“Paralajmërimi” i Angela Merkel për Donald Trump

11 Nëntor 2016, 12:14Bota TEMA

Ngadalë të gjithë udhëheqësit  botërore po pajtohen me faktin që do t’u duhet të bashkëpunojmë me Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë në katër vitet e ardhshme dhe kanë nisur ta urojnë atë për zgjedhjen në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Vladimir Putin ishte ndër të parët që e bëri, duke shtuar se shpresonte që me Presidentin e ri dialogu t’i shërbente të dy vendeve. Më pas edhe Francois Hollande dhe Theresa May. Presidenti francez dhe kryeministrja britanike, që gjatë fushatës qortuan retorikën e Trump, u mjaftuan me një urim “të thatë” për fitoren e tij.

Më e kujdesshme u tregua kancelarja gjermane, Angela Merkel. Ajo doli në një konferencë për shtyp ku u duk se kishte përzgjedhur imtësisht fjalët që do të shqiptonte.

“Uroj për fitoren fituesin e zgjedhjeve Presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Donald Trump. Shtetet e Bashkuara janë një demokraci e vjetër dhe e nderuar. Zgjedhjet e këtij viti ishin të veçanta, me përplasje të forta dhe disa deklarata që vështirë se kapërdihen. Edhe unë, si shumë prej jush, ndoqa me ankth rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, nisi deklaratën e saj kancelarja gjermane.

Pas urimit tradicional, Merkel ceku tërthorazi retorikën e përdorur nga kandidati republikan përgjatë fushatës elektorale, sidomos deklaratave të tij rreth emigracionit dhe myslimanëve, raporton TCH.

“Njeriu që amerikanët zgjodhën që të ishte Presidenti i tyre në zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka një ndikim përtej Shteteve të Bashkuara, përfshirë Gjermaninë. Nuk ka vend tjetër jashtë BE-së me lidhje më të forta për ne sesa SHBA. Dy vendet tona janë të lidhura nga vlerat, demokracia, liria, respektimi i ligjit dhe respektimi i njerëzve, pavarësisht origjinës, ngjyrës së lëkurës, fesë, gjinisë, orientimit seksual apo përkatësisë politike”, shton kancelarja gjermane.

E në bazë të kësaj lidhjeje dhe të këtyre vlerave, Merkel la të kuptohet se do të kushtëzohet edhe bashkëpunimi mes dy vendeve.

“Në bazë të këtyre vlerave, shpreh vullnetin për të punuar ngushtë në të ardhmen me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

16 komente në ““Paralajmërimi” i Angela Merkel për Donald Trump”

  1. This is a picture says:

    Dridhu nga frika moj Merkel dridhu se shtet koti eshte Gjermania. Ne kemi shtetin tone qe ja fut edhe Gjermanise edhe Amerikes me ne krye piktorin ose karikaturistin qe karikaturoi nje karikature karakteristike te Trumpit dhe si beri syri terr. Tani do thuash ti moj Merkel qe ka shume mundesi qe Trumpi tja shqyje sumen Edit. Epo tani nuk u be qameti se eshte mesuar piktori ta mbaje ne sume.

    1. Kafshes says:

      C’fare kafshe, si mundet qe te tilla kafshe te rriturr ne oborin e kopshtit zoologjik te lihen te lire. Mendoj qe keta te lidhen sepse perbejne rrezik per njerezine. Va fa nculo ore kerme e lene per hienat.

    2. Kafshes says:

      C’fare kafshe, si mundet qe te tilla kafshe te rriturr ne oborin e kopshtit zoologjik te lihen te lire. Mendoj qe keta te lidhen sepse perbejne rrezik per njerezine. Va fa nculo ore kerme e lene per hienat.

    3. Kafshes says:

      C’fare kafshe, si mundet qe te tilla kafshe te rriturr ne oborin e kopshtit zoologjik te lihen te lire. Mendoj qe keta te lidhen sepse perbejne rrezik per njerezine. Va fa nculo ore kerme e lene per hienat.

      1. Kim Kardashian Jongu says:

        Oj “kafshes” qe te pagun Rama me sufllaqe po ku ka më kerma se ju qe e shisni byçen duke komentu pro Edi Jongut per i sufllaqe

        1. Eltoni says:

          ikore uturak i xenit+gites boni te fala armine..

        2. PO.PO says:

          Nuk te zemerohemi as ty Kim (Ir Sen) , dhe zagareve te sulmit ,sepse
          e kini thjesht nga injoranca , e cila iu mban te lidhur pas zinxhirit !
          Si mund t`i merzitemi nje qeni , se perse leh ?! Ai per te lehur eshte
          bere . Po nuk lehu , cfar ta doje njeriu ?! Lehni , sa te mundeni , se
          iu rritet vlera ,racioni ditor dhe paga nga fqinjet .

    4. katarakti says:

      Sa ndyresi kane ne shpirtin e tyre disa njerez. Shyqyr qe ka dale interneti qe te gjithe askushet te vjellin ne tastiere vrerin, llumin dhe injorancen qe i karakterizon.

  2. "lideri global" says:

    E para , ezhte Merkel kungull gazetar…liderja e kombit me te fuqishem te europes..
    E dyta…e ke pare deklaraten e saje gjate zgjedhjeve?! Eshte e papersonalizuar dhe pa fyerje…
    Evtreta…eshte liderja e nje vendi te madh….Europes…
    Boll u qurroset perpara ” liderit global”…..
    Boll…Rama eshte nje “joke”…..

  3. gago says:

    Merkel shume shpejt nuk do te jete kancelare e Gjermanise, dhe kjo fale predikimit kontrovers te Edi Rames. Nese Rama thote se do ta fitoje filan ndeshje Shqiperia, Shiperia humb direkt. Nese Rama tha se Brexit nuk do fitoje, Brexit fitoi. Rama shkoi tek miku i tij Vucic dhe tha se Trump nuk do zgjidhet president nderkohe qe Merkel do vazhdoje te jete kancelare… Trump u Zgjodh ndersa Merkel do vazhdoje te jete kancelare dhe per shume pak kohe. Rama i gjen te gjitha, mjafton te mendosh te kunderten e asaj qe mendon ai dhe mund te kapesh dhe ndonje lek tek bastet.

  4. laver stroka says:

    Kryeministrin Edi Rama e admiroj per intervisten ne CNN ku shprehu mospajtimin me deklaratat antihumane te Trump! Me keto deklarata Rama deshmoi se eshte bir dhe perfaqesues legjitim i popullit shqiptar, jo vetem me popullsi dominuese myslimane, por edhe me shpirt human pa ndjenja raciste. Kete e ka deshmuar ne tere historine e tij. Mijte e mureve dhe te haleve kane filluar te levrijne me shpresen se u erdhi ora. Ata me origjinen e tyre dhe me moralin e trasheguar mij halesh do te mbeten. Rama dhe kombi shqiptar do te mbeten te pavdekshem pavaresisht ererave, stuhive dhe termeteve qe do te perjetoje bota prej Trump compani. Po keshtu Merkel manifestoi ne konferencen e shtypit karakterin e kombit te vet.

  5. ........ says:

    KTA majmunet e PDse mendojn se esht presidenti amerikes qe zgjedh forcen politike ktu tek ne, nuk e kan mar vesh kta lloj injorantesh se esht vota jon qe mban ED RAMEN ne fuqi dhe do ta mbaj per sa koh po na perfaqson denjesisht flas per ne njerzit , jo per vllezrit e arushes ata esht komandanti pyllit qe i perfaqson , trampi si ta ket kokrren e qefit po si pelqeu kryeministri jon ne as qe na rruhet fare as per trampin ateher dhe as per ameriken , jetojm ne europ kemi lidhje me europen dhe kur te vij nje president tjeter ne amerik qe ta rrespektoj kryeministrin ton ateher dhe ne do vazhdojm miqsin me ta , ne jetojm ose luftojm te jetojm me dinjitet ne trojet tona ku na ka vendosur zoti dhe miqsit me vendet e tjera i bejm ne mbaz te interesave te kombit ton, nuk bejm politik per ti ber qefin te tjereve siç kemi ber deri ne vitin 2013 sa ishte ne fuqi kryetari kafsheve te pyllit me vllezrit e arushes qe e ndiqnin nga pas kryetarin e tyre , e duam kryeministrin ton vetem per dinjitetin qe kerkon ti kthej kti vendi flas per ne qe duam te jetojm me dinjitet kurse lepirsit e bytheve dhe njerzit pa personalitet le te presin ti bien koqet dashit per te ardhur ne pushtet.

  6. We the T.T says:

    Ju ka zon frika tani ee,sepse Mister Trump do e ndaloj ate felliqsiren qe quhet Nato,ska mo free, Nato,Nafta,tpp,do ngrofen ne diell.

  7. Lpl. says:

    Dipllomati dallon nga tjeret nga fjalet qe flet dhe Merkel eshte Gjermane qe eshte lider ne bite per trajtimin e njerezve te vete dhe te huaj dhe ska si te ishte ndryshe ,se per ndryshe edhe Gjermania do idhte si Shqiperia katastrofe .

  8. Sit back and telaks says:

    Popull qe i di punet e botes me mire se shqiptaret nuk ka, vec nji problem kane qe nuk kuptojne asgje nga punet e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje