Jam femër, jam myslimane, jam emigrante: Përse votova Donald Trump!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Asra Q.Nomani – Uashington Post*

Shumë gjëra janë thënë për “mbështetësit e heshtur të Trump”. Ky është rrëfimi im, dhe shpjegimi pse votova atë. Jam 51 vjeç, emigrante dhe myslimane. Nuk jam raciste, shoviniste, supremaciste e bardhë apo ndonjë gjë tjetër, siç po quhen votuesit e Trump.

Në dimrin e 2008, si një liberale prej kohësh dhe një bijë krenare e Virxhinias Perëndimore, një shtet i lindur në anën e duhur lidhur me historinë e skllavërisë, kalova në anën historikisht konservatorë, vetëm pse shteti ndihmoi që të zgjidhej Barack Obama si i pari presidentin me ngjyrë.

Por që prej atëherë i kam mbajtur sekrete preferencat e mia elektorale, dhe kam qenë gjithmonë në mbështetje të Donald Trump.

Të martën në mbrëmje, disa minuta para se kutitë të mbylleshin në shkollën fillore “Forestville”, një zonë shumica demokrate, unë u futa në qendrën e votimit, mora një laps në gishtat e mi dhe qarkova emrin e Donald Trump dhe zëvendësit të tij Mike Pence.

Pasi Hillary Clinton mori në telefon Trumpin për ta uruar për fitoren, një mikeshë në Tuitter shkruajti një mesazh ku thoshte se ka miliona amerikanë që nuk ndajnë urrejtjen, ndarjen dhe injorancën e Trump. “Turp për ata që e bëjnë”, shkruajti ajo.

Teorikisht ky grup do të më përfshinte edhe mua, por nuk më përfshin. Unë e kundërshtoj ndarjen, injorancën dhe urrejtjen. Unë mbështes qendrimin e Demokratëve lidhur me abortin, martesat homoseksuale dhe ndryshimin klimaterik.

Por unë jam një nënë beqare që nuk mund të përballoj sigurimin shëndetësor nën “Obamacare”. Programi i presidentit Obama nuk më ndihmoi mua. Të martën, unë udhëtova për në qendrat e votimit si mijëra bashkëqytetarë të mi që mezi ja dalin fundit të muajit, pas tetë vitesh nën administratën Obama.

Më në fund, si një mylsimane liberale që kam përjetuar vetë ekstremizmin, kam qenë kundër qendrimit të Obamës lidhur me të ashtuquajturin Shtetin Islamik. Sigurisht që retorika e Trump lidhur me këtë çështje ka qenë shumë e ashpër, por për mua, më shumë është ekzagjeruar nga shtete si Katari apo Arabia Saudite dhe mediat e tyre si Al Jazeera. Ekstremizmi islamik realisht ka pushtuar botën dhe duhet luftuar me çdo kusht.

Në mes të qershorti, pas sulmit vdekjeprurës në klubin e homoseksualëve, Trump bëri një mesazh në rrjetet sociale me stilin e tij tipik: “A do të përmendë Obama më në fund termin terrorizëm islamik? Nëse jo, të japë dorëheqjen”.

Por CNN dhe kandidatja Hillary Clinton duket se “hidhnin vallen” e Obamës, duke thënë: “Nga këndvështrimi im, rëndësi ka çfarë ata bëjnë dhe jo çfarë bëjnë. Kapëm Bin Ladenin dhe nuk ka rëndësi si e quan, islamizëm radikal apo xhihadizëm radikal”.

Në mes të tetorit, ishte një email i 17 gushtit 2014 që zbuloi Uikileaks, që përfundimisht më helmoi dhe më mbushi mendjen përse nuk duhet të votoja Hillary Clinton. Në të, Clinton i thoshte ndihmësit Podesta “Ne kemi nevojë të përdorim inteligjencën tradicionale dhe atë diplomatike për t’i bërë presion Katarit dhe Arabisë Saudite që po ndihmojnë financiarisht dhe logjistikisht Shtetin Islamik”.

Zbulimi i donacioneve shumë milionë dollarëse të bëra në Fondacionin Klinton nga Katari dhe Arabia Suadite e vrau përfundimisht simpatinë time për zonjën Clinton.

Po, unë dua paga të njëjta mes femrave dhe meshkujve. Jo, unë jam kundër murit me Meksikën dhe planin për të përzënë myslimanët. Por unë besoj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk e ha hiperbolën politike që e cilësoi Trumpin dhe mbështetësit e tij si të djallëzuar.

Provova të shpjegoja në Tuitter përse do votoja Trump, por të gjithë mbështetësit e Clinton më quajtën “qafëkuq”.

Disa ditë para votimit një gazetar nga India më shkruajti ne email: Si është të jesh një myslimane në Amerikën e Trumpit?

I shkruajta se si një vajzë indiane, të mbërrija në Amerikë në moshën 4-vjeçare në 1969, nuk kisha aspak frikë të jetojë në Amerikën e Trumpit. “Kontrollet dhe barazia dhe historia jonë e pasur e drejtësisë sociale dhe të drejtave të njeriut, kurrë nuk do të lejojnë  që të shkelen të drejtat e askujt, dhe për këtë jam e bindur”, i shkruajta gazetares indiane.

Ajo që më shqetësonte më shumë ishte se si do të ndikonin diktaturat myslimae të Katarit dhe Arabisë Saudite, në Amerikan e Hillaryt.

Këto diktatura nuk janë shembuj shndrritës të një shoqërie progresive dhe me të drejta për qytetarët e vet.

Ne duhet të ngrihemi në këmbë me kurajo kundër urrejtjes jo vetëm ndaj myslimanëve, por edhe urrejtjes nga myslimanët kundrejt kujtdo apo çfarëdo, i përfundova mendimin tim gazetarit indian.

Emaili nuk i shkoi herën e parë. Unë nuk e ridërgova, duket pasur frikë nga një shpërthim inatçor i tij ndaj meje. Por atëherë, unë shkova dhe votova.

 Përgatiti Amarildo Lumani, TemA

*Asra Q.Nomani është një ish gazetare e Wall Street Journal dhe bashkëthemeluese e Lëvizjes për Reformimin e Myslimanizmit.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

14 komente në “Jam femër, jam myslimane, jam emigrante: Përse votova Donald Trump!”

  1. Klimax says:

    “Arsyetimi” i kesaj votuese femer, myslimane dhe emigrante eshte i mjaftueshem per te kuptuar nivelin e llogjikes se shumices te atyre qe votuan Trump!
    Mbeshtet programin e demokrateve, eshte kundra murit me Meksiken, kundra largimit te myslimaneve, eshte per barazi gjinore e sociale, pro te drejtave te njeriut, eshte pro abortit, martesave homoseksuale dhe mbrojtjen e klimes, kundershton ndarjen, urrejtjen, injorancen, nuk eshte as raciste, as shoviniste dhe supremaciste, por, megjithate, voton Trump, sepse, sic shprehet, “nuk e ha hiperbolen politike se Trump eshte i djallezuar”!!!!!
    Ashtu eshte moj myslimane “liberale”, Trump nuk eshte i djallezuar! Ai eshte i sinqert per te gjitha ato qe ka premtuar dhe ka deklaruar dhe per keto deklarata e premtime eshte trembur bota sepse tek to degjohen vetem urrejtje, racizem, ksenofobi, islamofobi, ndarje, ide ku klux klan-iste, idiotizma, kercenime per lirite dhe te drejtat e njeriut, grave dhe ……….. bunga-bunga!

  2. Mos u merzit se tani Trump do te jape rrogen e tije ty meqe e ke votuar…..

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Ne qoftese ti moj zonje sperballoke Obamacare, atehere provo privatin te shohesh sa te vlen lekura.. Po cfare flas dhe une, je indjane (nickle and dime)..!!!

  4. T5 says:

    Kjo lloj miopie solli Brexit-in, solli edhe Trampin ne pushtet dhe ndoshta do sjelle edhe Le Penin.

    Keta/keto miope nuk e kuptojne qe me fitoren e Trampit racistet do e quajne veten mazhorance dhe do kalojne ne sulm kunder te huajve, emigranteve dhe pakicave fetare apo edhe ne sulm ndaj grave.

    Shumices jane akoma nuk u ka dale gjumi, por ne Sh.Bardhe po hyn nje fashist. Nje njeri jo thjesht i paskrupullt, por i cekuilibruar menderisht.

    Myslimanet qe kane votuar Trampin akoma nuk kane kuptuar qe ajo vote i ka dhene te drejten cdo qafekuqi t`u thote “ik ne shtepi. bari dhish”.
    Emigrantet qe kane votuar Trampin i kane dhene liri fjale dhe veprimi cdo hundderri t`u thote “dil nga shtepia ime”.
    Femrat qe kane votuar Trampin i kane dhene liri cdo perversi t`u fuse duart ne autobus apo ne cdo cep lagjeje. Kur e ben Presidenti i Amerikes qe fitoi 60 milione vota atehere kot i paskan quajtur “perverse” deri me sot.
    Zezaket dhe hispaniket qe kane votuar Trampin i kane dhene te drejte cdo te fantaksuri te KKK qe t`i akuzoje lirisht si “perdhunues” dhe “kriminele” prandaj edhe te drejten t`i lincoje si para viteve `60.

    Sepse kur bashkohet vota e perverseve, racisteve dhe fashisteve me votat e miopeve si kjo budallica nga Pakistani ne pushtet vjen fashizmi. Eshte histori e perseritur. Arsyet mund te jene shume, ndoshta po aq sa votues te Trampit. Rendesi ka rezultati.

    Bota eshte ne fazen e vitit `36. Ne Hungari, Poloni dhe Rusi jane ne pushtet fashistet. Ne Ukraine ka nje lufte civile. Ne Greqi dhe Serbi jane ne pushtet mantenutat e Putinit. Ne Britani kemi Camberlenen e dyte qe po krihet kur po digjet Europa. Ne Itali eshte nje cope mishi me dy dhembe (se te kishte dy sy gjysma e se keqes). Ne France askush nuk qesh me me Le Penen. Austria votoi nje fashist per President. E vetmja lidere qe mban Europen ne kembe humbi zgjedhjet lokale ne Berlin dhe pritet te humbase zgjedhjet e ardhshme.

    Ishalla jemi ne enderr.

  5. Leone-53 says:

    Edhe une jam musulman dhe jetoj ne Milano (Itali) dhe e mbeshtes gati 100 % programin e Trump pervec se kur flet per klimen (qe duhet te na shqetsoj te gjithve majtas a djathtas).
    Te majten e quaj “te semure” gati ne gjithcka thote e ben ku mbeshtet kryesisht dembelet, drogaxhinjte, hajdutet, klandestinet etj. etj te kesaj kategorie gjoja ne emer te solidaritetit por kete gjithmon duke “futur duart” ne xhepin tone qe kemi punuar gjithe jeten e gjithcka e kemi me djerse.
    Votoj me kenaqsi Lega Nord te Matteo Salvinit si te vetmen parti italiane qe mbron italianin e ndershem dhe ne te huajt e ndershem.
    Gati 80-90 % te shqiptarve qe njoh ketu kane mendimin tim sepse i druhen te ardhmes ku shumica e muslumaneve arab nuk punojne e bejne shume femije ku do te mbahen neser nga puna e femijve tane.
    Po te shikosh programin e Lega Nord ketu e ate te Trump atje jane njesoj ne:
    Emigracion, per Rusin, 15 % taksen e sheshte, dacion per mallrat kineze qe po na mbysin etjera.
    Askush mos te ket frike ne te ardhmen se cdo gje do jete shume here me mire kane frike vetem ata qe “mbajne duart ne koqe” e qe meren me pislleqe.
    Ciao !

    1. mirel says:

      Ai qe i mban duart ne k0qe dhe ne pus eshte pikerisht ai qe votou kjo bucja servile.
      Me nje fjale pranon ta peshtyjne ne fytyre amerikanet” pir ama nuk pranon te paguaje me shume taxa.
      Qe ne te vertete do i paguaje me shume.
      Dhe sa per Kinen..ai miku jot tramp, atje i ka te gjitha bizneset.
      Problemi eshtw pikerisht pse nuk taxohen bilioneret dhe jo ata qe punojne.
      Ai nuk i ka treguar kurre taxat, se nuk paguan.
      Keshtu pra arsyetimi jot dhe i kesaj morres ketu, qe ne fakt jane buce te medha…eshte nje zero minus..
      Hajde do e pranoja llogjiken e nje te bardhi qe e jep voten vetem per inat, po kesaj sharabajges…rraces me te servilosyr..nuk ja pranoj.

    2. mzati says:

      ene mateo salvini pralla me mret i ka. dhe mos harro…italia eshte diktature ne thonjeza ne krahasim me shtetet e industrializum

  6. Bazarhesap says:

    Kjo shpreson se do mari ndonje interviste nga D.Trump ne shpi te bardhe dhe ti fusi duret qe te behet e famshe se sa per gazetare kjo eshte nje idiote ose me mire “house Muslim” qe e lejon tjetrin ta beshtyj dhe injoroj per 100$!!!
    p.s David Duke,Newt Gingrich,Steve Bannon do ta presin ti japin sharia test dhe me sh gjasa ne avionin e pare per ne Karachi do ta nisin shurrrren

  7. Xha Braho says:

    Gabim e nderuar zonje! Perpara se te votoje, si fillim duhet te ishe interesuar se cfare mendojne rilindiotet e Temes per Trump dhe Clinton? Dhe sidomos kete optimistin idot qe megjithese eshte mbeshtetes i Clinton (edhe pse nuk e pjerdh kush), shpreh qendrime raciste.

  8. Xha Braho says:

    Gabim e nderuar zonje! Perpara se te votoje, si fillim duhet te ishe interesuar se cfare mendojne rilindiotet e Temes per Trump dhe Clinton? Dhe sidomos kete optimistin idot qe megjithese eshte mbeshtetes i Clinton (edhe pse nuk e pjerdh kush), shpreh qendrime raciste.
    Ju lutem me e kujdesshme pas 4 vjetesh. Perpara se te votoni, lexoni gazeten Tema.

  9. nina says:

    pse tani qe votove Trapin , do ja dalesh deri ne fund te muajit me buke????? Ama dhe gazetaret jane me budallenj nga ju qe flisni ndrikulla me sy hapur… tani do mbetesh edhe pa buke fare..

  10. maximus says:

    ajde injorante qe ka kjo bote, votova TRUMP , thote kjo xeba, do ta shikosh p****n e semes tani nga ke ardhur, nuk jane keto arsyet qe thote kjo bananja e zeze, arsyeja e kesaj eshte qe te mos futen me emigrante ne USA, sepse emigranti i vjeter e urren emigrantin e ri te sapoardhur, se ka frike se do ti pritet mbeshtetja sociale,

  11. filafieri says:

    O zotrinjet e temes a e dini qe 90 perqinde e shqiptareve me te drejte vote votuane trapin, Te dy kanidatet kete radhe per shtepine e bardhe ishin katastrofe, klinjetoni pervecese e semure fizike eshte dhe e semure mendoro po trapi trap. klasa puntore e mesme votoje trapin, hajdutat latin dhe dembelat zezaket votuane klinjtonin, me kete grupe u bashkuane kurvat e hollivudit dhe homoseksualet. PRA KLINJTONI MBESHTESTE KETA ME SIPER DHE KETA MBESHTESNIN KLINJTON. ishte fate i trapit qe kishte berballe klinjtonin qe i kishte dhene shenjat e skizofrenise qe ne kohen kure ishte sekeretare e shtetit.

  12. Saliu says:

    Kam mendimin se kjo myslymane qe shkruan eshte nje mashtruse. Per kete qe thash e argumentoje me nje pyetje rreth” Obama Care” Ne Amerike funksionojne disa Helth care Inshurenca. Pse populli vete dhe zgjeth Obama care si oferte me te mire dhe nuk zgjedhin inshurencat e tjera qe kane pronar Lobistet e Amerikes dhe pronar nga Partia Republikane? Pse ?? Pergjigju dhe ti Lumani qe e shkruan kete artikull. Pse-ja eshte e qarte : Obama care o horra eshte me e lira dhe me e mira. Republikanet dihet qe ne Amerike nuk mbrojne interesat e te varferave. Kush eshte i paster dhe ka tru nuk duhet ta hedh poshte punen e madhe qe ka bere President Obama keto 8 vjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *