Donald Lu njihet me projektligjin për minoritetet, drafti me standardet më të larta të BE

11 Nëntor 2016, 16:55Politika TEMA

Çështja e trajtimit të minoriteteve në Shqipëri është bërë pjesë e axhendës së punës së ambasadorit amerikan Donald Lu. Ai u takua me Kryetaren e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, Konstantina Bezhani, për t’u njohur me përgatijet e ligjit për minoritetet.

Ky është një ligj i ri, që nuk ka ekzistuar më parë, por, siç është shprehur më herët kryeministri Rama ky ligj do të jetë në standardet më të larta europiane.

Në frymën e re të ligjit, ambasadori u informua për gjendjen e minoriteteve, për problematikat që shfaen në arsim dhe në pushtetin lokal, si dhe për statusin e Komitetit të Minoriteteve. Ambasadori Lu ofroi mbeshtetjen e tij në zgjidhjen e problematikave të minoriteteve.

Respektimi i të drejtave të minoriteteve është një nga 5 prioritetet kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

1 komente në “Donald Lu njihet me projektligjin për minoritetet, drafti me standardet më të larta të BE”

  1. says:

    Zvarritja negociatave vjen nga ky.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje