) … ndërsa aksionet në kompanitë e armëve u rritën duke kapur një rekord të ri më të lartë

9) Festë e gëzim për elitën politike të Rusisë

10) Uebsajti i emigracionit të Kanadasë ra nga kërkesat e mëdha të amerikanëve që duan të lënë vendin

11) Udhëheqësit e xhihadit përshëndetën fitoren e presidentit të ri amerikan.

12) Ministri i jashtëm i Meksikës ka bërë të qartë se nuk do të paguajë për muret që pretendon Trump.

Qeveria meksikane tha se do të përpiqet t’i shpjegojë Trumpit rëndësinë strategjikë për rajonin të marrëveshjes që njihet me siglën NAFTA. Në të njëjtin kuadër, edhe kryeministri kanadez Justin

Trudeau tha se ishte i hapur për bisedime për marrëveshjen që hyri në fuqi në vitin 1994 mes këtyre tre vendeve.

Gjatë fushatës Trump e ka kritikuar tej mase NAFTA­n duke e cilësuar si pakti më i keq tregtar që SHBA ka firmosur. Meksika dhe Kanadaja druhen se mund të humbasin aksesin në treguan Amerikan, ndërsa Trump premton se do të kthejë vendet e punës amerikane që humbën.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “12 ndryshimet që kanë ndodhur brenda pak orëve nga zgjedhja e Trump president”

  1. trojani says:

    Si ore haruat deklaraten e ” keshillcarit” per shkuljen e korupsinit !!!???
    Nuk ju vjen keq per shqupistat !!!

  2. Sal Trapi says:

    Keni harruar : Qe saleh mut berisha u gezua shume.

  3. emigranti says:

    https://www.youtube.com/watch?v=6xKoU7B2yYM
    kot fare, Trump eshte kapitalist i eger, dhe mbi interesat e tij sdo ver asgje persiper, veç te tjerash presidenti amerikan qe duket aq i forte, ne fakt eshte edhe njeriu me i kontrolluar nga stafi i tij, historikisht realisht ameika eshte qeverisur nga zevendes presidentet

  4. shaqo says:

    Ky nderoka si komunistet. Mos eshte komunist, se ka dhe kollare te kuqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *