Deklaratat e Ramës për Trump, marrëdhëniet me SHBA e Greqinë?! Meta: Të jemi më të përmbajtur

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

MetaDebati i shpërthyer në politikën shqiptare pas zgjedhjes së Presidentit të ri në SHBA Trump, marrëdhëniet me SHBA, hapja e negociatave dhe roli i Greqisë në vendimmarrje, si dhe situata brenda koalicionit të majtë kanë qënë në fokusin e liderit të LSI në deklarimin e tij për mediat.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump. Gjatë një prononcimi për mediat, Meta është shprehur se duhet treguar maturi në raport me politikën e jashtme, për të ruajtur besueshmërinë e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe me qëllim forcimin e marrëdhënieve me SHBA.

“Unë besoj se të gjithë duhet të shohim përpara dhe besoj se ky është edhe mesazhi i zgjedhjeve në SHBA.

Aq më tepër në vendin tonë, ku besoj se duhet të jemi të gjithë më të përmbajtur për të ruajtur besueshmërinë e politikës së Jashtme të Shqipërisë që ka qenë një nga pikat tona më të forta për të qenë faktor modernizues në Ballkan dhe në këtë drejtim të forcojmë më tej partneritetin strategjik me SHBA, duke respektuar zgjedhjet që bëhen atje”, u shpreh Meta.

Kreu i Kuvendit komentoi edhe përplasjet e fundit mes Tiranës dhe Athinës, duke theksuar se ky debat është i panevojshëm.

Z.Meta, a ka një vendim LSI me kë do “martohet” në zgjedhjet e ardhshme…Siç është shprehur kryeministri Rama i cili ka theksuar se shpreson që LSI të mos “rimartohet” djathtas…?

LSI do të bëjë gjithmonë zgjedhjet që i interesojnë qytetarëve, stabilitetit të vendit dhe përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë.

Si do e bëni këtë zgjedhje?

Besoj se zgjedhja është bërë me kohë që kur është krijuar LSI.

A duhet një pol i tretë politik?

Vendit i duhet më shumë dialog politik, konsensus për çështjet më të rëndësishme të vendit përfshirë edhe politikën e jashtme e cila është bërë temë e një debati të panevojshëm. Në këtë drejtim ka pasur një konsensus solid. Duhet të përqendrohemi te 5 prioritetet, zbatim i reformës në drejtësi që të hapen negociatat me BE.

Mendoni se mund të penalizohemi nga Greqia në dhjetor?

Duhet të shohim përpara, duhet të vazhdojmë të jemi një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit me fqinjët dhe i rolit stabilizues i Ballkanit Perëndimor. Kjo ka qenë fuqia e Shqipërisë si një faktor i stabilitetit në rajon.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Deklaratat e Ramës për Trump, marrëdhëniet me SHBA e Greqinë?! Meta: Të jemi më të përmbajtur”

  1. Bena says:

    Lsi do te beje zgjedhjen sipas interesave te tua o ilir hajduti e jo sipas interesave te popullit,nuk jemi me budallenj qe ti marim seriozht ato qe llap ti,ti duhet te zhdukesh me pare,pastaj shoku jot sali qeni,ose me mire ju dy qen te zgjebosur

  2. zaho says:

    Je politikani njesh ne shqiperi gjynah qe je per vete dhe jo per popullin

  3. Tepelene mbi gur. says:

    Je superpalacoja me i madh politik i shqiptareve, i denje per te konkuruar hap pas hapi me te njejten marke dhe me te njejten egersire antishqiptare, sozine tend Sali Berisha. Po shiko ore ndyresire te genjesh ata shqiptare qe nuk shikojne dot pertej hundes se tyre, se te tjere qe jane mire te informuar me boten dhe politiken amerikane nuk i genjen dhe mashtron dot. Ne Amerike, Persidenti i nderuar Obama, perpara se te zgjidhej Trump president, nuk la gje pa thene kunder tij, duke i bere nje analize te perkryer realiste, negative ashtu sic eshte Trump, por kur Obama e priti ne shtepine e Bardhe tha se nuk jemi demokrat, nuk jemi republikane, por jemi Amerikane, kurse ti bajga Ilir i versules Rames, se foli kohe me pare kunder Trump, jo se te dhimbset politika dhe Shqiperia, por sepse je progrek, antishqiptar, armik i fshehur dhe i betuar i Kombit shqiptar je hajdut manipulator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *