Përmbytjet/FA, ndërtim urash e rrugësh në Vlorë, Tiranë e Peshkopi, ndërhyrje në Shkodër, Lezhë dhe Krujë

11 Nëntor 2016, 11:00Sociale TEMA

Reshjet e dendura që kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit gjatë këtyre ditëve, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, duke sjellë angazhimin e fortë të FA në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Nisur nga situata sinoptike në përmirësim në të gjithë territorin e vendit, pavarësisht luhatjeve të motit në orë të ndryshme të ditës, si dhe ndjekja hap pas hapi nga ana e FA-së të angazhimit të kapaciteteve operacionale të njësive dhe reparteve të FA-së në zonat e rrezikuara, por dhe duke mbajtur kontakt të vazhdueshëm me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile, në operacion janë aktivizuar rreth 210 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe të ndërhyrjes së menjëhershme.

Në qarkun Shkodër u angazhuan dhe janë në gatishmëri 37 forca, mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Janë evakuuar 13 banorë në fshatin Obot, Shkodër. Mjetet dhe forcat pasi përfunduan detyrën u kthyen në repartin nr. 1010 pa probleme, ndërsa forca të tjera, mjete transporti dhe gomone vazhdojnë të jenë të dislokuara në Rep. Usht. Nr 1010 në pritje të angazhimit të mundshëm në operacione.

Në qarkun e Lezhës, FA-të kanë ndërhyrë që në orët e para të mëngjesit me 93 trupa ushtarake, motogjeneratorë të fuqishëm, motopompë, fadroma, ekskavator, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe mbi 700 thasë me rërë.

Në Prefekturën Lezhë është punuar për largimin e ujit me motor-pompë tek Ambulanca e qytetit, te ish-pularia dhe tek Drejtoria e Shërbimit Pyjor, (rreth 1300 metër kub ujë). Gjithashtu është hedhur nga fadroma të xhenios dhe efektivat e FA rreth 35 metër kub granil, të cilit ju bë dhe nivelimi nga këto forca.

Forcat e mjetet e FT-së, janë angazhuar por dhe qëndrojnë në gatishmëri për një angazhim të mundshëm në operacione e tjera të Emergjencës Civile. Forcat vijojnë të qëndrojnë në vijimësi pa shkëputje dhe në qytetin e Lezhës, duke qëndruar në gatishmëri.

Në qarkun e Vlorës dhe në qarkun e Fierit janë të angazhuara 17 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë, motobarka dhe motorpompa.

Forcat dhe mjetet qëndrojnë në gatishmëri në batalionin e Këmbësorisë Poshjë, Berat, në pritje për të ndërhyrë  në rast nevoje.

Në qarkun e Tiranës, në zonën e Babrusë vijojnë të jenë angazhuara 10 trupa, mjete dhe motorbarka shpëtimi.

Tek Pallati me Shigjeta, një zonë e cënueshme nga përmbytjet, janë të angazhuara 10 forca, motopompa dhe mjete të tjera shpëtimi. Ndërsa në afërsi të “City Park” janë të angazhuara 10 forca dhe mjete zjarrfikëse. Gjithashtu janë të angazhuara forca dhe mjete në afërsi të Arkivës së Sigurimeve Shoqërore në Lundër.

Por në qarkun Tiranë, Zall herr (Kallmet) janë të angazhuar forca dhe qëndrojnë në gatishmëri të lartë për të ndërhyrë në çdo moment.

Në zonën e Fushë-Krujës janë në gatishmëri 30 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë si dhe motobarka shpëtimi.

Në qarkun e Durrësit, Bashkia Krujë operacionet janë në vijim dhe janë të angazhuar forca, mjete të kalueshmërisë së lartë dhe motopompa e motobarka që qëndrojnë në gatishmëri.

Nga batalioni i Xhenios kanë shkuar në qytetin e Krujës (lagjia Mezine) për vlerësimin e situatës dhe hartimin e planit të ndërhyrjes për masivin shkëmbor rreth 900 m3 i cili ka lëvizur  nga vendi 1.5 ml dhe rrezikon shembjen dhe dëmtimin e banorëve/ banesave poshtë tij.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është bërë evakuimi i 6 familjeve që banojnë poshtë këtij masivi, ndërkohë që është punuar gjatë gjithë natës për mbatjen e situatës nën kontroll.

Ekipi është aktualisht në terren nga raportimet e deritanishme rezulton se po koordinohet me komunitetin dhe pushtetin vendor, ku janë siguruar kavot e gjata për fiksimin dhe sigurimin e masivit shkëmbor, sigurimin e zonës përreth dhe po fillon operacioni për “shkërmoqjen e tij”. Ky operacion parashikohet të zgjasë 4-5 ditë.

Në Bashkinë Burrel janë në gatishmëri 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Në Bashkinë Laç janë të angazhura 10 forca dhe mjete të kalueshmërisë së lartë.

Krahas angazhimit për EC Komanda Mbështetëse, do të angazhohen për ndërtimin e një ure “Bejly” 21 ml, në Brataj (lugina e lumit të Vlorës), riparim ure dhe zgjatjen  e saj 9 metra linear në Petrelë Tiranë, riparim rruge në Zallbastar, si dhe rikonicion në zonën e Gjuricës dhe Llixhave, Peshkopi.

Efektivë të Forcave të Armatosura janë të pranishëm dhe të gatshëm për të ndërhyrë në të gjithë territorin e vendit, ku lind nevoja për operacione kërkim-shpëtimi në këtë situatë përmbytjeje nga shirat e shumta.

Ndërkohë, janë vendosur në gatishmëri shkolla e Bunavisë, Batalioni i Tretë i Këmbësorisë në Poshnje si dhe Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale në Gjirokastër.

Gjatë këtyre ditëve situata e reshjeve po shkon drejt normalizimit. Rreziku i përmbytjeve është akoma prezent sidomos nga çarja e digave dhe dalja e lumenjve nga shtrati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje