Çfarë nuk u dëgjua në Kuvend/ Bushati-Berishës: Shiko atë rrugaçin që ke në shtëpi. Topalli-deputetëve të PD: Si duroni mer, çohuni në këmbë

11 Nëntor 2016, 16:30Politika TEMA

Panorama ka zbardhur të plota replikat e djeshme në Kuvend, kur Sali Berisha shpërtheu në dyerje ndaj deputetëve të PS-së.

Kur Ditmir Bushati i thotë Berishës që të merret me rrugaçin që ka në shtëpi, Jozefina Topalli kërkon nga deputetët e PD-së që të ngrihen në këmbë dhe të rrethojnë foltoren, për të mbrojtur nderin e Berishës.

Sali Berisha: Ta harrojë kush se mund të firmosë nga Tirana për Kosovën, në asnjë rrethanë, pa pasur plotfuqinë e Presidentit të Kosovës apo të Qeverisë së Kosovës. Firmat janë plotfuqira dhe këto i bën vetëm një njeri që s’ka apatrid, që s’ka dhè, s’ka interes kombëtar, një njëri i papërgjegjshëm.

Ditmir Bushati: Harrove marrëveshjen e detit?!

Sali Berisha: Do e shohësh ti marrëveshjen e detit, se për llogari të kujt është bërë, mos u ngut, unë kam durim.

Ditmir Bushati: Siç bërë marrëveshjen e detit me Greqinë.

Sali Berisha: Do ta shohësh se për llogari të kujt është bërë. Do ta shihni mirë. Unë kam durim. Do e shihni ju për hir të kujt u fut në spirale Rama. Unë jam i qetë fare.

Erjon Braçe: Po pra, për llogari të Erdoganit ee…

Sali Berisha: Unë jam i qetë fare, por mos mendoni ju se veprimet antikombëtare të tij nuk do të dalin një ditë, do dalin që ç’ke me të. Marrëveshja e detit u rrëzua për hesap të një pale të tretë dhe jo për interesin kombëtar të shqiptarëve. Mbajeni mend për ata që kanë, qoftë dhe minimumin e interesit kombëtar, dhe kjo fjalë e imja do t’ju ndjekë ju çdo muaj dhe çdo vit, ju do shihni këtu e do jeni dëshmitarë të frikës që i futët interesit kombëtar me qëndrimet tuaja. E bëtë strikt për interesa të një pale të tretë, sepse s’keni interes kombëtar.

Erjon Braçe: Kujt pale ore kujt, pse nuk e thua…?

Flamur Noka: O, ruaj qetësinë.

Ilir Meta: Ju lutem, s’e përfundoi fjalimin më duket!

Ditmir Bushati: Të të vijë turp për këto që the. Turp të të vijë.

Sali Berisha- Ditmir Bushatit: Mor fundërrinë. Mor këlysh i vogël, mor fundërrinë.

Ditmir Bushati: Mbaje gojën dhe të të vijë turp, nuk me komplekson dot.

Sali Berisha: Mor fundërrinë që njëherë akuzohesh për gylenist. Njëherë për kështu… Ai është një fundërrinë.

Ilir Meta: Ju lutem, zoti Berisha!

Sali Berisha: Zoti kryetar, në qoftë se rrugeçër si puna e këtij këtu, të rritur nga ata që s’po ua them emrin, të rritur nga kodoshët, lihen të flasin në këtë mënyrë. Kjo është një gjë shumë e rëndë.

Ditmir Bushati: Shiko atë rrugaçin, e ke në shtëpi… dhe mos ma bëj mua gishtin… Nuk me komplekson dot.

Jozefina Topalli u bërtet deputetëve të PD: Çohuni mer në këmbë…

(Demokratët çohen në këmbë për të protestuar)

Sali Berisha: Njerëz që s’kanë asnjë interes kombëtar, njerëz të cilët për llogari dhe para të një pale të tretë i futën një thikë të fortë interesit kombëtar dhe koha do ta provojë se cila është dhe se çfarë bëtë.

Arben Çuko: Ti shite Shqipërinë ore, flet për interes kombëtar…

Erjon Braçe: Thuaje kush është pala e tretët…

Sali Berisha (Qesh): Jam Sali Berisha unë, o budallenj… O budallenj, nuk tërhiqet Sali Berisha, o budallenj. Jam Sali Berisha unë, o çakej, që flisni nga vendi.

(Deputetët e PD-së duartrokasin)

Sali Berisha: O budallenj, jam Sali Berisha unë, e di si më dukeni mua ju? Plehra me dukeni. Unë vij për Parlamentin, por ju plehra më dukeni, se të tillë jeni. Para interesit kombëtar nuk njoh asgjë tjetër unë. Harrojeni ju. As 1 mijë, as 10 mijë s’më bëjnë kurrë të tërhiqem para interesit kombëtar. I keni futur thikën për interes të palës së tretë. Koha do ta provojë.

Erjon Braçe: Ti je kriminel! O kriminel!

Sali Berisha: Sikundër i futët thikën Kosovës për llogari të Beogradit, me marrëveshjen që firmosët.

Arben Çuko: Ik, o terrorist!

Sali Berisha: Jua thashë pak me nerv se edhe e meritonit, por teksa ju shihja ju, shihja interesin kombëtar karshi jush, nuk mund t’ju thosha atë që meritonit. Dhe kur e pashë atë studim, u trishtova, njerëzit nuk duhet të udhëhiqen nga nostalgjia, qeveria ime është e nostalgjisë tani, është qeveri e së shkuarës, shqiptarët meritojnë qeverinë e sotme dhe të ardhme. Të sotmen e vlerësonin 11 pikë më poshtë se ishqeverinë. A ka dënim më të madh se kjo? E dini ç’po më kujtoni? Kthehemi pak në vitin 2005.

Saimir Tahiri: Fol ore për Brukselin tani, lërë vitin 2005.

Jozefina Topalli: Po s’t’i hapi Brukseli negociatat.

Sali Berisha: Po s’t’i hapi Brukseli negociatat, o budalla, po rri aty…

Edmond Spaho: Shko mblidh kanabisin.

Sali Berisha: Çfarë ndodhi në maj të këtij viti. Të gjithë ambasadorët, përveç njërit, dhe ky ishte ambasadori i Republikës së Turqisë, pa përjashtim kishin çuar dispaçe se fiton e lavdishmja PS. Të gjitha kancelaritë kishin përgatitur telegrame për PS-në. E gjithë Internacionalja Socialiste e botës kishte përgatitur telegrame për PS-në. Që të gjitha u ngelën në sirtar. Fitoi PD dhe fitoi jo në këto rrethana që janë dhjetë herë më të favorshme për të, sesa ç’ishin në 2005-n. Kështu që në fytyrën e secilit, edhe në buzëqeshjet tuaja, unë shoh dëshpërimin e thellë të disfatës që ju pret.

Ditmir Bushati: Ish-kryeministri që deklaron për herë të dytë në këtë Parlament se Gjykata Kushtetuese që mori një vendim 9 me 0 kundër marrëveshjes antikombëtare që firmosi Sali Berisha dhe Lulzim Basha qenkësh në payroll (listë-pagesë) e një pale të tretë.

Aq më e rëndë është kjo, kur dihet që Kryeministri i vendit, Presidenti dhe ministri i Jashtëm kanë një bashkëpunim të ngushtë me shërbimin inteligjent dhe Kryeministri i vendit, që paska pas gjithë këtë informacion, nuk e ka denoncuar këtë akt të paprecedentë dhe s’ka ndjekur procedurat që duhet të ndjekë një Kryeministër i përgjegjshëm, dhe vjen këtu dhe të lëshojë mufka me aktorë të tretë, që s’kanë lidhje me ketë sallë.

Sali Berisha: I pafytyrë përsëri, kur thotë për çështjen e detin. Kam qenë Kryeministër, kam disponuar të dhëna dhe informacione dhe këtë që e them, e them me përgjegjshmëri të madhe dhe të plotë se është veprim totalisht në interes të palës së tretë. Dhe koha do ta provojë këtë! I pafytyri thotë se e çuam në Gjykatë. E çoi Rama në Gjykatë, nuk e çuam ne në Gjykatë.

E çoi për llogari dhe para të palës së tretë. Duke thënë këtë, ju them se edhe pse unë dija gjithçka për këtë, përsëri e them se qeveria shqiptare është e detyruar të respektojë vendimin e Gjykatës, prandaj urdhëroni të shkoni në arbitrazh dhe le ta zgjidhë arbitrazhi, sepse ka arbitrazh dhe gjykatë deti, ka jo një, por dy madje. Sepse qeveria shqiptare këtë çështje nuk mund ta zgjidhë duke shkelmuar mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kurse tjetra është firmosja e marrëveshjeve. Këta janë skllevër të Beogradit. Meka e tyre është Beogradi. Kush është ai që mund të firmosë marrëveshje pa palën e interesuar? Vetëm nëse është koloni.

12 komente në “Çfarë nuk u dëgjua në Kuvend/ Bushati-Berishës: Shiko atë rrugaçin që ke në shtëpi. Topalli-deputetëve të PD: Si duroni mer, çohuni në këmbë”

  1. Tonini says:

    Si nuk theve qafen o qen bir qeni,o qelbesine njeri,o i degjenerum deri ne palce,o ty te vrafte zoti o gjarper qe nuk po e le rehat ket popull,. ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu te peshtyfsha e te pshurrsha mu ne surrat,njeri i pershtire.

    1. Gorriiii. says:

      Paguaj 10.ooo € vetem te vendosem si Shef Policie per nje vit ne Tirane (kuptohet pas nje vit para-pregtitie fizko ushtarake pasi trupin e kam 1.89 gjatesi per 91kg) dhe kur te shikoi dhe degjoje ofendime ne Parlametnt …. direkt do futem me force duke i thyer brije e koca dhe dikujt tjeter te shurr…… ne bre?… per zagareve qe ofendojne Kulturen,Traditen etj ShQIPTARE….
      25-s vjet s’doli njeri me ko…. per ti care ballin ketyre maskarejvee…………… une hedh nje hap perpara te pakten pajtohuni ju lexusit e G.T.

    2. Besi says:

      Cfare turpi.
      Si flet ky idiot, shan cfare nuk i thote tjetrit, i thote rrugac, dhe PD cohet be kembe kur tjetri i thote shih rrugacin qe ke ne shtepi.
      Sa njerez te ulet pa karakter, ke nder po mbrojne.
      Ke?? A kane vesh per te degjuar dhe sy per te pare,
      Po parlament eshte ky, cfare bisedash, wow sa i keqi eshte ky njeri dhe sa lolo ato qe i shkojne mbrapa

    3. Turi says:

      Cfare paraje dhe cfare do te perfitonte Rama, kur e humbura nga shitja e detit qe beri ky lelyshi i Greqise dhe Serbise, ishte Shqiperia? Keta deputete te PS jane muter te tere. I ve perpara qelbesira dhe nuk i japin pergjigje. Nuk e kuptojn qe perse Bushati nuk i pervishet ketij plaku te ndyre me pergjigje te sakta por e le ta shaje me regjister shtepie. Qiji nenen ore Bushat dhe perplasja ne fytyre te gjitha tradhetite qe ka bere dhe mos e ler te lehe si qen. Bjerini maskarajit dhe numerojani te gjitha tradhetite, nje me nje. Mos e lini tju lere dobicin ne dere. E gjitha zhurmnaja qe ben eshte qe te behet mik me Greqine dhe mendon se ata do ta mbeshtesin qe te rrezoje Ramen dhe ta pengoje Shqiperine te hyje ne BE. Po perpiqet tju thote grekerve qe une ju dua, ju dhashe detin, por jane keta ne sherbim te nje force te trete koti, qe as nuk i intereson deti i Shqiperise Le te themi qe keta paskan vepruar ne favor te nje force te trete. E cfare fitimi ka Turqia kur deti i Shqiperise nuk vidhet? Eshte nje idiotizem i plote. Edhe nese nuk eshte nj etjeter vend i trete, kush eshte ai dhe cfare perfitimi ka nje i trete nga fakti qe Shqiperise nuk ju vodh deti. Ky ju thote atyre qe une e fala kurse ju per interes te nje force te trete nuk e lete tja falja. Eshte e qarte qe ajo qe ka perfituar eshte Shqiperia dhe shqiptaret dhe askush tjeter. Ky hedh cacka ne ajer dhe keta deputetet e PS rrine si hunj. Vetem Edi Rama pergjigjet. Meta po ben sehirxhiun.

  2. katarakti says:

    Nga keta “ripjellesit” nuk ka asnje qe mund te ia dale Berishes ne sharje, shpifje, genjeshtra dhe paturpesi. Te gjithe rrine si mut. Berisha qe ka vrare ne Gerdec, qe ka vrare me 21 janar, qe ka shitur detin, qe i ka shitur nafte Serbise, qe ka vrare njerez dhe i ka hedhur ne det kur ka qene kryeminister dhe president, i merr perpara keta çilimijte e Rilindjes. Eshte per te qare dhe per te qeshur se çfare e gjeti partine socialiste me kete Edi Ramen ne krye. Se mos ishte me mire me ate te degjeneruarin Nano do thoni ju?! Eshte e vertete. Nje arushe mali ka 25 vjet qe i ve perpara socialistet. Dhe pasi ka shkaterruar komplet Shqiperine dhe i ka duart e lyera me gjak deri ne brryl. Fatkeqesi.

  3. Shqipe says:

    keta te PD se duhet te zhduken si parti dhe berisha me varje ose ekzil ne siberi tek vellau Putin

  4. Une po te isha deputet, do te mundohesha te mos bija ne nivelin e ketyre krimineleve !
    Jo pa qellim ata perzjejne debate te ndryshme, dhe presin viktimen !
    Me vjen keq qe njerez te mbrekullueshem si keta djemte e vajzat qe jane ne stafin qeverise dhe te kuvendit , lerosen me llumin e llumrave qe quhen PD!

  5. Ermal Gjoni says:

    Me anullimin e marrveshjes sipas Berishes fitoi nje pale e trte?? Kush eshte pale e trete se ne kete mes fitoi vetem Shqiperia > A mos pale e trete per Berishen eshte Shqiperia dhe pale e e pare per te eshte dikush tjeter te cilit ai i sherben?. O Maskara nuk ke nga vete do ndeshkohesh ashtu sic e meriton.

  6. Doktor MORTJA says:

    Cohuni mer ne kembe!
    Goja ham shpina bam!
    Te kapi prej zhelesh!
    Ulu mor ti nejun!
    Parlamenti 500 milion euro, ma i bukuri i botes!
    Ta bajme Shkoder lucen si Venecien!
    Diten tek paraqitet nen barkun e Sales, diten cift e ka rradhen Grida!
    Jozi nuk asht kurve, asht natyra e malsuerit!

  7. Eltoni says:

    SHIKONI+NDIGJONI se car niveli ordiner manushaqja xhozi turp ti thuash femer ,kesajt truni i punon vetem per PASHUKUN…

  8. Dasareti says:

    Po,po,po kush po e udheheq shqiperine?!!!! Ore,a jane deputete keta qe jane”zgjedhur”per te perfaqesuar popullin ne kuvendin e shqiperise,apo jane plehrat(mbeturinat)e kombit dhe nuk perfaqesojne kerkend vecse grupet kriminale te krijuara prej tyre?!! Zot rruhaje shqiperine nga keta rrugace,se ne nuk po mundemi ta rruhajme vete,sepse n’a kane”politizuar”aqe shume sa qe,nuk po e njohim as veten tone se kush jemi,ndryshe do ti kishim rrethuar parlament duke I arrestuar te gjithe per ti dhene ate denim qe meritojne,per te gjitha te keqiat qe po I sjelloin vendit!!

  9. Baxhanaku says:

    Dezinjatore + Pashuk= Megi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje