Ndahet nga jeta Arben Puto

11 Nëntor 2016, 16:55Kulturë TEMA

Ka ndërruar jetë mesditën e sotme prof. Arben Puto, akademik, një nga studiuesit e njohur të historisë së Shqipërisë dhe pedagog për shumë vite i lëndës së të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Tiranës.

Jetëshkrimi

Prof. Puto u lind në prill 1924 në Gjirokastër dhe u shkollua në Liceun Francez të Korçës.

Mësimet parauniversitare e kreu në Liceun francez të Korçës (1935-1939), në Liceun francez dhe Liceun klasik në Romë.

Mori pjesë në LANÇ, fillimisht në Gjirokastër, pastaj në Tiranë.

Arsimin e ndërprerë e përfundoi pas çlirimit në gjimnazin e “Tiranës”, sot gjimnazi “Qemal Stafa” më 1946.

Studimet e larta i kreu në Moskë në Fakultetin e Drejtësisë dhe i përfundoi më 1951 në degën e së Drejtës Ndërkombëtare Publike.

Me hapjen e UT-së më 1957 punoi si pedagog deri më 1990.

Ka bërë shpjegimin e disa termave të shkencës e të teknikës për hartuesit e Fjalorit të gjuhës shqipe të botuar në Tiranë më 1980.

Ishte autor i një serë veprash mbi marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë, si dhe i historisë së vendit kryesisht në periudhën nga Pavarësia deri në Luftën e Dytë Botërore.

Ai ka themeluar dhe drejtuar Komitetin Shqiptar të Helsinkit.

6 komente në “Ndahet nga jeta Arben Puto”

  1. corape kuqi says:

    E trishtushme. Iken kokat, ngelen kembet.
    Vendi ne dore te rames,balles,braces,qim pekes, blendi fevziut, arjan canit, mul nokes.
    Fatkeqesi e madhe per kombin.
    Shpirti ne parajse ketyre njerezve te medhenj e te ndershem.
    Shqiperine e ka marre lumi i lanes.

    1. I.Hoti says:

      ‘Carap kuqi’ nga Vicidoli!

  2. Sejdi says:

    Të faleminderit Profesor, për krejt çka bëre për ne!

  3. ........ says:

    humbje shum e madhe per mbar kombin SHQIPTAR vdekja e zotit dhe akademikut ARBEN PUTO , budallenjt dhe maskarenjt kti vendi nuk i kan munguar kurr, por pesonalitete si profesor PUTO i vijn rrall kombit ton , ti prehet shpirti ne paqe dhe ngushellime familjes, humbje madhe nje dijetar me pak per kombin ton.

  4. Ed tironci says:

    Iku dhe nje pjese e historise…Ngushellime familjes!!

  5. pjatalarsi says:

    Arben Puto, historiani tipik qe germonte dokumentat arkivare! Bazohej me pare tek dokumentat, pastaj shkruante. Ka lene libra me vlere! U kujtofte per mire!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje