Pas rekomandimit të KE për negociatat, Rama: Kushtetuesja të çlirojë sa më parë “Vetting”-un

rama arsimKreu i qeverisë shqiptare vetëm dy ditë pas rekomandimit të Komisionit Evropian për Këshillin e Bashkimit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ku është vendosur si kusht ligji i “Vettingut” ka filluar përpjekjet që pezullimi i tij të marrë fund.

Kështu, kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje Gjykatës Kushtetuese që të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetting –un.

“Shqipëria vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim. Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetingun e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij”, shkruan Kryeministri.

Ligjin i Vetting –ut, aktualisht është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese dhe i është drejtuar për mendim Komisionit të Venecias, lidhur me pajtueshmërinë e tij me Kushtetutën dhe Konvetën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Dërgimi në Venecia i ligjit të Vetting-ut erdhi pas padisë së Partisë Demokratike, e cila kërkoi pezullimin e tij, mendim lidhur me kushtetueshmërinë e tij nga Komisioni i Venecias dhe shpalljen si antikushtetues të ligjit, për të cilin opozita thotë se bie ndesh me ndryshimet konsensuale të bëra në ligjin themeltar të shtetit, në 21 Korrik.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Pas rekomandimit të KE për negociatat, Rama: Kushtetuesja të çlirojë sa më parë “Vetting”-un”

  1. Kujtim says:

    Gjukata kushtetuse nuk duhet te behet pale me PD dhe Sali Lul Berisha. Cbllokoeni se do mbeti ne histori si kundershtare si PD ME GRUPIN. LEMERIA

  2. Kujtim says:

    Gjukata kushtetuse nuk duhet te behet pale me PD dhe Sali Lul Berisha. Cbllokoeni se do mbeti ne histori si kundershtare, si PD ME GRUPIN. LEMERIA . Dhe rugeceria

  3. Eltoni says:

    EDI po si do bohet pale me kriminelet kushtetuesja e dedes me vrasesit si berisha me Company,apo lylzimi me RAPORTE MJEKESORE+PROCEDURA duke mbyllur mega dosje me mega skandale si vjedhje-vrasje+tradheti,ndersa llalla stazhinon ne sirtare dosjet e mimes-rulit-pollos-imamit-etj pas duke kujtuar edhe dosjen e gomarit te hasit spiunit+agjentin e UDB-serbe flamur noka…

  4. says:

    S’ do merremi me vetting-un pa dalë Greqia nga zona euro

  5. Psikokracia says:

    Mos u genjeni. Politika shqiptare eshte nje kuceder me tre koka: ps, pd, lsi
    jane bashke por bejne sikur jane vec sepse e dine qe amerikoni osht i pabese dhe nuk i mban premtimet

  6. Psikokracia says:

    Mos u genjeni. Politika shqiptare eshte nje kuceder me tre koka: ps, pd, lsi
    jane bashke por bejne sikur jane vec sepse e dine qe amerikoni osht i pabese dhe nuk i mban premtimet…

  7. Psikokracia says:

    Mos u genjeni. Politika shqiptare eshte nje kuceder me tre koka: ps, pd, lsi
    jane bashke por bejne sikur jane vec sepse e dine qe amerikoni osht i pabese dhe nuk i mban premtimet…

  8. Psikokracia says:

    Mos u genjeni. Politika shqiptare eshte nje kuceder me tre koka: ps, pd, lsi
    jane bashke por bejne sikur jane vec sepse e dine qe amerikoni osht i pabese dhe nuk i mban premtimet…
    …… postoje censura komuniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *