Një opozitë që po sharron degën ku është ulur

basha berishaNga Skënder Minxhozi

Në vazhdën e përbotshme të trazimit dhe bujës që shkaktoi fitorja e Donald Trump në zgjedhjet amerikane, kërkesa e Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë ishte vetëm një çeshtje e vogël shqiptare. Si përherë, ky vendim historik është shoqëruar me sherrin e rradhës të politikës shqiptare në sy të europarlamentarëve, të cilët tashmë janë mësuar me shfaqjet e turpshme të hedhjes në erë të interesave të vendit, për hir të llogarive meskine politike.

Opozita u përpoq gjatë ta minojë dritën jeshile për hapjen e negociatave. Aq sa detyroi edhe ish-ministren dhe parlamentaren e saj Majlinda Bregu që të ndahet qartësisht nga pozicioni i deputetëve të opozitës. Një gjest i fortë, që pasqyron krizën e thellë të përfaqësimit dhe vizionin dritëshkurtër të partisë më të madhe të opozitës.

Tentativa për të sabotuar hapjen e negociatave shënon vetëm episodin e rradhës të qëndrimeve negative të klasës tonë politike ndaj procesit. Edhe pozita e sotme ka gjynahet e saj në këtë vazhdë disavjeçare veprimesh aspak konstruktive. Megjithatë shembulli i keq nuk duhet të jetë kurrsesi pikë referimi dhe një periudhë historike thuajse asnjëherë nuk i ngjan tjetrës. Kontestimi i kësaj rradhe ka brenda vetes një vendim emocional dhe irracional, më shumë sesa një lojë taktike të mirëmenduar. E kjo për disa arsye themelore:

Së pari, opozita duhet të dintë të llogariste në heshtje shanset reale të hapjes ose jo të negociatave. Dhe ato kësaj rradhe ishin mjaft të larta. Javë më parë mediat qarkulluan lajmin se kancelarja Merkel do t’ja komunikonte Edi Ramës vendimin për hapjen e negociatave, gjatë një vizite të tij të ardhshme në Gjermani. Të gjitha burimet e besueshme nga Brukseli flisnin për të njëjtën gjë, ndërkohë që edhe kriticizmi ndaj qeverisë aktuale, megjithë pozitën jo komode ku ajo ndodhet në aspektin ekonomik, atë të korrupsionit, drogës dhe sherreve të brendshme, ishte dhe mbetet modest.

Gjetjet e raportit të Komisionit konfirmojnë se BE e sheh vendin tonë më shumë si një histori ndryshimesh graduale, sesa si një “gropë të infektuar” krizash dhe keqqeverisjeje. Do të mjaftonte ky perceptim, që opozita ta mendonte mirë hedhjen e hapit, drejt kontestimit zyrtar të rekomandimit për hapjen e negociatave. I cili i solli asaj jo pak rrudhje buzësh mes europianëve, por edhe një dozë të mirë kritikash në planin e brendshëm.

Së dyti, opozita aktuale, ashtu si ato paraardhëset, vazhdon të mos kuptojë një realitet të thjeshtë dhe cinik: integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, hapat konkrete të afrimit të saj drejt BE, janë një shans, ndër të tjera, edhe për më shumë hapësirë për opozitën nga njëra anë, e kontroll të rreptë për qeverinë nga ana tjetër. Një vend i integruar, është një vend i vëzhguar. Kjo aksiomë nuk ka nevojë për t’u provuar si e vërtetë, pasi është e tillë prej dekadash.

Vendet që janë afruar e më pas i janë bashkuar Unionit, kanë qenë të gjtiha të detyruara të ndërmarrin reforma të thella në fushën e trasparencës së qeverisjes, luftës kundër krimit e korrupsionit dhe përsosjes së sistemit të qeverisjes. Opozita vetëm se do të përfitonte nga këto procese, pasi një Edi Ramë apo Sali Berishë i lënë mënjanë në “pronën” e tij, larg llogaridhënies dhe larg syrit vëzhgues të ndërkombëtarëve, janë rregullisht të prirur për të abuzuar me pushtetin.

Opozita duhej të ishte e para që të kërkonte hapjen e negociatave, si një parakusht për ta vënë qeverinë në pozitë të vështirë në shumë nga betejat që vetë opozita ka ndërmarrë, e që kërkojnë edhe presionin e ndërkombëtarëve për t’u përmbushur. Duke dalë kundër hapjes së negociatave, Basha dhe Berisha vetëm sa kanë nënvizuar edhe një herë idenë se Shqipëria ka një opozitë izolacioniste dhe kundërshtare të procesit të afrimit me Europën e Bashkuar. (Javanews.al)

REMOTE_ADDR:[]

20 komente në “Një opozitë që po sharron degën ku është ulur”

  1. Skypion says:

    Zgjedhja e Donald Trump si President i ShBA-se ka shtyre ne plan te dyte te gjithe ato qe mund te ishin,me ose pa te drejte,preokupime te opozites shqiptare ne pergjithesi,te Partise Demokratike ne vecanti.
    Kjo per arsyen madhore,se shenoi edhe rrezimin de facto te qeverise shqiptare,te qeverise Rama.
    Qeveria Rama ka rene!
    Ne keto kushte,opozites,Partise Demokratike,kryetarit te saj Lulzim Basha,i del perpara si nje emergjence qe te marre nen kontroll situaten e papritur dhe te paprecedente ne te cilen ndodhet politika shqiptare,vete Shqiperia.
    Rama,i vetedijshem qe ka marre fund politikisht,dhe i frikesuar ne palce,qe nuk do te mbaroje me kaq, qe dmth se ky fund politik do te pasohet edhe nga pasojat e korrupsionit dhe inkriminimit te tij,qe pa as me te voglin dyshim do te ndeshkohen – ka marre vendim qe te beje gjithcka,edhe duke i shkaktuar demet me te paimagjinueshme vendit,qe te shpetoje paq.
    Per kete arsye,Rama,qe diten e zgjedhjes se Trump u shfaq i frikesuar dhe u mundua te justifikohej,madje edhe t’i lepihej Presidentit te ri amerikan,pa kaluar nje dite,vendosi te sulmoje edhe me eger ate,me synimin,qe mesepaku,ne kete te tatepjete te pandalshme qe ka marre,te kete edhe mbeshtetjen e socialisteve te tij,e po mundi edhe te sa me shume shqiptareve qe te jete e mundur.
    Eshte kjo arsyeja,qe Edi Rama,ka leshuar gjithe qenerine e tij mediatike,me gazetare dhe analiste ,qe te sulmojne egersisht Presidentin e ShBA-se,Donald Trump.
    Gjithe kjo fushate e paprecedente antiamerikane,me shpifje dhe trillime,me sharje dhe ofendime ndaj Presidentit te ShBA-se,ka befasuar opinionin publik mbareshqiptare.
    Shqiptaret,duket sikur jane zene ne befasi.Nuk u kishte vajtur ne mendje,as ne imagjinaten me perverse,qe do te vinte nje dite,qe Edi Rama,Kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise,Kryeministri i Shqiperise,deputetet e tij,ministrat e tij,gazetaret dhe analistet e tij me mediat dhe portalet e tyre dhe gjithe fanatiket socialiste, te sulmonin kaq egersisht nje President te Shteteve te BAShkuara te Amerikes.
    Opozita,Partia Demokratike,kryetari i saj ,demokratet dhe gjithe patriotet shqiptare ne pergjithesi,kudo qe jane ,ketu dhe jashte saj,ne Europe,Amerike e mbare boten,te reagojne urgjentisht,sepse,gjithe kete sulm kunder Presidentit amerikan,Edi rama po e ben duke u fshehur pas…Kosoves!!!
    Shqiptare,Edi Rama,po perdor Kosoven per te sulmuar Presidentin amerikan!
    Shqiptare,Edi Rama,po e perdor ne menyren me te poshter,me antishqiptare dhe antikombetare ate!
    Sepse,Edi Rama po genjen,sy per sy.Publikisht.
    Presidenti i zgjedhur,Donald Trump,nuk ka thene kurre,e perserisim KURRE,KURRE,KURRE,ato qe i vene ne goje Rama me zuzaret e tij.
    Donald Trump,perkundrazi,ka kerkuar qe ne Kosove, te nderhyhej me ushtri.Nje opsion qe e kane dashur dhe kerkuar me ngulm atebote gjithe shqiptaret.Sidomos shqiptaret e Kosoves.
    Por,zuzaret shqiptare ne Shqiperi,me RAmen ne krye,nuk duan t’ia dine,dhe kembengulin ne shpifjet e tyre te neveritshme,dhe antikombetare.
    Qellimi eshte i lugubreshem: duan te armiqesojne shqiptaret me SHBA-ne.
    Sepse,kjo eshte e vetmja menyre,qe krimineli shqiptar,Kryeministri i Shqiperise,sociopati Rama,te mund te rrije ne pushtet,apo qofte edhe e mos perfundoje atje,ku eshte edhe makthi me i keq i tij: ne pranga(qe,gjithsesi,nuk do te mund ta shmange dot).
    Duke pare kete situate,Partia Demokratike ne radhe ta pare(e ka detyrim politik),opozita,por edhe gjithe ata politikane,intelektuale,akademike dhe shqiptare te thjeshte te ndershem dhe patriote qe e duan me te vertete Shqiperine, te mbajne qendrim publik dhe te distancohen nga antiamerikanizmi i Edi Rames dhe mbeshtetesve te tij.
    Nuk duhet pritur me!
    Shikoni se cben propaganda ne mediat e qeverise se RAmes.
    Ka shperthyer si nje vullkan i zi nje antiamerikanizem,qe askush nuk e kishte imagjinuar se mund te ndodhte.
    Ne cdo media te Rames,ne cdo gazete,televizion,portal etj, jepen ore e cast lajme plot me shpifje dhe shkruhen shkrime denigruese per Presidentin e SHBA-se.
    Nuk duhet pritur me!
    Nuk duhet pritur,sepse rreziku qe ky antiamerikanizem te arrije nje mase kritike ,te rrezikshme per interesat e vendit dhe mbare kombit, eshte shume i madh.
    Cohuni shqiptare!
    Mos i lini zuzaret te na armiqesojne me aleatin e vetem te vertete,qe shqiptaret kane ne bote!

    1. Eltoni says:

      skypion o mendje e semure o uturak SHQUP-i vetem ne mendjet e semura mendore qendron nje gje e tile rrezimi i qeverise RAMA,trump+partia e tij as nuk e qine fare saliun aq me keq bashen qe ishte prezent ne konventen e HILARY-t me thirrje nga PODESTA se PODESTA e amintoi fushatn e HILARY-t o kufome,ti nese je shqiptare ose nese ndihesh i tille duhet te mendosh aktin qe po mer PD me plera pas duke ndihmar paktin detare me grekun ne ARBITRAZH o kufome,RAMES ti dhe shume te tjere merni brisk dhe vazhdoni me te njome+te thate,Rmen e ka vendosur sovrani dhe pike ,ndrysha na basha qe e beri krybashkiak arben ristani,juve jini portalet+uturkt e xenit+argites boni te fala armines…

      1. shqipe says:

        Skypion!.. Jo,se me foshte gjithnje gjyshja mue: ” O Leme,o,9Me falni), O skypion, o skypion!”,- Eeeeee…- i foshja une / A c’po na ha mun!- Me foshte ajo,gjyshja…

    2. This is a picture says:

      O Skypion po rri urte o bole e vogel se nuk cohet njeri per Lulush qyrravecin. Ahahahahah i paska lind detyra Lulushit te marri qeverine thua ti. Ohohoho na dhive me i mut duke qesh. Po Lulushi eshte kerric ore biles eshte edhe me shume kerric sesa Rama qe eshte kokrra gomarit. Si fillim futini shkelmin Lulushit dhe pastrojeni te gjithe Pd-ne nga ato pederastet e Lulit pastaj mendoni te vini ne pushtet. Trumpi si fillim do qije Edin dhe me pas do i fusi gjysem boleje edhe Lulushit meqe edhe ky eshte zagar i Sorosit. Keshtuqe lind detyra qe ta marresh ti PeDene o Skypion ahahahhahaa

    3. Kujtim says:

      Ne nuk kemi opozit po nje grup BANDITESH me emer opozit. Ky SKOPJANI MUND TA KISH EMRIN SALI…….

    4. Semanjaku says:

      Ik pirdhu bythelepires i shpellarit,,,rreziku me i madhe sote,,,me pare po edhe ne te ardhmen eshte Sali shpellari. Munde te rreshtoje disa here me shume sa ke then ti per Salen po nuk ja vlen se i di gjithe populli. Dhe ky popull, me perjashtim te tipave si ti,,, e do Saliun prapa hekurave te cnderuar dhe te burgosur qe te mos ja shofim me bojen dhe te mos ja degjojme me zerin. Atehere do shpetojme nga ky kolere.

    5. Futja kot says:

      Ti qenke i rrjedhur nga trute. Te ka ngelur ora te krimineli Salush dhe kalamani Lulush qe per fartin tend te keq, megjithe infeksionin qe siç duket e paske te rende, nuk do ta shohin pushtetin per nje kohe te gjate derisa te rritet pak dhe mjekra jote.Do ta kuptosh kete ne Qershor te vitit te ardheshem kur Rama do te marre dhe nje fitore tjeter spektakolare per njerezit normal te ketij vendi dhe jo per shpellaret e viçidolit.

  2. Sa ngjan me stilin e Sales ky kiment i scorpionsit, ose ndonjerit qe i pergatit fjalimet kr ai eshte duke ngren mut!

    1. Kujtim says:

      Ne nuk kemi opozit po nje grup BANDITESH me emer opozit

  3. eri vlore says:

    z.Minxhozi, si gjithmone i kujdeshem, i holle dhe i drejtperdrejt.

  4. eri vlore says:

    z.Minxhozi, si gjithmone i kujdeshem, i holle dhe i drejtperdrejt.

    1. z MinXhozi says:

      Z Minxhozi qau kur fitoi Trumpi. Se ca mutin kishte Z Minxhozi qe qante une se marr vesh. Apo thuaj pelliti Rama nga dhimbja dhe uleriten edhe kerricat si Z Minxhozi

  5. Poradeci says:

    Scorpionsi eshte dora vete sali kerma, sepse vetem ai flete si ky. Ben thirrje per tu ngritur patriotet ( bashibozuket dhe tradhetaret), intelektualet, ( injorantet) vetem harroi kafsha qe te ngrihen dhe te rrokin armet per te permbysur pushtetin “popullor” lere kermen ne vdekjen e tij se bashku me ty dhe hienat we e rrrthojne.

  6. nikin says:

    SKYPION ,eshte patjeter BERISHA ose nje familjar i tij.

  7. Bena says:

    Zoti Minxhozi respekt per shkrimet e tua dhe per ju si analist. Shkrim shume i sakte

  8. Alidemsi vjeter says:

    O Skypi ha mut ha sa here qe te shkruash o familja Berisha.Shkruhemi ne 2017 ………

  9. Alidemsi vjeter says:

    O Skypi ha mut ha sa here qe te shkruash o familja Berisha.Shkruhemi ne 2017 ………Te fala binjakeve siameze te fotos se mesiperme!

  10. artan says:

    Zoti Minxhozi. Je kthyer ne nje analist thjesht oportunist, i pabesueshem. Sic e themi shqip ne shqiptaret: “as ta fut e as ta qit”.

  11. Emigranti SHBA. says:

    O skkopjon hajvani, o mashtruse dhe tradhetare i kombit qe dita dites mbron nje kriminel, qe nga dmet qe u ka sjelle SHqiperise, Kosove, dhe qytetareve e shqiptareve kudo ku jane , ja kalone edhe Enver Hoxhes. Kryeministri Rama, jo vetem qe seshte sevil si bastardi Sali Berisha, pore eshte nje nder kryeministrat qe , pa asnjelloi servilizmi ti thote gjerat troce ndersy, reale ashtu sice jane. Eshte kjo aresyja qe Rama , ka sote mbeshtetjen me te madhe nga nderkombetaret. Nese e kritikoi Donald Trampin, per qendrimin qe mbajti ndaje Kosoves, myslimaneve, apo emigranteve, qendrim ky qe na indijoi edhe ne, emigranteve shqiptao amerikane. Keto deklarata u kritikuan nga shume udheheqes shtetesh, ne tere boten, nga miliona amerikane, kongresmene e senatore, nga familja presidencjaale Bushi, qe sja dhane voten publikishte. vetem e vetem per deklaratat antidemokratike, histerike dhe te demshme. Prandaje ne ka vende per te kritikuar e diskredituar, eshte qendrimi i sali satanait, lulezim bashes dhe disa cakejeve, servilave te pd, qe per muaje te tere sabotuan rreformen ne drejtesi, ligjin e vetingut, hapjen e negocjatave per ti dhene vendit tone statusin e kandidatit. Rama edhe per nje legjislature tjeter, dote jete kryeminister i SHqiperise , sepse e nxori vendin nga gremina ekonomike, nga 0.9, ritja ekonomike, hariti ne 3.2 dhe eshte ne ritje. po ringren shkataerimin e shtetetit qe saliu e beri lesh arapi dhe i dha emer e dinjitet neper bote, prandaje pritet me nderime dhe respekt nga udheheqesit kryesore te botes, diten e flamurit, per te disaten here e pret perseri kancelarja Merkel. Mbase marjes se presidences nga .. Donald Tramp, ai dote jete nje nder udheheqesit kryesore te ballkanit qe dote vizitoi shtepine e bardhe dhe presidentin Tamp, sepse SHqiperia, ishte dhe dote jete mike perjete me SHBA, do apo zdo Trampi, ka nje komisjon te jashtem qe percakton mardhenjet nderkombetare, pjese e te cilit dote jete edhe presidenti Tramp .Jane keto aresyet qe pd, cdo dite e me teper po degradon, po konsumon vehten dhe ne zgjedhjet e arcme parlamentare dote mare goditjen me shkaterimtare, duke dale force e trete apo e katarte.

  12. Ben Dibrani says:

    WOW, antiamerikanet patologjike te PD-skypioniste, na u bene papritmas proamerikane enthusiaste.
    Cfare ka ndodhur?
    Cili eshte ndryshimi?
    Si mundet qe u bene te tille, pikerisht tani qe ne USA erdhi si president nje person i papeprgjegjshem ne rradhe te pareanti-shqiptar dhe krejtesisht i padeshiruar edhe per vete amerikanet (jane shumica popullore mos harroni!)?
    Si mundet qe “patriotet” e PD gezohen njelloj si Sheshel & co per fitoren e Trump? Kane te njejtin interes?
    Si mundet qe PDskypionistat nuk shohin rrezikun e tmerrshem qe sjell ky njeri per NATOn dhe BE, mburoja dhe streha e Shqiptareve?
    A e shohin SHQUPtaret qe jane antihistorike dhe varrmihes te Shqiperise?
    Ne djall vafshi o maskarenj qe nuk i munguat kurre ketij populli dhe jeni rreshtuar historikisht kunder interesit kombetar SHQIPTAR!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *