Itali, dy shqiptarë gjenden të vrarë në një makinë

11 Nëntor 2016, 09:26Kronika TEMA

Dy shqiptarë, me shumë mundësi vëllezër, janë vrarë mbrëmjen e së enjtes në periferi të Milanos, në lagjen Valverde në rrugën “Ancona”.

Mediat italiane raportojnë se karabinierët u njoftuan për një aksident, por kur mbërritën në vendngjarje panë mjetin tip “Polo Volkswagen” të përmbysur ndaj të cilit ishte hapur zjarr.

Vrasja e dyfishtë ka ndodhur rreth orës 23:00 të së enjtes dhe nga hetimi paraprak i policisë italiane, rezulton se ndaj automjetit ku po udhëtonin dy shqiptarët është qëlluar me pistoletë ndaj drejtuesit dhe pasagjerit.

Si pasojë e tentativës për t’u shpëtuar plumbave drejtuesi i mjetit ka dalë nga rrugë duke sjellë edhe përmbysjen e makinës tip “Polo Volkswagen”.

Po sipas policisë italiane dyshohet se ngjarja ka të bëjë me larje hesapesh në trafikun e drogës.

4 komente në “Itali, dy shqiptarë gjenden të vrarë në një makinë”

  1. mzati says:

    ca osht LAJM apo fjalekryq duhet ta zgjidhim??????????

  2. says:

    Vrasje politike (4milon euro familjes )

  3. siguria says:

    Fashistet italiane !

  4. siguria says:

    POshte tradhtart ukrahinas

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje