Besnik Mustafaj provokon me librin “Ëndrra e doktorit”, për Berishën. Stilizim i “Doktor Adhamudhit”…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

MustafajTashmë është bërë në modë dalja në skenë e librave të politikanëve dhe për më tepër romane që merren pikërisht më emra të caktuar, fshehur apo kamufluar pas emrave të koduar artistikë.

Këtë ka bërë Ben Blushi, ish-deputet i PS me librin e dytë rresht, këtë po bën dhe Besnik Mustafaj, shkrimtari politikan.

Një roman provokues që satirizon liderët e politikës shqiptare vjen në panairin e librit nga autori Besnik Mustafaj, ish-­deputet dhe ish­ministër i Jashtëm i qeverisë Berisha.

Libri i tij më i ri që mban titullin “Ëndrra e doktorit” fsheh personazhet e vërtetë përmes rishkrimit të stilizuar të një varianti tjetër të komedisë së njohur “Doktor Adhamudhi” të Andon Zako Çajupit.

Duke lexuar faqet e këtij libri, kuptohet qartë se liderët e politikës shqiptare të fshehur pas kësaj figure janë Enver Hoxha e Sali Berisha, që njihet me epitetin “Doktori”, por edhe Edi Rama, siç u shpreh vetë autori i librit Besnik Mustafaj.

“Unë besoj se është gjithëkohësia  shqiptare, në raport me problematikën që mbart “Doktor Adhamudhi”  që në origjinën e tij. Pra çdo tentativë për ta vendosur në një periudhë vetëm të lokalizuar kohore, do të ishte e gabuar. Unë shpresoj se ja kam arrit.

Shumë ngjashëm mund të ishte, nëse duam ta themi asosacionin shumë më të qartë e gjej në një intervistë të Edi Ramës, babait të rilindjes së sotme, i cili sapo u bë kryeministër thotë se obsesionet e mia janë vdekja dhe përjetësia”­ deklaroi  Besnik Mustafaj për Report TV.

Shkrimtari Besnik Mustafaj në fokus të këtij libri ka marrëdhëniet dramatike të individit me historinë dhe satirizon ata tipa liderësh që kanë udhëhequr Shqipërinë për gati një shekull që sipas analizës që i është bërë në këtë promovim, ata kërkojnë që të marrin mbi vete meritat dhe atributet e historisë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Besnik Mustafaj provokon me librin “Ëndrra e doktorit”, për Berishën. Stilizim i “Doktor Adhamudhit”…”

  1. Kola says:

    Te dhjefsha mu ne letersi qe po bejne politikanet e deshtuar. Blushi me patholonjine e marrjes se jetes se kundershtarit e Mustafai me idiotizmat e doktorr mutit. E sigurt eshte nje gje: Sic deshtuan ne politike, njeqind here me ndyre kane per te deshtuar edhe ne letersi. Fal me shnet deshtakeve qe ky vend i ka me bollek.

  2. Tim dursaku says:

    Besnik jam nje i njohuri yt dhe nder te paktit qe te njoh me mire e veten, ndaj t jap nje keshille leri deshmite letrare te doktorit dhe doktoret e tjere te partise demokratike dhe tregoju shqiptareve per bemat e tua me tregtine e ilaçeve me kanadezet etj. Tregoju dhe ku i ke gjet paret per te ngrit vilen ku jeton etj se nuk je me i paket edhe ti. Me stil letrar kuptohet.

Lini një Përgjigje te Kola Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *