Bursa politike e së enjtes!

11 Nëntor 2016, 11:07Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Nëse ka një “mall” që zhvlerësohet në mënyrën më kostante këto 25 vitet e fundit në Shqipëri, ajo është fjala.

Vendi ku më së shumti konsumohet ky krim është salla e seancave plenarë e të Kuvendit të Shqipërisë. Nga tempulli i shenjtë i fjalës së të zgjedhurve të popullit, ajo është shndërruar në jo pak raste, në të enjten e zezë të “Wall street”-it të gjuhës shqipe.

Shkaktari absolut i krizës permanente të fjalës, është lufta e paprecedentë verbale e Sali Berishës, ndaj kujtdo që i bëhet sadopak pengesë ndër kundërshtarët e tij politikë.

Deri në atë masë, sa as rregullat e Kanunit për fjalën e as ligjet moderne, as norma parlamentare, as rregullat e tjera të shkruara e të pashkruara, as fjalët e urta të tipit “gjuha kocka s’ka, po kocka thyen”, nuk pijnë më ujë.

E tregoi këtë me fjalorin e tij të pashembullt, për çdo Parlament të sotëm, e ndoshta të të gjitha kohërave, edhe të enjten e kësaj jave.

Ku mbajti një nga fjalimet model të shthurjes së çdo kufiri, cdo fantazie dhe të cdo standardi, në komunikimin politik publik.

Nuk ka në diskurin e tij politik, asnjë fjalë mbi rendin e ditës. Asnjë respektim të normës kohore të përcaktuar nga rregullorja.

Asnjë bosht, asnjë temë apo linjë konkrete.

Ka vetëm dy gjëra: Një amalgamë copëzash lajmesh apo thashethemesh të mbledhura në pazarin virtual, me zellin e një milingone dhe durimin e një kinezi, gjatë 7 ditëve që i ndajnë dy të enjtet; dhe një lumë sharjesh, kërcënimesh, epitetesh, shejtanbudallëqesh, që vërshojnë si Vjosa pas reshjeve të ditëve të fundit.

Për të përmbytur, bërë pis, shkatërruar e bërë me baltë, këdo që mendon se po tënton t’i dalë përpara. Fare të paktat raste kur ai mungon, janë të vetmet seanca ku mund të bësh debat idesh, argumentash, tezash dhe alternativash me kolegët e opozitës.

Ia kam qarë hallin më shumë se gjithkujt në gjithë këtë histori të trishtë dhune të pashembull verbale dhe estetitikisht syvrasëse, punonjëseve të seancave plenare të Parlamentit. Atyre që i ka rënë barra për të zbardhur çdo javë të gjitha këto ligjërime, e për t’i shndërruar në tekste të procesrverbaleve.

Për t’i dhënë formën e një dokumenti zyrtar, që duhet të miratohen në seancat pasardhëse.

Për tu ruajtur më pas, në arkiva. Duke patur si normë të paprekshme, renditjen e fjalëve të thëna ne erë, në tekste sipas rregullave të drejtshkrimit dhe normës letrare të gjuhës shqipe.

Jam i bindur se kushdo gjuhëtar apo studiues i shkencave të komunikimit publik, politik, i ligjeve apo historian i çështjeve të pushtetit legjislativ që do të marrë nesër guximin që të mundohet për të kuptuar se çfarë ka dashur të thotë autori, me siguri që do ta kuptojë shpejt se gjithçka është një mision i pamundur.

Imagjino nëse dikush që do të duhet të bëjë studime krahasimore përshembull rreth debatit politik parlamentar në vitet ’20-’30 të shekullit të kaluar dhe atij të sotëm. Dhe të krahasojë fjalimet e pjesëtarëve të grupit të opozitës së 90 e ca viteve më parë, të asaj që edhe atëherë edhe sot quhet Partia Demokratike, duke dashur të krahasojë evolucionin e ligjërimit politik në Parlament të Fan Nolit, Luigj Gurakuqit, Stavro Vinjaut, Sulejman Delvinës e Ali Këlcyrës, me ligjërimet e Sali Berishës.

Shumë shpejt ka për të kuptuar së në gjithë këtë rruzull, vetëm dy gjëra ecin mbrapsht: gaforret dhe cilësia e ligjërimit politik të opozitës shqiptare.

3 komente në “Bursa politike e së enjtes!”

  1. Moni says:

    O zotni, Berisha e di cfare jeni ju dhe ju thote te verteten. O budallenj, o plehra, o qelbesira….. Dhe ju rrini e veshtroni. Ndryshe ju do te kishit reaguar.
    Cfare tha Rama ndaj opozites, asgje. Por ata e rrethuan ne foltore. Ndersa ju rrini ulur dhe se levizni bythen, nuk ja prisni fjalen. Ai ka gjetur shesh dhe ben pershesh. Pra ka gjetur budallenj dhe plehra dhe ju therret ne emrin e tyre.
    Ku eshte problemi ketu?

  2. Skypion says:

    Padyshim,qe autori i shkarrashkrimit te mesiperm eshte i trashe.I trashe nga mendja.
    Edhe vete Edi Rama,per kete jam absolutisht i bindur,i perbuz keta tipa,sepse,do te donte qe ata qe pastrojne te pegerat qe le pas ,ngado qe shkon,te kishin nje nivel te pranueshem intelekti dhe formimi te pergjithshem kulturor.
    Duhet ta themi qe Edi Rama,qendron intelektualisht dhe kulturalisht,shume me lart se te gjithe ne oborrin e tij pushtetor.Imagjinoni tani se nga cfare soj njerezish qeverisen shqiptaret qe nga 2013,kur me i kulturuari i tyre eshte Edi Rama…!!!
    Tmerr!
    Aq koketrashe eshte Peza,sa nuk i vete ne mendje qe,kur lexuesit te lexojne shkarrashkrimin e tij,cdo fjale e fjali e tij,do tu kujtoje Edi Ramen!
    Nuk ka te enjte qe Edi Rama,Kryeministri i Shqiperise,te mos marre fjalen i pari dhe ne nje gjendje totalisht te degraduar mendore,te sulmoje kafsherisht,qenerisht opoziten ne Kuvendin e Shqiperise.
    Eshte bere e njohur ajo shprehja “per here te pare keto 25 vjet”,qe e kane shume per zemer rilindjotet.Aq e dashur eshte ajo per ta,sa nuk e kuptojne qe,ka kohe qe kjo shprehje po perdoret per beme-gjemat e tyre.Pikerisht.
    E me te vertete,shume beme-gjema kane ndodhur per here te pare ne keto 25 vite.
    Per here te pare keto 25 vite ,por edhe ne gjithe historine e shtetit shqiptar,duke perfshire madhe edhe ate komuniste(te pakten atehere skishte trafikante droge) ne Kuvendin i Republikes se Shqiperise kane hyre trafikante droge,trafikante prostitucioni,perdhunues,grabites,pengamarres dhe vrases.Jo vetem Kuvendi,por gjithe administrata dhe BAshkite socialiste.i
    Nuk po flasim per te tjera,se jane shume,e kaq shume i kemi thene e sterthene.Mjafton vetem kjo,edhe ne kontekstin e shkarrashkrimit te koketrashit Peza.Sepse,te lartpermendurit zoterinj perdhunues,trafikante dhe vrases,jane kolege,miqe e shoke te Alfred Pezes,me te cilet pi kafe shend e vere,bile edhe duke pozuar para kamerave,me ate zgerdhjeshjen qesharake prej fshatari.
    Per here te pare ne keto 25 vite,kreu i maxhorances ne Parlament,cdo te enjte,merre fjalen i pari dhe sulmon qenerisht opoziten,me nje fjalor rrugaceror ,me nje gjuhe perverse deri ne peshtirosje.
    Cdo e enjte ky avaz.Cdo e enjte perroi psiqik i Rames.Cdo e enjte kjo rrugaceri,ky perversitet komunikimi i Edi Rames.
    Por,kjo nuk u ben pershtypje koketrasheve si Peza.Atyre iu ben “pershtypje” reagimi ndaj kesaj rrugaceri,ndaj ketij perversiteti.Eshte e cuditshme.Apo me mire do te duhej te ishte e cuditshme,se edhe cudia e ka humbur kuptimin e saj kete kohe perversesh.
    Po ju jap vetem nje shembull,per ta ilustruar kete qe them: Edi RAma shan rrugacerisht,pornografikisht,ne publik femra,qe per ironi jane edhe gra ministrash te oborrit te tij,dhe askujt nuk i ben pershtypje (nder socialistat e kam fjalen) – Sali Berisha,e denoncon rrugacerine e Rames,rrugacerine publike te Rames,denoncon fjalorin pornografik qe Rama perdor ndaj vete grave te oborrtareve te tij,dhe te gjithe bejne te skandalizuaret…!!!
    Keni pare keshtu?!
    Padyshim qe keni pare.Cdo te enjte e keni pare dhe do ta shihni;derisa perversi sociopat,Edi Rama, te jete ne Parlament.
    Megjithate,duke pare me vemendje kete paradoks – ku rrugaceria e Rames nuk ben pershtypje,dhe reagimi i Berishes perkundrazi – kam verejtur,se pervec shpjegimit me fanatizmin politik qe i pengon socialistat te shohin rrugacerine e felliqur te Rames ,ka edhe nje shpjegim psikologjik,qe nuk ka te beje me Ramen.
    Per nje socialist te thjeshte,per shkak te propagandes se ethshme,te panderprere,25 vjecare qe nga viti 1990 ,Sali Berisha eshte nje demon.
    Propaganda e te majteve,qe ka dominuar dhe dominon opinionin publik,sidomos nepermjet mediave,shumica e te cileve me gazetare dhe analiste te majte,por edhe me ane te rudimenteve te strukturave te regjimit te meparshem,qe gjallojne ku te munden ne te gjithe hallkat e struktures politike dhe sociale,ia ka arritur qe,te pakten per socialistet konvencionale,te ngulite bindjen qe Sali Berisha eshte e keqja e te keqijave.Eshte vete e keqja.Eshte djalli vete.
    Kjo duhet patur parasysh,qofte edhe per te justifikuar ata njerez te thjeshte,qe rrethanat historike dhe politike,i bene qe te jene socialiste.
    Afendikonjte socialiste ,ne cdo moment kur jane ne veshtiresi,nxjerrin perpara turmes se verber e te trushpelare tashme,gogolin e BErishes,per t’i trembur ata.Dhe ,i trembin ne fakt.
    Kane 25 vite qe e perdorin kete marifet.
    Ka 25 vite qe te mjeret socialiste,e hane kete marifet.
    25 vite me radhe.Vit per vit.Muaj per muaj.Jave per jave.Madje,edhe dite per dite.Madje madje,ka raste,edhe ore per ore, e minute per minute,nese rreziku per afendikonjte socialist eshte i madh.
    Por duke bere trushpelaresin e tjereve,ashtu sic ndodh shpesh ne kete bote per shkak te ironise se gjerave, qe shume nga ata qe kane per detyre te bejne trushpelarjen,te trushpelahen edhe vet.Domethene te besojne trillimet e tyre!
    Ja,pikerisht kjo ka ndodhur edhe me koketrashin Alfred Peza.
    Mos mendoni se e ka nga zgjuarsia qe, per ato qe ben Rama,akuzon Berishen.
    Jo!E ka ngaqe edhe vet koketrashi i beson budallalleqet qe thote…

  3. qytetari says:

    Ik more hor, je mesuar ti te marresh popullin neper kembe pa bere asnjehere shtet, vetem me vrullin prej malesori e pa dinjitet fare. Shteti nuk behet me broçkulla fjalesh, por behet me ligje, me vendime e me projekte, qe asnjeren nga keto ti asnjehere nuk dite ti zbatosh, por na ke lene zvarre sot e 27 vite me pare. Po ti ke frike nga zbatimi i ligjit te VETING-ut se te gjithe ju dhe familja juaj njeheresh e keni vendin ne burg. me gjithe ato para qe i jane deklaruar Shkelzenit ne llogarite bankare me qindra e miliona euro pa punuar asnjehere dhe askush nuk merret me te, per ta derguar prapa hekurave. Prandaj bertet e gerthet ti, sic i thone nje fjale te urte popullore: “Mbajma nënë djalin, t’i them sa s’me ka thënë”. Kjo eshte nje loje e jotja shume e rrezikeshme. Prandaj zoti berisha nuk ka me kthim mbrapa, nuk me 97, harrojeni njehere e pergjithmone. Por behuni gati te justifikoni ato para dhe prona marramendese qe keni vene deri me sot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje